Covid në Kosovë/ Arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës
Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër korona...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se bashkësia ndërkombëtare duhet “t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe parandalues” kundër sjelljes së tij ndaj palestinezëve. Presidenca e Turqisë njoftoi se të dy liderët biseduan përmes telefonit të mërkurën në lidhje me përshkallëzimin e dhunës mes forcave të Izraelit dhe militantëve palestinezë.
Në njoftim thuhet se Erdogan ka bërë presion që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë shpejt. Erdogan i ka thënë Putinit se duhet të merret në konsideratë edhe dërgimi i një force ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët. Ndërkohë, mijëra njerëz në Stamboll marshuan për të demonstruar kundër sulmeve të Izraelit, pavarësisht masave të pandemisë.
Të paktën 35 të vrarë në Gaza dhe pesë në Izrael është bilanci i përleshjeve të armatosura mes Izraelit dhe Hamasit. Këto janë luftimet më të ashpra që kanë ndodhur në vitet e fundit.
Të mërkurën në mëngjes, Izraeli kreu qindra sulme ajrore në Gaza, ndërsa grupi islamist Hamas dhe militantët tjerë palestinezë, qëlluan me breshëri raketash në drejtim të Tel Avivit dhe qyteteve tjera.
Izraeli tha se avionët e tij kishin shënjestruar dhe vrarë disa udhëheqës të inteligjencës së Hamasit. Ushtria tha se sulmet tjera shënjestruan lokacionet prej nga janë lëshuar raketat e militantëve, raporton Reuters. Militantët palestinezë në Gaza kanë shkrepur më shumë se 1,000 raketa në drejtim të Izraelit që nga e hëna në mbrëmje, kur luftimet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike pas disa ditëve të trazirave në Jerusalem.
Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraelite janë duke u përleshur në baza ditore në dhe përreth Qytetit të Vjetër të Jerusalemit. Atje ndodhen vendet kryesore fetare – të shenjta për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.
Jerusalemi ka qenë në fakt skenë e konfrontimeve të dhunshme midis hebrenjve dhe arabëve tash e 100 vjet dhe mbetet një nga qytetet më të kontestueshme në botë. Përleshjet e fundit filluan një muaj më parë, kur Izraeli bllokoi disa tubime të palestinezëve, në fillim të Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pasi ato kufizime u zbutën, plani për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga një lagje e Jerusalemit Lindor vazhdoi të nxiste konfrontime. REL
Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër korona...
Deri më 5 maj, 249 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 ...
Të martën në Senat nisi një betejë mbi zgjedhjet në Shtetet ...
Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Amb...
Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër ...
Aktualisht, janë më të paktë amerikanët që hezitojnë imunizo...
Izraeli dhe militantët palestinezë në Gaza shkëmbyen zjarr, ...
Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraeli...
Duke komentuar për sulmin e hakerëve ndaj tubacionit më të m...
Bashkimi Evropian ka pezulluar përpjekjet për të ratifikuar ...
Tri viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus u raportuan ...
Në përpjekje për të lënë pas përvojën e administratës Trump,...
Irani ka hapur regjistrimin e kandidatëve potencialë në zgje...
Shtete nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi pas di...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rusi, ku nëntë persona ja...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se muajt...
Sulmi kibernetik ndaj tubacionit më të madh të transportit t...
Kompania farmaceutike ka fituar 1.13 miliardë euro midis jan...
Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me r...
Një zëdhënës i Talebanëve njoftoi për një armëpushim mbarëko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...