Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, liderit historik të Partisë Demokratike, së bashku me familjarët e tij, i është ndaluar hyrja në SHBA.
Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nga Sekretari Amerikan i Shtetit, dhe më pas vendimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të DASH.
Lajmi në fjalë tronditi opinionin publik shqiptar dhe pati shumë reagime për çështjen në fjalë.
Por, kush janë 11 faktet që dënuan Sali Berishën
Së pari është ngjarja e Gërdecit, dhe aleanca me Fatmir Mediun. Në 15 mars 2008 ndodhi një shpërthim në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, qindra të tjerë u plagosën dhe nuk pati drejtësi.
Në atë kohë ministër i Mbrojtjes ishte Fatmir Mediu, aleat i Sali Berishës. Fatmir Mediu, dha dorëheqjen nga posti i tij, por nuk mbajti asnjë përgjegjësi tjetër për ngjarjen.
Më tej, ishte artikulli i gazetës së New York Times?, që shkaktoi debate të ashpra politike në parlamentin e shqiptar, publikuar më 27 mars të vitit 2008, të cilin kryeministri Sali Berisha e quajti ?letër higjienike?.
Dhe më tej, katër vite më vonë, në vitin 2012, Gjykata e Tiranës mbylli procesin duke liruar nga akuzat e vrasjes tre të akuzuarit kryesorë si dhe duke dhënë dënime më të lehta nga c?kishte kërkuar prokuroria për të gjithë 28 të pandehurit e kësaj çështjeje.
Së dyti, është aleanca me Ilir Metën, për bllokun e të cilit u përgjak Bulevardi në Tiranë.
Kujtojmë këtu protestat e 21 janarit 2011, pas një video të publikuar në emsionin investigativ ?Fiks Fare? në Top Channel, kur presidenti i sotëm në detyrë, Ilir Meta, në atë kohë aleat i Sali Berishës, u kap me bllok në dorë, duke folur për 7%. Gjatë kësaj protesta katër persona u vranë në Bulevard, dhe sërish nuk pati drejtësi.
Për më tepër, çështja në gjykatë ndaj Ilir Metës u mbyll me procedurë.
Së treti vimë tek viti 2013 dhe përplasjet e forta të Sali Berishës me ambasadorin e SHBA-ve në atë kohë, Aleksandër Arvizu, Aleksandër Arvizu, për shkak të shkarkimit të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho.
Kujtojmë këtu se në atë kohë, ambasadori Aleksandër Arvizu ishte shprehur se shkarkimi i anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, me votat e PD-së, së bashku me ato të ish-deputetëve socialistë Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Xhovalin Kadeli, e ka futur Shqipërinë në një përplasje të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryediplomati amerikan më pas takua me kryeministrin e kohës, Sali Berisha, një takim për të cilin nuk u dha asnjë detaj.
Së katërti vimë tek viti 2017, çadra dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Në shkurt 2017 Lulzim Basha futi demokratët në çadër, i gënjeu dhe i mbajti zvarrë për rreth tre muaj, për të shkuar më pas në një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama në 17 maj 2017, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike, por PD-së i shkaktuan një katastrofë elektorale.
Së pesti vimë tek zgjedhjet e 2017-ës brenda PD-së. Një proces zgjedhor farsë, me lojën ngriva-shkriva dhe sërish Berisha e mbrojti Lulin.
Së gjashti vimë të vendimi i shkurtit 2019, kur PD dogji mandatet, braktisi institucionet. Një vendim ky radikal, i dënuar nga ndërkombëtarët. E ndërsa të gjithë drejtonin gishtin nga Lulzim Basha, ky i fundit ekspozonte Sali Berishën, duke thënë se ?Nuk më lë Saliu?.
Së shtati shkojmë tek protestat e 2019-ës, të cilat në jo pak raste u shoqëruan edhe me akte dhune. Kujtojmë këtu zjarrin përpara Godinës së Kryeministrisë, apo dhunën tek Parlamenti.
Sërish këto ngjarje të dënuara fort nga ndërkombëtarët dhe sërish ai që ekspozohej para tyre, ishte Sali Berisha, edhe pse ishin vendime të marra nga Lulzim Basha.
Shkojmë më tej tek zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Opozita nuk hyri në zgjedhje, edhe pse ndërkombëtarët ishin shprehur qartë se zgjedhjet do të bëheshin qoftë edhe me një parti dhe se opozita duhet të respektojë dempokracinë.
Një tjetër rast ky ku në sy të ndërkombëtarëve ?fajtori ishte Sali Berisha?, edhe pse sërish ishte një vendim i Lulzim Bashës, i cili me paaftësinë e tij epike ekspozonte Berishën.
Së nënti vimë tek zgjedhjet e 25 prillit 2021, për të cilat Lulzim Basha po thotë se u vodhën, se u bë masakra elektorale e të tjera justifikime, pasi nuk pranon humbjen, sepse do të duhet të lërë karrigen e kryetarit të PD-së dhe ka vendosur që të qëndrojë në detyrë.
Edhe në këtë rast, në përballje me ndërkombëtarët, të cilët e kishin të qartë qëndrimin e tyre. Pra, njohjen e zgjedhjeve dhe hyrjen në parlament, Lulzim Basha ka theksuar se e pengon Sali Berisha.
Së dhjeti, një tjetër çështje mjaft e rëndësishmë që ekspozoi Sali Berishën para ndërkombëtarëve është ajo e vaksinave.
Në mes të pandemisë, Berisha artikuloi disa qëndrime kundër vaksinave, duke hedhur dyshime për datën e skadencës dhe duke bërë thirrje kundër vaksinimit.
Por, pika e 11-të dhe më e rëndësishmja, e cila e nxori ekspozuar para SHBA, është një dhe vetëm një, paaftësia epike dhe shitja nga Lulzim Basha./ CNA.al
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Adriatik Llalla është mbrojtur, sot në Gjykatën e Posaçme An...
Gjykata Kushtetuese ka dalë sot me një deklaratë për mediat,...
Sot, pritet të jepet vendimi për ish-Prokurorin e Përgjithsh...
Pas shpalljes së ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Paralamentin Elisa Sp...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, së bashku me ambasadoren ...
A do të hetojë prokuroria urdhrat e ministres Balluku dhe at...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, ka pranuar ank...
Sot në Kuvend është diskutuar për projektligjin për sektorin...
Një vendim i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken i publiku...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar në ...
KAS është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar ankimimet ...
Seanca plenare e Kuvendit, ka nisur me një kërkesë të pazako...
Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha, ka komentuar mbi vendimin...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për ndalimin e hyrjes në...
Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar vendimin e Departamenti...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KAS, Marash Logu, ka reaguar...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Dje, Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet Sekretarit A...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...