web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen debatet/ Marku e Leskaj vënë përpara Bashën: Çfarë do u themi tani, do shkojmë të pimë raki

5 Maj 2021, 12:13, Politikë CNA

Zbardhen debatet në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të Partisë Demokratike,

Mbledhja e parë me Grupin e ri Parlamentar është shoqëruar me debate dhe pyetje të shumta për paqartësitë e deputetëve të rinj të grupit parlamentar.

Dy deputetët e rinj, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, kanë kërkuar protesta. Ndërkohë, nga ana e tij Basha nuk e ka përjashtuar si mundësi, por kërkoi që të fokusoheshin te mbledhja e fakteve të manipulimit të votës. Ndërsa në këtë pikë drejtuesi politik i Vlorës, Bujar Leskaj, ka thënë se pse gjatë gjithë fushatës nuk ka pasur një padi penale ndaj Kryeministrit.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Basha ka paralajmëruar 4-5 padi penale në emër të kreut të qeverisë

Më poshtë, një pjesë e debatit, e zbardhur nga Panorama.

Lulzim Basha: Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale.

Mark Marku: Ne duhet të jemi koherentë. Atë që themi tani, ta themi edhe në shtator. A do të hyjmë në Parlament ,apo jo?

Lulzim Basha: Ne do të hyjmë në Parlament, do të shfrytëzojmë çdo mënyrë për të denoncuar masakrën elektorale që është bërë në 25 prill. Zgjedhjet janë manipuluar. Në PD ka një grup që punon 24 orë për të mbledhur të gjitha faktet për të bërë librin e zi. Juristët po e ndjekin këtë çështje në tri drejtime. Me këqyrjen e pamjeve filmike, me provat e tjera në terren dhe me ankesat që do të depozitojmë.

Mark Marku: Këto janë çështje juridike që duhet t?i ndjekin juristët e PD. Kjo nuk na hynë në punë neve. Mua lezhjanët më kërkojnë se si do t?ua mbroj votën, duan protesta. Le të ngrihemi në protesta! Ndryshe përse duhet të shkojmë në struktura, çfarë duhet t?u themi, të shkojmë të pimë raki me ta?! (Mark Marku ka marrë edhe mbështetjen e Gjekmarkajt).

Lulzim Basha: Protestat janë gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por puna është se duhet të dimë se ku shkojmë me protestat. Ne do të luftojmë me të gjitha mundësitë dhe mjetet e mundshme. Për momentin duhet të përfundojmë procesin e mbledhjes së fakteve që do vijojë deri të hënën e ardhshme. Kemi bërë 190 padi penale gjatë gjithë fushatës dhe do të vijojmë ta bëjmë.
Bujar Leskaj: Ne kemi çuar në SPAK çdo njeri të mundshëm, por a kemi çuar ne në SPAK Edi Ramën?

Lulzim Basha: Sigurisht që do ketë padi penale edhe në emrin e tij të drejtpërdrejtë. Nga 9 padi penale që do të depozitohen këto ditë duke filluar nga nesër (sot), ku 4 ose 5 padi janë në emër të Edi Ramës. Njëra prej tyre bën fjalë për urdhërimin nga Edi Rama për lirimin e një bande kriminale para zgjedhjeve.

Xhelal Mziu: Në Qarkun e Dibrës gjatë javës së fundit të zgjedhjeve janë shpërndarë paga lufte nga pandemia.

Aldo Bumçi: U bënë një javë nga përfundimi i numërimit edhe për kandidatët, ndërkohë nuk ka një deklaratë të qartë nga ana jonë se çfarë do bëjmë?! Do t?i njohim zgjedhjet apo jo?
Lulzim Basha: Mendoj se kam qenë shumë i qartë nga dy deklaratat që kam dhënë dy ditët e fundit. Nuk e di se çfarë paqartësie ka.





Lajmet e fundit nga