Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, qytet më qytet ka takuar qytetarë, duke iu folur për varfërinë dhe kontrastin që bëjnë me makinat luksoze të qeveritarëve.
Duke rëndë kështu në kontradiktë me veten e tij, të cilit nuk i mungojnë makinat luksoze, vilat dhe pasuri të tjera marramendëse.
Basha, i cili qahet për varfërinë, nuk ia di limitet pasurisë së tij. Ai flet për rrënim të ekonomisë, ndërkohë vetë familjarisht jeton në luks dhe kunati i tij shton bizneset nga viti në vit.
Pra, del e mashtron, në një kohë që familja e tij sa vjen dhe e shton pasurinë.(Lexo këtu)
Lulzim Basha është zgjedhur kryebashkiak i Tiranës nga viti 2011 deri në 2015 dhe nga 2013 është kryetar i PD dhe deputet deri në shkurt të vitit 2019.
Në vitin 2015, kreu i PD ?së Lulzim Basha, në një emision televiziv pranoi, se pasuria e tij është mbi 1 milion euro dhe se kjo pasuri është vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj, por kjo deklaratë bie poshtë.
Ai posedon vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë dhe me plot pasuri të tjera të patundshme.
Referuar deklaratave të tij të pasurisë të marra nga ILDKPI, nga kamarier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, Basha është shndërruar në miliarder.
Përveç vilave dhe apartamenteve ai posedon edhe diamante, apo piktura të shtrenjta.
Basha asnjëherë, që nga momenti që është përfshirë në politikë dhe deri më tani nuk ka hedhur dritë mbi krijimin e pasurisë së tij. Është mjaftuar me deklaratën se e ka bërë pasurinë para të futej në politikë.
CNA.al ka kaluar një për një deklarimet e pasurisë së Lulzim Bashës, të depozituara në ILDKPKI dhe do të sjellë edhe pasurinë e tij para dhe pas hyrjes në politikë.
Pasuria e Bashës
Në vitin 2005, në kohën kur Basha iu bashkua Partisë Demokratike, deklaronte shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, dy apartamente luksoze në Tiranë, një apartament në Durrës, një automjet Mercedes Benz me vlerë dhjetëra mijëra euro, pikturë me vlerë 6 500 euro, orë dore 5 200 euro, unazë diamanti 11 500 euro, servis pjatash kineze 6 800 euro, aksione në bursë 18 mijë euro.
Ndërsa makina që ka deklaruar Basha në vitin 2005, ka kushtuar 72 000 euro.
Po në të njëjtin vit, në 2005 ai deklaron një shtëpi banimi në Holandë në vlerën 510 000 , tre apartamente në Tiranë, që kushtojnë 205 000 dollarë, 17 500 lekë, 62 000 dollarë, një apartament në Durrës që kushton 33 000 euro.
Në kohën që ka krijuar këtë pasuri marramendëse Basha ka qenë vetëm 31 vjeç.
Nga viti, Basha ka qenë i kursyer në lëvizjet e pasurisë. Të paktën kjo vihet re nga numri i veprimeve në deklarimet e pasurisë pranë ILDKPKI.
Në vitin 2007, banesën në Holandë ai e ka shitur për një vlerë prej 250 mijë eurosh dhe një vit më pas edhe apartamentin në Durrës me vlerë 45 mijë euro.
Në vitin 2008 ai ka blerë një apartament në Qerret ku ka paguar vetëm një pjesë që ka shifrën 40 000 euro.
Në vitin 2012, bashkëshortja e tij Aurela Basha, ka shitur një apartament në Tiranë, ku zotëronte 25 %, me vlerë 10 450 000 lekë
Ndërsa në deklaratën e tij të pasurisë, së vitit 2014, Basha ka thotë se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP.
Në total, pasuria e Bashës në vitin 2014 shkonte në 35 mijë euro në vit ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetra në muaj.
Më pas në 2015 Basha është larguar në detyra dhe më tej në vitin 2017 kur është kthyer në Kuvend, nuk ka lëvizje të pasurisë.
Në vitin 2018 të dorëzuar në ILDKPI, Basha ka deklaruar një shumë prej 1335462 lekësh të ardhura nga paga dhe afro 535 mijë lekë të rinj si pagesë për mbulimin e karburantit dhe telefonit.
