“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Ngjarja e 21 prillit që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një politikani lokal, së fundmi mbështetës i Partisë Socialiste dhe plagosjen e katër personave të tjerë, ndjehet në dy shkollat me qendra votimi pranë zonës ku ndodhi përplasja me armë, por votuesit ndahen për mënyrën se si ajo ndikon në zgjedhje.
Të pranishëm në numra të mëdhenj si vëzhgues në shkollat ?Mahir Domi? dhe ?Qemal Haxhihasani?, përfaqësues të dy partive kryesore i dhanë BIRN versione të ndryshme të ngjarjes, ndërsa thanë se ajo nuk i kishte trembur, por i kishte mobilizuar votuesit e të dy krahëve.
Përfaqësues të PD, që pretendojnë se lagja kontrollohet nga personazhe të krimit të organizuar që kanë deformuar votën në zgjedhjet e kaluara, thonë se votuesit bënin me faj Socialistët dhe se ngjarja do u jepte atyre vota.
?Ka ndikuar si nuk ka ndikuar?, tha Gazmiri një i ri që qëndron te dera e Gjimnazit ?Mahir Domi? dhe orienton votuesit për qendrën e votimit. Ai megjithatë refuzoi të kishte një konflikt mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së në lagje. ?Ne jemi çuna lagje e njihemi?, tha ai ndërsa përshëndeti kolegun e tij të Partisë Socialiste.
Ndërkohë një vajzë rreth 25 vjeçe, që u prezantua si vëzhguese e Partisë Socialiste, edhe pse nuk pranoi të jepte emrin, tha se ngjarja i kishte motivuar votuesit në favor të shumicës qeverisëse. ?Ata sollën njerëz nga rrethet dhe vranë një njeri këtu?, tha ajo, por shtoi se procesi kishte shkuar mirë deri rreth mesditës.
Ndërkohë në të dy qendrat e votimit pranë vendit të ngjarjes është e dukshme prania e personave të përfshirë në përplasjen e 21 prillit. Mehmet Greca, ndalimi i të cilit nga Strukturat e Mbrojtjes së Votës së PD solli edhe përplasjen e 21 prillit, u pa nga BIRN të ishte i pranishëm në të dy qendrat më shumë se njëherë.
Po ashtu njësoj, grupe të rinjsh u grumbulluan veç e veç në oborrin e shkollës ?Qemal Haxhihasani?, ndërsa komunikonin herë pas here me votues që i njihnin. Deri në mesditë palët qëndruan larg njëra tjetrës dhe komisionerët në qendra i thanë BIRN se procesi ishte i paqtë dhe pa probleme. ?Identifikimi elektronik na ka lehtësuar shumë punë?, tha kryetari i një Komisioni në Qendrën e Votimit 2318/1 në shkollën ?Mahir Domi?.
Ngjashëm komisionerë në qendra votimi të tjera në shkollat ?Sulë Domi? dhe ?Haxhi Mullisi?, thanë se procesi po ecte shpejt dhe pjesëmarrja krahasimisht me zgjedhjet e kaluara ishte e mirë. Megjithatë radhët nuk munguan sidomos në orët e mëngjesit, kur pati një dyndje votuesish.
Një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike tha se nuk ishte optimist për pjesëmarrjen në këto qendra. ?Është fiktive?, tha ai, ndërsa e shpjegoi se numrat e mëngjesit ishin votues që të nxitur prej rivalëve që ai pretendoi se kishin blerë vota masivisht në lagje dhe që po i monitoronin ato me grupe vëzhguesish të dielën.
Ndërkohë Raxhi Rakipi, nga komuniteti Rom që vëzhgonte zgjedhjet në tre qendra në shkollën ?Haxhi Mullisi?, për Community Reporters tha se në mbrëmjen e të shtunës kishte qenë dëshmitarë i blerjes së votës, që sipas tij i shkonin Partisë Demokratike.
?Nuk kisha mundësi të bëja fotografi, por ishin përballë meje?, tha ai, ndërsa shtoi se prej mëngjesit 95 votues nga komuniteti Rom kishin marrë pjesë në zgjedhje në qendrat që kishte monitoruar.
