“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Skandalozi Sokol Balla kërkon RTSH-në.
Mandati 6-vjeçar i drejtorit në detyrë Thoma Gëllçit përfundoi dy javë më parë.
Gëllçi u largua nga zyrat dy ditë e shkuara pasi drejtoi gjashtë vjet këtë institucion, televizionin më të madh publik në vend, ku solli jo pak reforma, kryesisht në transemtimin dixhital, një reformim më shumë të imazhit dhe të infrastrukturës së televizionit sesa një reformë të vërtetë strukturore dhe thelbësore për këtë televizion. Gjithsesi mandati i Gëllçit mbaroi. Tashmë është koha për të gjetur rivalin e tij.
Mesa duket mazhoranca socialiste edhe pse i ka shtrirë dorën opozitës nga njëra anë nga ana tjetër po nxiton të kapë çdo vend në institucione publike, i cili shpesh herë është diskutuar edhe me të. Nga njëra anë bëhet sikur opozitës po i ofrohet një konsensus dhe një tryezë diskutimesh për ndarje pushteti nga ana tjetër socialistët nxitojnë të kapin institucionet publike.
Në këtë rast mund të themi se skema pritet të funksionojë ndryshe. Pas shkarkimit të Thoma Gëllçit, pritet që Këshilli drejtues i Radio Televizionit Shqiptar të vendosë për hapjen e garës për drejtor të RTSH-së, ku një nga emrat kryesorë të përfolur që qarkullon në media është skandalozi Sokol Balla.
Sokol Balla është një emër jo i panjohur për publikun, ish drejtori i Top Channel, drejtues në media të tjera, në Vizion Plus, aktualisht me emisionin e tij në News 24. Pasi ka dështuar të gjejë një projekt të ri, pra largimin nga Irfan Hysenbelliun dhe kalimin në një projekt të ri, Sokol Balla po tenton të kapë RTSH-në.
Ndoshta Thoma Gëllçi nuk ishte më i miri për drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar, por koha tregoi se nuk ishte dhe më i keqi.
Ka dhe më keq se Thoma Gëllçi, mund të jetë Sokol Balla. Njeriu i përfshirë pak vite më parë në një skandal publik, të cilin e justifikoi me faktin e një ?tradhtie?, duke i grabitur të dhënat personale, kërkon të marrë RTSH-në.
Por nuk është ky problemi i tij. Problemi është se ai është një njeri politik, është një militant i Edi Ramës, është një njeri që është përplasur ashpër me personalitete të shumta politike. Pra nuk mund të marë drejtimin e RTSH-së, një konfliktual dhe abuziv, që mund t?i shkaktojë skandale këtij institucioni sado dëshirë të madhe të ketë Edi Rama për t?i dhënë një kockë Ballës së tij të dytë. Kjo ngelet për tu parë pasi shpesh herë kur del emri në fillim digjesh por ndodh edhe e kundërta ku ka zë nuk është pa gjë.
Tashmë gara është në dorën e bordit drejtues por kuptohet që ai pritet të marrë komandën politike.
Pasi të hapet gara do të jenë emrat që do të aplikojnë dhe do të jetë ky bord që do të vendosë, por anëtarët e tij janë të gjithë përfaqësues të PS, disa emra gjoja formalisht janë përfaqësues të opozitës por në fakt dhe ata janë asgjë më shumë e asgjë më pak se marioneta dhe leva të Edi Ramës, Endri Fugës apo Taulant Ballës.
Ajo që pritet të ndodhë me RTSH-në është fakti se institucioni nuk mund të rrijë pa drejtues, nuk mund të rrijë pa drejtor. Atë për pak kohë pritet ta menaxhojë Martin Leka në postin e nëndrejtorit, i cili është ndoshta nëndrejtori më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë.
Por kjo ka pak rëndësi, ajo që është thelbësore është fakti se a do të mundet skandalozi Sokol Balla, konfliktuali Sokol Balla, dhe gazetari i mirë i politikës Sokol Balla, të marrë drejtimin e RTSH-së?
Kjo është një pyetje që ngelet pa përgjigje pasi, ai që i jep po-në se jo-në quhet Edi Rama nëpërmjet veglave dhe instrumentave të tij politik që lëvizin në institucione dhe strukturat që zgjedhin ato.
Tani ka dhe vetëm pak kohë për të parë proceduart që do të ndiqen dhe emrat që do të garojnë, por i pari që ka shfaqur preferencën dhe që në komunikimet e ngushta quhen të mbyllur zgjedhjen e tij si drejtor i RTSH-së është Sokol Balla./CNA.al
Ka nisur në Komisionin e Ankesave dhe Saksioneve shqyrtimi i...
Komisioni i Ankesave dhe Saksioneve do të mblidhet sot për t...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur në rrjete sociale, disa o...
Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e bërë mbrëmjen ...
Kryesia e PD-së ka zhvilluar pasditen e sotme mbledhje ku ja...
Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës, Ibsen Elezi, është sku...
Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës, Ibsen Elezi, ka reagua...
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Ka përfunduar pas më shumë se 3 orësh mbledhja e kryesisë së...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Pas ngjarjeve intensive të politikës dhe nisjes së procesit ...
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike janë miratuar...
Ditën e sotme në orën 18:00 në selinë e Partisë Demokratike ...
Kryesia e Partisë Demokratike nga 9 emra në listën e garës p...
Pasditen e kësaj të diele është mbledhur Kryesia e Partisë D...
Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur këtë të diel pë...
Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme në një takim ...
Partia Demokratike do të hyjë në garë të brendshme në 13 qer...
Rruga e vetme për tu ringritur dhe fituar PD është të jetë d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...