web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident masiv/ Përplasen disa automjete, 13 të plagosur

8 Maj 2021, 16:41, Kronika CNA

Një aksident masiv ka ndodhur pasiditen e sotme  në komunën e Lipjanit, në Kosovë, saktësisht në Grackë të Vjetër.

Në aksident janë përfshira tre automjete, ku për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 13 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

?Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor?, tha ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga