“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Raporti i njeriut me dinjitetin ka qenë e mbetet gjithnjë një çeshtje që edhe pse e trajtuar në shumë plane e prej kohësh, provokon debat e shërben për të sjellë në vëmendje definicione, përcaktime e qendrime shpeshherë diverse.
Secilin prej nesh jeta e ka vënë në provën e dinjitetit, e po aq, edhe në përballje me karaktere që dinjitetin e kanë ose jo një vlerë të qenësishme të qenies së tyre.
Pa synuar ndonjë sprovë për trajtesë filozofike e psikologjike të dinjitetit dhe vlerës që ai i jep njeriut, po sjell përmes radhëve të këtij shkrimi vetëm një shembull prej një njeriu modest e shumë fisnik, madhështia e të cilit shpërfaqet përmes dinjitetit të karakterit të tij, pa u luhatur aspak, edhe pse gjendet në rrethana shumë të vështirë, teksa prej disa muajsh po lufton të fitojë betejën për jetën me një sëmundje shumë të rëndë.
I lutem të më ndjejë mikut tim të mirë Ridvan që po e përveçoj ndër ata qindra qytetare dhe qytetarë të Vlorës me të cila pata fatin të njihem dhe të punoj gjatë fushatës së zgjedhjeve, por meritën për këtë përzgjedhje e ka pesha e dinjitetit të Ridvanit që erdhi dhe u shpalos si një shembull unik, krejtësisht i veçantë dhe i papërsëritshëm.
Ndaj unë nuk kam asnjë meritë në gjithë sa po shkruaj, pasi thjeshtë dhe vetëm po përcjell për lexuesit atë që Ridvan Mura bëri me shpirt dhe zemër prej spitalit në Itali ku gjendet duke luftuar për jetën, por edhe duke luftuar përkrah meje në fushatën tonë të përbashkët për zgjedhjet e 25 prillit.
Në këtë qasje krejt njerëzore nuk kam asnjë grishje ta përdor emrin e mikut tim të vyer si referencë përqasjeje me ca mjeranë kokëboshë dhe me karaktere të letyrtë që paburrërinë e kanë shenjën e tyre të identitetit, por me ndjenjën e nderimit më të madh për fisnikërinë e tij dhe për shembullin e madh, dua të evidentoj se çfarë vlere i jep njeriut pesha e dinjitetit.
Me Ridvan Murën u njoha në fillimshtatorin e vitit të kaluar ndërsa po punoja në Vlorë për ringritjen e strukturave të LSI-së atje.
Dhe që me takimin e parë, ai m?u imponua me sjelljen e tij të fisme dhe fisnikërinë e fjalës plot mençuri.
Pa e kuptuar, natyrshëm, pa zhurmë e fjalëpak, ai m?u bë i domosdoshëm aq sa kur qëllonte ndonjë ditë që nuk e takoja, ndjehesha bosh, ndjehesha i vetmuar.
Mirëpo, ja që sëmundja e rëndë dhe e pabesë u fut në mes dhe i imponoi Ridvanit një luftë në dy fronte; në spital me sëmundjen dhe nga spitali bashkë me mua dhe me gjithë veprimtarët e LSI-së, kundër atyre që i kishim kundër.
Luftën e parë, atë me sëmundjen Ridvani nuk e zgjodhi vetë.
Por zgjodhi ta sfidojë e të mos i nënshtrohet, zgjodhi të mos i trembet, por duke luftur kundër saj në emër të dashurisë për jetën.
Ndërsa, luftës së dytë, asaj për zgjedhjet Ridvani nuk i iku.
Nuk i iku në emër të dinjitetit, edhe pse të gjithë iu lutëm të merrej me shëndetin e të mbante larg emocionet dhe stresin e zgjedhjeve.
Pothuaj çdo natë në orarin tonë të komunikimit, Ridvani më pyeste për fushatën, për problemet, për veprimtaritë që zhvillonim. Dhe më dërgonte emra njerëzish influentë dhe numrat e tyre të telefonit pa harruar edhe porosinë; merri në telefon, takoji!
Unë nuk e di se ku e gjente gjithë atë forcë Ridvan Mura i mirë që asnjë ditë nuk m?u nda edhe gjatë zgjedhjeve, nuk e di se çfarë e shtynte deri në kufijtë e të paimagjinueshmes, por ama një gjë e mësova dhe nuk do ta harroj gjithë jetën; pesha e dinjitetit e bën njeriun të dallueshëm prej frymorëve të tjerë dhe i jep forcë të atillë që të dijë të dëshmojë karakter dhe ndershmëri, edhe kur është në kushtet e vështirësive ekstreme.
Ridvan Mura e vazhdon betejën e tij për jetën si një sfidant besimplotë, i bindur dhe i vendosur të fitojë.
Betejën nuk e ka të lehtë, por ai do ta fitojë me forcën e karakterit, me kurajon që të jep dashuria për jetën dhe shembulli i madh i babait për fëmijët, i bashkëshortit për bashkëshorten.
Fati e ka vënë atë përballë luftës më të vështirë, ndaj duhet ta fitojë. Dhe do ta fitojë!
Sepse Ridvan Mura është një shembull, është modeli, është referenca e peshës së dinjitetit në jetën e njeriut./CNA.al
Presidenti Ilir Meta i është drejtue me një letër Komisionit...
Presidenti Ilir Meta, nuk ka mundur dot të shkëputet nga pol...
Analistja gjermane, Johanna Deimel analizon fitoren e PS në ...
Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka përsëritur vendimin e ...
Ish kreu i PD në degën e Kukësit, Ibsen Elezi ka reaguar ash...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë me një mesazh pas...
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për bashkëpunim...
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka dhënë sot...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Rinas Komisionerin pë...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderoi dëshmorët...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ditën e procesit zgjedhor, me 25 Pr...
Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës së Dëshmorëve shpreh...
Kreu i grupit parlamentar të PS Tulaqnt Balla ka deklaruar ...
Avokati Saimir Vishaj ka komentuar mbi nismën e Partisë Soci...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko u shpr...
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i cili mori vetëm 848 vota në zgj...
Kandidat i PS në zgjedhjet e 25 Prillit, juristi Plarent Ndr...
Deklaratate Ilir Metës për trë rrëmbyer sfurqet në 25 prill...
Analisti Andi Bushati është shprehur se Lëvizja Socialiste p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka tre...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...