6 mijë euro ryshfet për një vendim/ GJKKO bën lëvizjen e radhës për ish-gjyqtaren Margjekaj
Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krim...
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ku një 58-vjeçar qëlloi mbi bashkëshorten e tij e cila ndërroi jetë. Viktima e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Ajo ishte kërcënuar nga 58-vjecari mbrëmjen e së mërkurës, që të mos shkonte në gjykatë mesditën e të enjtes dhe pasi ajo e kishte refuzuar këtë kërkesë të tij, bashkëshorti i bëri pritë pak metra larg gjykatës, duke e vrarë.
Viktima Liljana Buzo ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo. Dhuna disa vjeçare ndaj saj ishte ushtruar në sy të fëmijëve të saj, të cilët gjithashtu ndjeheshin të kërcënuar prej të atit dhe fatkeqësisht qëndronin gojëkyçur përballë kësaj situate edhe tani që ishin të rritur.
Ditën e enjte, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj bashkëshortes së tij. Por kjo seancë ka dështuar, pasi bashkëshorti i akuzuar si dhunues nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.
58-vjeçari ka ndjekur fshehurazi lëvizjet e bashkëshortes dhe dy djemve të tij dhe, pasi ato kanë hyrë në Godinën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ai ka qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga anekset e rrugës që e lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.
Në momentin që bashkëshortja e tij, Liljana Buzo, e shoqëruar nga dy fëmijët, kanë dalë nga gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai i kishte zënë pritë, ka qëlluar menjëherë mbi të me breshëri kallashnikovi. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.
Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me armë dhe me thikë, ai ka plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë të neutralizonin veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia./ CNA.al
Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krim...
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me a...
Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së djeshme në Elbasan....
Një vajzë shqiptarë në Korint të Greqisë ka denoncuar babain...
Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit, për parandalimin...
Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë parandalon...
Një makinë është djegur gjatë natës në Sarandë.Ngjarja ndodh...
Ka ndërruar jetë në spital, 63-vjeçarja që u përplas pasdite...
Pesë persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pas...
Një 10 vjeçar me inicialet N.Y në njësinë Guri i Zi në Bashk...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.M...
Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar hetim disiplinor, për p...
Sot qyteti i Elbasanit u trondit nga një ngajrje shumë e rën...
Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vr...
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Elbasanit është...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Elbasan.Mësohet ...
Të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës së Elbasanit.Parapra...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rr...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçare pasi është ësh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...