web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisma për shkarkimin e Metës/ Spiropali: S’mund të na fusë në konflikt me ndërkombëtarët

5 Maj 2021, 19:13, Politikë CNA

Për të dytën herë, Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta me pretendimin se ka bërë thirrje për revolta, duke braktisur postin e Kreut të Shtetit.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se Meta nuk e meriton besimin e shqiptarëve.

Sipas saj, Presidenti është vetëshkarkuar dhe s?mund ta fusë në konflikt Shqipërinë me ndërkombëtarët.

?Presidenti është vetëshkarkuar ka marrë pjesë hapur në fushatë, ka shkaktuar përçarje. Ne duhet t?i japim vendin një President dinjitoz. Ky ka braktisur detyrën nuk ka përfaqësuar asnjë moment unitetin e popullit, por është i anshëm, i dhunshëm. Ne kemi nevojë për një President që të jetë i të gjithëve dhe jo që sheh vetëm interesin e familjes së tij politike?, u shpreh ajo, ndërsa deklaroi në Abc News se deri më tani 50 deputetë kanë hedhur firmën për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

?50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit. Presidentit nuk i lejohet të ushtrojë kompetenca të tjera, vetëm ato që i jep Kushtetuta. Nuk i lejohet të marrë anë politike. Ju kujtoj që nga mëngjesi në darkë ka bërë deklarata merrni sfurqet dilni përballë kësaj bande. Janë dhjetëra deklarata të Presidentit të Republikës të cilët janë vënë re edhe nga partnerët tanë. Ai nuk mund të fusë në konflikt Shqipërinë me mbështetësit tanë, konkretisht ambasadoren e SHBA-së?, vijoi socialistja, duke theksuar se këtë radhë do ta çojnë nismën e tyre deri në fund.

?Ne do të çojmë deri në fund dhe besoj që çdo deputet që ka respekt për këtë vend pavarësisht bindjeve të tij të majta apo të djathta do të votojë për shkarkimin e tij. Ne kemi miratuar edhe një rezolutë në qershor të 2020 ku i bënim thirrje Presidentit që t?i kthehej arsyes. Por LSI në këto zgjedhje mori ndëshkimin më të fortë edhe për shkak të Ilir Metës?, nënvizoi Spiropali./ CNA.al





Lajmet e fundit nga