Izraeli dhe Hamasi/ Frikë për luftë të shkallës së plotë
Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit midis militantëve palestine...
Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një ndjenjë zhgënjimi të thellë lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së.
Raporti identifikon si faktorë kryesorë për këtë zhgënjim mungesën e hapave vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit të Këshillit Evropian të marsit 2020 për të hapur negociatat e pranimit; ritmin e ngadaltë në Serbi dhe Mal të Zi për të ecur në rrugën e BE-së, pasigurinë në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë e të tjera.
Zhgënjimin e ka ushqyer më tej perceptimi se BE-ja i shpërndau me vonesë vaksinat për COVID-19, sipas raportit, i cili është një letër e datës 5 maj që zyrtarët e BE-së u kanë dërguar 27 ministrive të jashtme të vendeve anëtare.
Në raport thuhet se në Ballkanin Perëndimor ekziston perceptimi i përhapur se perspektivat e anëtarësimit po errësohen dhe aspiratat evropiane po humbasin në labirintin e ndërlikuar të kushteve dhe procedurave, që e mbajnë Ballkanin Perëndimor të kyçur në fatin e tij prej Sizifi.
Pavarësisht nga perceptimi negativ mbizotërues, opinioni publik në të gjithë rajonin, është ende kryesisht në favor të anëtarësimit edhe pse në shkallë të ndryshme, thuhet në raport.
Në mungesë të një procesi të perceptuar të integrimit në BE, i cili do të siguronte hapësirë më të gjerë për bashkëjetesën e një shumice identitetesh kombëtare, thuhet në raport, retorikat dhe politikat përjashtuese nacionaliste po rifitojnë terren.
Sfida kryesore, thotë raporti, qëndron në aftësinë e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur standardet dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi, dhe në efektivitetin dhe vendosmërinë e BE-së për të mbështetur reformat e nevojshme.
Kur BE-ja nuk është e pranishme në mënyrë aktive dhe të dukshme në rajon, thotë raporti, udhëheqësit e atjeshëm kthehen tek dikush tjetër dhe u lihet hapësirë politike aktorëve me interesa të ndryshme dhe shpesh konkurruese me ato të BE-së.
Sipas raportit, rritja e qëndrueshmërisë së rajonit është me rëndësi thelbësore për forcimin e autonomisë strategjike të BE-së dhe aftësisë së saj për të projektuar stabilitet në zonat përrreth, veçanërisht në kushtet e sfidave të reja globale të sigurisë, kërcënimeve hibride, përfshirë fushatat e dezinformimit dhe sulmeve kibernetike.
Pandemia e COVID-19s ka shërbyer si një përshpejtues i prirjeve dhe sfidave gjeopolitike, duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një partneriteti të ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, thuhet në raport.
Paralelisht me nxitjen e angazhimit të NATO-s, politika e jashtme e SHBA në rajon bazohet në premisën që BE-ja do të konsolidojë unitetin e Evropës dhe do të integrojë Ballkanin Perëndimor, thuhet në raport. Shtetet e Bashkuara, thuhet aty, e mbështesin në mënyrë aktive këtë proces, por presin gjithashtu që BE-ja ta udhëheqë dhe ta vërë në jetë këtë vizion.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë raporti, vetë procesi i anëtarësimit në BE ka shërbyer si nxitja më e fortë për reformat. Tani është me rëndësi thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt dhe të ecin përpara, paralelisht me vazhdimin e reformave në të dyja vendet.
Duke marrë parasysh që qeveritë si në Serbi edhe Kosovë kanë tani udhëheqje me mandate të qëndrueshme politike nga elektorati i tyre, thuhet në raport, ato duhet të shfrytëzojnë rastin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin. Asnjëra prej tyre nuk ka kohë për të humbur. Në raport thuhet gjithashtu se ecuria në liberalizimin e vizave për Kosovën duhet të trajtohet si diçka urgjente nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian./voa
Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit midis militantëve palestine...
Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus u konfirm...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë presidentit...
Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër korona...
Deri më 5 maj, 249 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 ...
Të martën në Senat nisi një betejë mbi zgjedhjet në Shtetet ...
Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Amb...
Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër ...
Aktualisht, janë më të paktë amerikanët që hezitojnë imunizo...
Izraeli dhe militantët palestinezë në Gaza shkëmbyen zjarr, ...
Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraeli...
Duke komentuar për sulmin e hakerëve ndaj tubacionit më të m...
Bashkimi Evropian ka pezulluar përpjekjet për të ratifikuar ...
Tri viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus u raportuan ...
Në përpjekje për të lënë pas përvojën e administratës Trump,...
Irani ka hapur regjistrimin e kandidatëve potencialë në zgje...
Shtete nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi pas di...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rusi, ku nëntë persona ja...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se muajt...
Sulmi kibernetik ndaj tubacionit më të madh të transportit t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...