web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontrollorët e AlbControll kthehen në punë/ Dështon plani për “grusht shteti”

9 Prill 2021, 10:29, Politikë CNA

Ka dështuar plani për pengmarrjen e aeroportit të Rinasit, skandal i ndodhur dy ditë më parë, që vinte në rrezik sigurinë kombëtare.

Që nga dita e djeshme u zhbllokua situata në aeroportin e Rinasit me ardhjen e kontrollorëve ajororë grekë edhe turq.

Ndërsa sot ka nisur puna me kapacitet të plotë, me kontrollorë shqiptarë, të cilët janë rikthyer në vendin e punës, duke u distancuar kështu nga skandali i prodhuar dy ditë më parë dhe duke iu përgjigjur apelit të Qeverisë.

Raportohet se kontrollorët e huaj, të cilët mbërritën një ditë më parë,  janë larguar nga Shqipëria, pas kthimit të kontrollorëve shqiptarë.

Pak më parë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar, se situata në Aeroportin e Rinasit është duke u rikthyer në normalitet të plotë falë kthimit të kontrollorëve në Albcontrol./CNA.al





Lajmet e fundit nga