Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Grupimi për PD-në, i ka drejtuar një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryesisë së kësaj force politike, ku ndër të tjera kërkohet të ndryshohet data për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e partisë.
Grupimi për PD-në, e cilëson të nxituar vendimin për të shkuar në zgjedhje në 13 qershor, ndërsa shton se kjo është edhe në kundërshtim me statusin e partisë.
?Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.?.-thuhet në deklaratë.
Gjithashtu Grupimi për PD i bën thirrje Kryesisë por edhe kreut të PD, Lulzim Basha, të respektojnë statusin dhe të garantojnë një garë të ndershme, gjë e cila i shërben demokracisë.
?Gjykojmë se mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhje dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë.?-thuhet më tej në deklaratë.
Deklarata e plotë:
Kërkesë
Drejtuar:
Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë;
Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ne, pjesëtarët e grupit ?Për PD?, në Partinë Demokratike, në vijim të Deklaratës sonë dt. 17 maj 2021, mbetetmi të bindur dhe ripohojmë se: ?Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.?.
Për këtë arsye gjykojmë se është në dobi të Partisë Demokratike të mirëkuptohet dhe të trajtohet me përgjegjësinë e duhur politike dhe institucionale kërkesa jonë, e cila është:
Shtyrja e datës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, caktuar për në datën 13 qershor 2021.
Mbetemi të bindur dhe gjykojmë me përgjegjësi se caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike. Një vendim i tillë paragjykon, ende pa filluar gara zgjedhore, rezultatin e saj! Aq më tepër dhe sidomos sepse një afrim i tillë i datës, duke ju shmangur datës 22 korrik 2021, të parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë si data më e afërt për zhvillimin e zgjedhjeve, nuk bazohet në asnjë përcaktim statutor dhe/ose nevojë të qenësishme, të kushtëzuar nga gjendja dhe zhvillimet politike.
Përkundrazi, gjykojmë se mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhje dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë.
Ne, pjesëtarët e grupit ?Për PD?, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, paraqesim këtë Kërkesë, të bindur dhe të përgjegjshëm se mundësimi dhe zhvillimi i një gare zgjedhore të ndershme dhe të besueshme për kryetarin e Partisë Demokratike i shërben, në rradhë të parë dhe sidomos, vetë Partisë, antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe Shqipërisë dhe kombit tonë.
Duke mbetur në pritje të përgjigjes, shprehim edhe një herë gjithë përkushtimin tonë për të marrë pjesë me përgjegjësi në reformimin e thellë dhe të domosdoshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për t?a ribërë atë mbartësen e shpresës së humbur të shqiptarëve, si në vitin 1990, shprehësen politike dhe institucionale të vlerave më të mira që dallojnë një parti të qendrës së djathtë, si dhe vlerave të popullit dhe kombit shqiptar!/ CNA.al
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas dënimit me ...
A decision of the Secretary of State, Antony Blinken, publis...
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Republikës, Sali Beris...
KAS ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për rivotim në qarkun e Vlo...
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha dje ka marr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se sot në orë...
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar në rrjetet sociale ...
Mbledhja e sotme e KAS, ku po diskutohet në lidhje me preten...
Pas vendimit të publikuar një ditë më parë nga Sekretari Ame...
Ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Be...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Adriatik Llalla është mbrojtur, sot në Gjykatën e Posaçme An...
Gjykata Kushtetuese ka dalë sot me një deklaratë për mediat,...
Sot, pritet të jepet vendimi për ish-Prokurorin e Përgjithsh...
Pas shpalljes së ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Paralamentin Elisa Sp...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, së bashku me ambasadoren ...
A do të hetojë prokuroria urdhrat e ministres Balluku dhe at...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, ka pranuar ank...
Sot në Kuvend është diskutuar për projektligjin për sektorin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...