Ndërkohë që për të 2018, ka qenë një vit me ardhura relativisht të ulëta, kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij, Aurela Basha. Ajo ka siguruar afro 55 mijë euro të ardhura për 2018 nga puna. Më konkretisht bashkëshortja e Bashës ka deklaruar 32.705 euro të ardhura nga paga si drejtore programesh në EËCP dhe 22664 euro të ardhura nga rikalkulimi i shërbimit të taksave.
Edhe në vitin 2019 nuk ka transksaksione pasurie, përveç se të ardhurat që ka marrë si deputet para se ta braktiste Kuvendin dhe pagën e ba
shkëshortes si drejtore programesh në EWCP, prej 6 130 euro.
Pasuria që dyshohet se fsheh Basha
Më herët CNA.al ka raportuar se Lulzim Basha kishte marrë një vilë në Long Hill rezidencë e ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i quajtur oligark dhe denoncuar me dhjetëra herë nga Basha. (Lexo këtu)
Kujtojmë se në tetor të vitit 2019, Basha u zhvendos nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te ?Qemal Stafa?, në kompleksin e vilave ?Long Hill?, në periferi të Tiranës me justifikimin e dëmtimeve nga tërmeti.
Gjithashtu CNA.al ka raportuar se Lulzim Basha është afruar të vilat e një tjetër oligarku në Lalz.
Bëhet fjalë për resortin luksoz ?Valamar? të Samir Manes në Gjirin e Lalzit, ve
nd ku Basha është parë të zbarkojë dhe qëndrojë në një vilë luksoze. (Lexo këtu)
Skandalet dhe shtimi i pasurisë me 200 milion lekë
Lulzim Basha pasuria e të cilit është enigmatike, është prodhuesi i një sërë skandaleve.
Kujtojmë kohën kur ishte Ministër Transportesh me skandalin 200 milionë euro në rrugën e Kombit, kur ishte Ministër i Jashtëm me skandalin e ujrave teritoriale me Greqinë, rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese si dhe kur ishte Ministër i Brendshëm, me 21 Janar, Garda, përgjegjësi e tij direkte vret 4 persona pas një proteste të Socialistëve kundër Ilir Metës.
Përgjatë këtyre viteve, kur janë regjistruar edhe këto skandale, Lulzim Basha, është paguar me taksat e qytetarëve dhe pasuria e tij është shtuar me 200 milionë lekë nga pagat e majme në institucionet ku ka drejtuar.
Gjithashtu të ardhura ka përfituar edhe nga fondet e PD, që shkojnë deri në 10 milionë lekë.
Edhe të ardhurat e bashkëshortes së tij Aurela Basha, kanë qenë marramendëse, duke e shtuar pasurinë me gati 400 mijë euro, siç deklaron ajo nga puna si drejtore në një organizatë të huaj, ku është paguar nga 11 mijë euro minimumi dhe deri në 49,512 euro në vit./CNA.al
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas hapjes së aeroportit t...
Koordinatori politik i PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spah...
Zbardhet dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sul...
Bota që vazhdon të luftojë pandeminë dhe të përballet me sfi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim m...
Partia Socialiste ka vijuar fushatat elektorale në Durrës ku...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Lirohet pas disa orësh marrje në pyetje nga policia, ish-dre...
Partia Socialiste ka zgjedhur mjekun Pëllumb Pipero në spoti...
Pas humbjes së PD me në krye Lulzim Bashën, në zgjedhjet par...
Kryeministri Edi Rama e ka bërë “rrugë” zhvillimin live të t...
Kandidati për deputet i PS në Durrës, Lefter Koka, i ftuar n...
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj u shpre...
Kryeministi Edi Rama ka reaguar për rrugën Qukës–Qafë Plloçë...
Ish-kryetari i KQZ-së, Denar Biba i pranishëm në studion e e...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur në lidhje me p...
Lulzim Basha, kreu i PD dhe Republikës së Re përveç gjumit k...
Nga sondazhi i parë kombëtar i realizuar nga MRB për Euronew...
Nëse zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin të dielën e ardh...
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...