web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti te “Ura me Harqe”/ 35-vjeçari që humbi jetën, inspektor pranë Zyrës Arsimore Kukës

8 Maj 2021, 12:01, Kronika CNA

Një aksident tragjik i mori jetën sot, 35-vjeçarit Fitor Olloman. Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore Kukës.

Ai ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe një fëmijë në momentin kur ndodhi aksidenti i rëndë.
Bashkëshortja e 35-vjeçarit u transportua drejt Traumës në Tiranë kurse fëmija për fat të mirë nuk ka marrë lëndime.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe një parakalim i gabuar i Ollomanit. I plagosur mbeti edhe drejtuesi i automjetit tjetër tip ?Benz?, i cili po ashtu u transportua drejt Traumës./CNA.al





Lajmet e fundit nga