"Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet"/ Valë shkatërrimi në Lindjen e Afërt
Për shkak të shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt, ja...
Komandantët ushtarakë të Izraelit kanë hartuar një plan beteje për një inkursion në Gazë dhe pritet ta paraqesin atë më vonë gjatë ditës së enjte. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (FMI)-së.
Gjatë një konference për shtyp për median lokale zëdhënësi i FMI-së Hidai Zilberman tha se ekzistojnë mundësitë për një inkursion tokësor.
FMI-ja ka dislokuar brigadat e këmbësorisë në kufirin me Gazën, së bashku me tanke dhe mjete ushtarake.
Vendimi për një pushtim të Rripit të Gazës, i cili kontrollohet nga grupi islamik i Hamasit, varet nga qeveria izraelite. Nëse jepet drita jeshile, kjo do të shënonte inkursionin e parë në këtë territor që nga viti 2014.
Të mërkurën në mbrëmje ushtria izraelite dhe luftëtarët palestinezë të Hamasit vazhduan shkëmbimet e raketave. Nga ana tjetër autoritetet izraelite njoftuan rreth një vale të re trazirash që përfshinë qytetet izraelite të cilat çuan në arrestimin e 400 personave. Të enjten militantët e Hamasit nisën një seri sulmesh me raketa ndaj Izraelit pas vrasjes në Gazë gjatë një sulmi ajror izraelit të një komandanti të lartë të grupit palestinez, Bassem Issa.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit deri të enjten herët në mëngjes numri i të vdekurve në Gazë nga sulmet me raketa arriti në 83 persona mes tyre 17 fëmijë. Organizatat bamirëse lokale thonë se disa prej të vdekurve në Gazë u shkaktuan nga raketat e Hamasit që nuk arritën të godasin objektivat izraelitë. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të enjten se 487 persona janë plagosur.
Autoritet izaraelite njoftuan se shtatë izraelitë janë vrarë, mes tyre një djalë gjashtë vjeçar.
OKB-ja ka paralajmëruar se konflikti, i cili nisi në mes të muajit prill me përplasjet në rrugët e Jeruzalemit, një qytet që si izraelitët ashtu edhe palestinezët e konsiderojnë si kryeqytetin e tyre, rrezikon “të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë, që do të përfshinte të gjitha kapacitetet ushtarake të palëve?.
Autoritetet izraelite kanë vendosur trupa shtesë policie në qytetet izraelite me popullsi të përzierë arabo-hebraike pas dy netë përleshjesh në qytetet e Haifa-s, Acre-s, Ramle-s dhe Lod-t, ku u dogjën tre sinagoga. Televizionet izraele transmetuan pamje të drejtpërdrejta në mbrëmje të një turme hebrejsh tek rrihnin në një zone afër Tel Avivit drejtuesin e një automjeti me origjinë arabe. Presidenti izraelit Reuven Rivlin u bëri thirrje izraelitëve që të ndalnin atë që e quajti marrëzi.
Nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së Joe Biden, disa udhëheqës të huaj po vazhdojnë përpjekjet për të bindur palët për të ulur tensionet. Të mërkurën në mbrëmje Presidenti Biden zhvilloi një bisedë me udhëheqësin izraelit Binyamin Netanyahu. Ai tha se Izraeli “kishte të drejtë të mbrohej”, por shtoi se “prishmëritë dhe shpresa e tij janë që kjo situatë të marrë fund sa më parë”./VOA
Për shkak të shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt, ja...
Shkencëtarët po zhvillojnë një sistem paralajmërimi të hersh...
Nga Thomas L.FriedmanLe të shohim:çfarë ndodh kur TikTok nde...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom ...
Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri...
Izraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit ...
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar alarm në Europë....
Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian të parë n...
Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit midis militantëve palestine...
Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus u konfirm...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë presidentit...
Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër korona...
Deri më 5 maj, 249 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 ...
Të martën në Senat nisi një betejë mbi zgjedhjet në Shtetet ...
Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Amb...
Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër ...
Aktualisht, janë më të paktë amerikanët që hezitojnë imunizo...
Izraeli dhe militantët palestinezë në Gaza shkëmbyen zjarr, ...
Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraeli...
Duke komentuar për sulmin e hakerëve ndaj tubacionit më të m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...