web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimet në aeroportin dhe stadiumin e Kukësit/ Kandidati i PD: Një javë para zgjedhjeve, s’do kenë efekt

16 Prill 2021, 06:47, Politikë CNA

Flamur Hoxha, kandidat i Partisë Demokratike për Qarkun e Kukësit, ka folur për problematikat e qarkut, mungesën e shkollave, spitaleve, e ndaj sipas tij, duhej investuar në këto sektorë, e jo tek aeroporti apo stadiumi që mund të investohej në një kohë të dytë.

Sipas tij, Qeveria kontributet duhet t?i japë në heshtje.

? Duhet të jemi më racional për të investuar aty ku është pjesa e padukshme dhe sado të mundohesh të investosh, që janë gjëra të mira, si aeroporti, stadiumi, por një javë para zgjedhje të flasësh për investime të tilla ku ke pasur kohë 4 vite, është mendësi e gabuar dhe jam i sigurt që s?do të japë efektet që pritet?, është shprehur Hoxha, në në emisionin ?Koha për t?u Zgjuar?, në ?News 24?.

Ndër të tjera ai është ndalur edhe tek trau i vendosur në Rrugën e Kombit.

Sipas tij, nga vetë emri, Rruga e Kombit, ajo lidh Shqipërinë me vëllezërit tanë kosovarë, por me traun sipas tij, është vendosur një ndarje.

?Në momentin që vendoset një tra, unë mendoj se është rikthyer ajo mendësia e Kukësit të varfër. Rruga e Kombit, nuk duhet të ishte tra për të ndarë kombin, me vëllezërit tanë kosovarë. Ajo duhet të ishte me votë unanime, rrugë pa taksa. Ai tra ka kosto për cilindo?, është shprehur ai.

 Ndërsa në lidhje me shpopullimin e Kukësit, Hoxha ka fa jajësuar Qeverinë, duke thënë se largimet kanë ndodhur për shkak të shërbimeve që mungojnë

?Mosha aktive mbi 18 vjeç, mbi 50% duan të largohen. Ata shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje, kjo ka ardhur nga keqqeverisja.

Në Kukës nuk ka shërbim, ajo që flitet në çdo fshat, është se duam ujësjellës, kanalizime, shkollë, mjekë. Unë nuk e kam ndarë kurrë dhe politika nuk duhet t?i ndajë në demokratë dhe socialistë.

Aeroporti i Kukësit, duhet t?i shërbejë një zhvillimi që ka motiv, ekonomi. Investimi i stadiumit dhe aeroportit, duhet të  ishte me kohë.

Akoma më shumë, se kush nga ne, është i braktisur nga llogaridhënia. Prandaj shqiptarët përfaqësohen nga një kastë politike që i përbuz?, ka deklaruar Hoxha.

Sipas të njëjtit, të kërkosh mandat të tretë, me presion vote, administrate, patronazhistës, janë si votimet e komunizmit.

?Kjo që ndodhi është një fatkeqësi, duhet t?i japim Shqipërisë një mendësi të re, shqiptarët të vlerësojnë votën dhe t?i japë votën Shqipërisë Evropiane. Nga tre kushte që ishin, u bënë 15. BE të fut në Evropë nëse ke mbështetje është për të ardhur keq që ne nuk marrim fonde nga BE. Unë i them gjërat shqip e drejt?, është shprehur ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga