SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka falënderuar qytetarët që votën e tyre ia besuan partisë së tij. Ai shprehet se shqiptarët duke dëgjuar fjalët për rrëmbime sfurqesh dhe sëpatash i ranë shkurt dhe zgjodhën të mos ndëshkojnë ata që kanë qeverisur keq.
?Populli nuk gabon asnjëherë, kur voton. Kjo aksiomë vlen për të gjitha zgjedhjet. Dhe asgjë nuk mund ta justifikojë mosarritjen e objektivit për një forcë politike, pavarësisht rrethanave.
Zgjedhjet e 25 prillit u shënjuan nga thirrjet dhe hakërrimat për revansh, të cilat me sa duket e zbehën peshën e çdo zëri të arsyeshëm, duke e paracaktuar rezultatin.
Kur dëgjuan kushtrimin për rrëmbime sfurqesh dhe sëpatash, shqiptarët, me sa duket, menduan si gjënë e parë të ruanin kokën, ndaj edhe i ranë shkurt. Zgjodhën të mos ndëshkojnë ata, që kishin qeverisur keq, por më shumë ata që premtonin se do t?ua bënin si në Elbasan atyre që nuk u bindeshin. Dhe ndoshta, jo për meritë të tyre, fituan ata që i frikësonin më pak, ose më mirë ata që mund t?i ruanin nga ata të tjerët.?, shprehet Patozi.
Më tej, ai shprehet falënderuar për ata të cilët u bashkuan me rrugëtimin e tyre dhe ata që votuan në mes të një fushate agresive dhe ekstremiste.
?Kur zgjohen instinktet e mbijetesës është luks të kërkosh që njerëzit të vënë në punë logjikën dhe ta mendojnë veten apo familjen e tyre në kushte normaliteti. Është njësoj si t?i kërkosh një ushtari në front se duhet të bëjë dush dy herë në ditë dhe duhet ta mbajë të hekurosur uniformën.
Polarizimi i qëllimshëm i fushatës e ndau si me thikë shoqërinë në bardhë e zi dhe nuk pati më vend për ngjyra të tjera. Kaq e thjeshtë është ajo që ndodhi.
Por ky lexim, natyrisht, që nuk ka lidhje me përgjegjësitë tona si parti garuese në këto zgjedhje, të cilat natyrisht do t?i mbajmë pa dilemën më të vogël.
Duke falenderuar me gjithë zemër të gjithë ata, që na u bashkuan në rrugëtimin tonë të bukur politik dhe sidomos ata, që na votuan në mes të një fushate agresive dhe ekstremiste, jam po aq i bindur sa edhe ditën e parë se Shqipëria ka nevojë uluritëse për reforma të thella politike.
Secili prej kandidatëve tanë duhet të jetë krenar për zgjedhjen e vet, e cila ishte dinjitoze dhe në dobi të interesit publik.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata, që kandiduan me siglën e Bindjes Demokratike dhe për të gjithë ata që na mbështetën në një kohë të papërshtatshme krismash dhe britmash luftarake.
Falë tyre, në çdo cep të Shqipërisë, ne zhvilluam fushatën më të civilizuar dhe më të agumentuar, duke i konsideruar të tjerët si kundërshtarë dhe jo si armiq. Pa sharje, mallkime, britma apo kërcënime. Natyrisht, edhe pa makina që shpërndanin lekë, të cilat nuk kishim nga t?i gjenim, por edhe sikur të na i kishin hedhur me parashutë nga qielli, nuk do t?i kishim përdorur për të blerë vota.
Vijoj t?i qëndroj çdo rreshti të ?Planit tonë për një Shqipëri normale?, i cili është një manifest për të ndryshuar, jo thjesht karriget e pushtetit, por mendësinë e drejtimit të Shqipërisë. Kjo ide e bukur nuk pati mundësintë përqafohej në këto zgjedhje, por jam bindur se ajo kohë do të vijë shumë shpejt.
Ndaj do të vijoj të inkurajoj çdokënd që bën një përpjekje, por sidomos të rinjtë, për të mos hequr kurrë dorë nga idea se ndryshimi është i mundur. Dhe ky besim vjen nga bindja e fortë se Shqipëria qeveriset keq, ngaqë është marrë peng prej një grushti personash, të cilët kanë ngritur dhe ushqyer një sistem të mbyllur politik, ku është vrarë gara dhe konkurrenca e lirë.
Shqipëria fiton vetëm atëherë kur kjo guackë do të çahet dhe jo kur ata që e kanë krijuar këtë përbindësh marrin pushtetin apo e ruajnë atë, siç ndodhi edhe në këto zgjedhje.?, shkruan Patozi./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për paqe me PD duke e ...
Ka përfunduar procesi i numërimit në qarkun e Durrësit ku pa...
Kandidatët e opozitës para zgjedhjeve të 25 prillit shprehes...
Kryeministri Edi Rama, ka organizuar një festë në Sheshin “S...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë pas rezulta...
Gjatë gjithë muajve të fushatës kemi dëgjuar shpeshherë fraz...
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë mbështetësit ...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli ka kërkuar dor...
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Ervin Sal...
Drejtuesi i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi, ka treguar...
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS-së, Erion Velia...
Myslim Murrizi ka paralajmëruar se do të denoncojë në SPAK n...
PS ka fituar 6 mandate ose 60542 vota në Qarkun e Korçës e n...
Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur njoftimin e SPAK për he...
Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli është shprehur se qytet...
Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi hoqi dorë nga mand...
Teksa procesi i numërimit të kutive në qarkun e Fierit është...
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje të gjit...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka uruar kry...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë Ervin Busha...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...