Vrasja e ish-zyrtarit publik, 56 vjeçarit Pjerin Xhuvani, mesditën e 21 prillit 2021 në Elbasan, ishte e dhëna e parë se Elbasani ishte një fushëbeteje e rëndësishme për të përcaktuar fituesin. Në të shkuarën palët politike kanë përdorur këtu makineri elektorale masive për të ndryshuar vullnetin e votuesve, një praktikë kjo që dukshëm favorizohet nga niveli i ulët ekonomik i qarkut dhe sidomos në lagjet periferike si 5 maji. Qarku i Elbasanit është i përbërë nga shtatë bashki dhe ka 349 mijë votues.
Ngjarja e rëndë duket se ndikon humorin e votuesve. Shumë pak, përfshi edhe persona të angazhuar për parti politike si vëzhgues, pranuan të identifikoheshin apo të flisnin edhe për pyetje të thjeshta si mbarëvajtja e procesit.
Engjëlli, 64 vjeç, që tha se ishte vëzhgues për Partinë Socialiste, tregoi se ngjarja nuk kishte ndikuar në frikësim të votuesve, por sipas tij polarizimi dëmtonte vendin. ?Nuk është normale kjo?, tha ai duke iu referuar fushatës, e cila sipas tij kishte qenë nga më të këqijat që kishte ndjekur. ?Unë kam 30 vjet që merrem me këtë (zgjedhjet)?, thotë ai.
Një vajzë e cila po kryente ?Exit Poll? me një badge të ?Albanian Post? i tha BIRN se në qendrat e votimit të zonës kishte qenë mjaft e vështirë të mësoje preferencat politike. ?Këtu e kam pas problem. Njerëzit nuk flasin?, tha ajo.
Ndërkohë përtej dukjes së qetë edhe për drejtues të prokurorisë së Elbasanit qyteti nuk ishte në ditët më të mira. Zyrtarisht zëvendës drejtuesi i Prokurorisë Alfred Shehu, i tha BIRN se gjatë gjithë fushatës, përtej përplasjes me armë, nga palët ishin depozituar vetëm tre kallëzime dy nga PS dhe një prej PD, por se situata nuk ishte ajo që dukej.
?Situata është e nderë?, tha prokurori, të cilit i janë deleguar të gjitha hetimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, të shtunën.
Ai pranoi se numri i ulët i kallëzimeve nuk reflektonte problemet e fushatës. Ndërkohë BIRN mësoi se opozita që prej fillimit kishte shfaqur zyrtarisht mosbesim ndaj policisë lokale, duke i orientuar denoncimet drejtpërdrejt në prokurori. Një burim i kësaj të fundit i tha BIRN se të paktën në një rast përfaqësues të PD, pasi kishin denoncuar një përplasje në zyrat e tyre elektorale, ishin tërhequr pasi të gjithë personat që kishin qenë në zyrë kishin pretenduar se ?kishin frikë?. Me këtë situatë drejtuesit e fushatës së Partisë Demokratike justifikuan edhe praninë në qytet të Strukturës për Mbrojtjen e Votës, SMV, pjesëtarë të secilës janë nën akuzë për vrasjen e Xhuvanit./BIRN
Agresori i cili terrorizoi qytetarët në sheshin Skënderbej, ...
Një ngjarje e frikshme është regjistruar sot në Sheshin “Skë...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmë...
Prokurorët për çështjen e përplasjes me armë në Elbasan ku m...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotmë në V...
Operacioni “Dërgesa e fundit”, ka vënë në pranga një person,...
Ministria e Brendshme ka reaguar pas denoncimit të aktiviste...
Mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit pranë rrugës ‘5 Maji’ r...
Policia ka arrestuar shtetasin A.R. i cili dyshohet se ka pl...
Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës” një 30 ...
Ministria turke e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin nga Shq...
Policia e Tiranës ka arrëstuar një 27 vjeçar të shpallur në ...
Gazetari Artan Hoxha ka prezantuar për herë të parë Struktur...
Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon kulti...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto në ...
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu se ...
Policia ka shoqëruar deri më tani 15 persona për vrasjen e P...
Muaji mars i këtij viti pa një rritje të dukshme të numit të...
Katër të plagosur dhe një i vdekur, është bilanci i atentati...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje nga ngj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...