web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjaftisti që kërkon të vijë në krye të PD/ Loja e Bashës me postin e kryetarit

16 Maj 2021, 09:44, Politikë CNA

Partia Demokratike, humbi në zgjedhjet e 25 Prillit dhe kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha nuk mbajti përgjegjësi, por, po bën veprime nga më të ndryshmet për të justifikuar humbjen dhe mbajtur karrigen e kryetarit.

Këto rrethana, pra qëndrimi dhe për katër vite në Opozitë, ka ngjalluar reagime tek mbarë demokratët, pavarësisht se nga brenda PD, përpiqen të mbahen të fshehura reagime të tilla, duke e ngushtuar kritikën në një grup të vogël, që në fakt, po merr përmasa të mëdha dite pas dite.

Këtë e tregoi edhe fakti, që Basha nxitoi të thërriste kryesinë edhe Këshillin Kombëtar, pas disa ditësh që kritikët kanë filluar daljet e tyre publike.

Ndërkohë nga ana tjetër kemi edhe një kandidat të vetëshpallur për kryetar të PD-së.

Ai është anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pas rezultateve në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD ka arritur të marrë vetëm 59 mandate.

Kadilli të vetmin sukses në karrierën e tij politike, si drejtues i PD e ka me ardhjen e Lulzim Bashës, ka qenë mbështetës i tij në garën  e vjedhur të 2013, më pas Basha duke e parë paaftësinë epike nuk e kandidoi për deputet as në 2017 dhe as në 2021, dhe për të ngelur në lojë me një kockë politike, Kadilli vetëshpallet kandidat.

NGA VJEN DHE KU SHKON

Deri tek vetëshpallja si kandidat, s?ka asgjë jashtë normales. Por, çështja është se PD rrezikon të zhytet thellë e më thellë në humbje, ndërsa i del para Kadilli si kandidat për kryetar.

I vetëshpalluri si kandidat për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli është katapultuar nga ?MJAFT?-i, nga OJQ e famshme e Erion Veliajt në PD që në vitin 2004.

Kadilli është zgjedhur deputet në vitin 2009-2013 dhe më pas është përfshirë sërish në politikë nga Lulzim Basha duke u bërë sekretar i Burimeve Njerëzore.

Ky emërim e bëri të ishte edhe mbështetës i flaktë e Bashës.

Por, nga 2004, kur është përfshirë në PD dhe është bërë këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deri më sot, pra për 17 vite, Kadilli nuk është lakuar për ndonjë meritë të madhe në këtë forcë politike.

Sot, Kadilli-?Mjaftisti?, që dje ishte mbështetës i Bashës, dhe përfshihej në konflikte e akuza, flet për parime dhe vizion të ri.

Kujtojmë se si në vitin 2018, Fatbardh Kadilli u shfaq në rrugë duke u përplasur fizikisht me një qytetar.

Kadilli hidhej në rrugë, duke përdorur shqelmat dhe grushtet ndaj një të moshuari.

Tashmë Kadilli, ushtari kryesor i Bashës që e mbështeti, pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017, ku u përfol për pazare që do të kandidonte si deputet në vitin 2021 del dhe flet për vizion dhe parime.

Sot, duket se Basha e ka nxjerrë vetë në garë, për të mos pasur në fakt, fare garë.

Pra, e gjithë skema me vetshpalljen si kandidat duket një farsë, për të mos u prekur karrigia e Bashës në krye të PD.

Kadilli dhe Basha kanë një të përbashkët nuk marrin dot as votat e grave të tyre, por Basha ka mbështetje ish kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa Kadillin, vetëm po ta mbështesë Erion Veliaj, në këmbim të qëndrimit të Bashës në krye të PD.

Pasi kjo skemë iu duhet dhe iu shkon për shtat socialistëve, për të zgjatur jetën e tyre në pushtet.

Askush më shumë se Basha nuk ua garanton socialistëve qëndrimin në pushtet.

Ndaj e gjithë ky trumbetim me Kadillin duket të jetë një lojë politike, për të mbajtur në fuqi pazarin e Bashës me socialistët.

Pazar të cilin demokratët nuk e harrojnë lehtë, pasi PD i doli nga duart jo vetëm pushteti qendror, që nuk diskutohet, por dhe ai vendor, në vitin 2019.

Ndaj, Kadilli, dyshohet se  është thjesht një manekin politik i përdorur nga Veliaj dhe Basha për një shërbim të fundit.

Kadilli, duke kandiduar mund të kapë edhe kryesinë ose të ngelet në lojë.

Po s?kapi asnjërën ndoshta e ndihmon ?lali? Eri apo kunati i Lulit për ndonjë sukses të mëtejshëm ekonomiko- financiar si shpërblim për shërbimin politik

AKUZAT NDAJ KADILLIT NGA ISH-ANËTARI I KRYESISË SË PD

Maliqi le të hapur bashkëpunimin me Topallin dhe Murrizin/ Nuk përjashton as PS: Kurrë mos thuaj kurrëPrejardhjen e Kadillit nga  ?Mjaft?-i, e ka shenjëstruar edhe Lefter Maliqi, ish-pjesë e PD-së, përgjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.  Në atë kohë, Lefter Maliqi, anëtar i Kryesisë së PD, Berat, ka akuzuar të deleguarin e Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli, se është mik i Erjon Veliajt dhe se ka braktisur organizimin e fushatës elektorale për Bashkinë e Beratit.

Maliqi deklaronte se me një të deleguar të tillë, PD e ka të sigurtë humbjen në Berat.

?Ky i mjaftit, mik i Erion Veliajt, ka shkuar dhe ka gënjyer kryetarin Basha bashkë me një tufë eunukësh, duke i thënë se Lefter Maliqi s?fiton në Berat. Sot, në një takim të tensionuar që pata më tha tekstualisht: askush nuk fiton dot në Berat as ti, as kandidati aktual z. Kasem Mahmutaj?, shprehet Maliqi.

Lefter Maliqi më tej është shprehur se me pesimistë të tillë si Kadilli kanë degraduar PD.

?Të nderuar miq, fytyra të kalbura, të pashpresë dhe pesimist si ajo e zotit Kadilli janë ato që e çuan dhe po e mbajnë PD në opozitë. Turp të kesh z. Kadlili! Mos rri kafeneve në Tiranë, por zbrit në bazë! Mos u kthe më në Tiranë dhe lufto për çdo votë! Ne jemi optimist dhe më të fortë se kurrë! Përpara!?, deklaronte Maliqi në vitin 2015./CNA.al





Lajmet e fundit nga