E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Kishte shumë pritshmëri sot në mbrëmje, kur pritej që rreth orës 19:00 kreu demokrat Lulzim Basha do të dilte në një konferencë shtypi, me të gjitha gjasat për të dhënë dorëheqjen.
Këtë shpresë që Basha të jepte dorëheqjen dhe të reflektonte mbi humbjen, e kishin shumë demokratë, por në fakt asnjëri prej tyre mesa duket nuk e njeh Lulzim Bashën.
Lulzim Basha nuk zhgënjen kurrë, është njeriu që i ka dhënë sot me qëndrimin e tij, jo vetëm mandatin e tretë por dhe me sjelljen dhe artikulimin politik të dielën Edi Rama ka marrë mandatin e katërt.
Kjo për faktin sepse Lulzim Basha doli dhe tha se kishte shpresuar te fitorja dhe se bandat, krimi dhe faktorë të tjerë kishin tjetërsuar votën. Në fakt, në asnjë qendër votimi, në asnjë KZAZ, në asnjë grup numërimi nuk ka kontestim të votës. Nuk ka një rast të kapjes flagrante apo denoncimit për falsifikim apo dhunë për votën. Për më tepër, po të shikojmë faktet, ato flasin se ngjarja e Elbasanit, reagimi i Xhelal Mziut e shumë të tjera, pa harruar çmendurinë e Ilir Metës janë një gisht drejt opozitës.
Por gjithsesi, Lulzim Basha duhet të kishte pranuar dorëheqjen për disa arsye.
Së pari, për faktin që shifrat janë atje, numrat janë atje, faktet tashmë janë të pranuara nga të gjithë. Zgjedhjet më të mira janë thënë edhe nga presidenti Ilir Meta.
Nga ana tjetër, por të shohim rezultatin me detaje do të kuptojmë që humbja është katastrofike. Kjo sepse PS bashkë me LSI shkojnë në gati 840 mijë vota kurse PD me çdo aleat tjetër nuk shkon dot më shumë se 620 mijë vota.
Pra, e majta përball të djathtës është në një avantazh maksimal.
A nuk është vetë Lulzim Basha i cili tha se LSI do të dilte vetë sepse ajo merr vota të majta dhe është parti me profil thelbësor të majtë?
A nuk e tha Monika Kryemadhi se ne jemi të majtë dhe do mbledhim vota majtas?
Pra po të shikojmë votat që ka Edi Rama dhe votat e majta që ka marrë Monika Kryemadhi, pavarësisht se ato mund të jenë vota të kundërshtarëve të majtë të Edi Ramës, e majta në total është gati 240 mijë vota përpara të djathtës.
Ajo që ka bërë Lulzim Basha sot është një akt i turpshëm politik, është firmosja dhe vulosja e mandatit të katërt të Edi Ramës. Shifrat flasin vetë. Sali Berisha në vitin 2013 pas tetë vitesh në pushtet kur u largua ja la partinë me gati 690 mijë vota. Sot pas tetë vitesh opozitë, Lulzim Basha ka vetëm 600 mijë vota. Pra nuk ka arritur të kapë as rezultatin e vitit 2013, ku PD dilte në opozitë, pra që quhej dita më e zezë e saj.
Në tetë vite PD nuk ka bërë asnjë gjë tjetër. Në këto zgjedhje, krahasuar me 2017 dhe 2013 kanë prodhuar vetëm disa vota më shumë dhe disa mandate më shumë, por të pamjaftueshme, jo sepse kundërshtari ia ka blerë apo ia ka vjedhur, por sepse opozita dhe Lulzim Basha janë treguar të paaftë dhe nuk kanë mundur që të fitojnë.
Tetë vite në opozitë, përse?
Për të mos mundur të marrësh as rezultatin e 2013, thjesht dhe vetëm janë rikuperuar disa vota të humbura në vitin 2017, të cilat i kishte marrë kryesisht LSI dhe tashmë LSI është në shtratin e saj natyral me 100 mijë vota dhe PD është kthyer në një shtrat rreth 600 mijë vota, ku përfshihen edhe aleatët, PDIU e cila kishte rreth 50 mijë vota, PBDNJ me rreth 15 mijë vota, partia e zotit Dashamir Shehi apo subjekte të tjera.
Sot Lulzim Basha nuk pranoi humbjen dhe thjesht vulosi një fitore tjetër të Edi Ramës, sepse faktet dhe shifrat janë të qarta. E majta është 230 mijë vota para së djathtës. PD është 130 mijë vota më pak se PS.
PD ka marrë gati 100 mijë vota më pak se në vitin 2013. PD nuk ka rikuperuar asgjë, thjesht dhe vetëm është rrudhur dhe mpakur nga zgjedhjet në zgjedhje dhe Lulzim Basha sot del dhe thotë se do të vazhdojë misionin e tij të rezistencës.
Nëse misioni i rezistencës së Lulzim Bashës është t?i garantojë mandatin e katërt Edi Ramës rruga e mbarë i qoftë, por demokratët nuk duhet ta lejojnë në asnjë mënyrë që kjo të ndodhë. Lulzim Basha është investimi më i mirë që Edi Rama ka në PD, apo në të gjithë Shqipërinë. Apo nëse në këto tetë vite nuk ka bërë asnjë investim, i ka mjaftuar si investim suksesi vetëm Lulzim Basha./CNA.al
Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka dale më një reagim të fortë...
Dështimi i Partisë Demokratike për të tretë herë radhazi ësh...
Basha e ka çuar në një rezultat katastrofik të djathtën. E m...
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Ervin Sal...
Deputeti Ralf Gjoni është shprehur se Edi Rama i ka fituar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk do ...
Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim në rrjetet social...
Pas dështimit të thellë përballë socialistëve në zgjedhje, P...
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se fjalimi që kryemi...
Kandidati i Nismës Thurje në qarkun e Korçës Klajdi Pllaha ...
Një situatë e paprecedentë është regjistruar mesditën e sotm...
Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive në KZAZ-në 38 të T...
Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka falënde...
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për paqe me PD duke e ...
Ka përfunduar procesi i numërimit në qarkun e Durrësit ku pa...
Kandidatët e opozitës para zgjedhjeve të 25 prillit shprehes...
Kryeministri Edi Rama, ka organizuar një festë në Sheshin “S...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë pas rezulta...
Gjatë gjithë muajve të fushatës kemi dëgjuar shpeshherë fraz...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...