web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga makinat tek tepsia e pushtetit/ “Djali” i Monika Kryemadhit kundër punësimeve dhe  biznesit

30 Mars 2021, 07:55, Politikë CNA

Kandidati për deputet i LSI, Endrit Braimllari, është shfaqur së fundmi në Maliq, duke bërë thirrje kundër hapjeve të reja të vendeve të punës.

Një çmenduri e tillë, të dalësh kundër biznesit, kundër qytetarëve, kundër punësimit dhe kundër zhvillimit ekonomik,  s? është dëgjuar kurrë më parë.

Kur ndodh një skandal i tillë në fushatë elektorale, nuk dihet se çfarë çmendurie tjetër do bënte Braimllari nga salla e Kuvendit, nëse zgjidhet deputet.

Ndërsa bërtet kundër punësimeve, CNA.al do të hedhë dritë mbi pasurinë e Braimllarit.

Si e ka shtuar pasurinë një kandidat për deputet që del kundër mirëqenies së qytetarëve.

Endrit Braimllari, apo siç është lakuar më herët në media, si djali i dytë i Monika Kryemadhit preferon pazaret me votën në këmbim të një vendi pune.

?Nëse njihni dikë brenda LSI dhe të pyesni për Braimllarin, të gjithë do t?ju thonë që ai në këmbim të votës premtonte vende pune, madje nga ato të mirat në shtet?, ka shkruar mediat më herët.

Megjithëse LSI e ka specialitet dhe ekskluzivitet këtë metodë, pasi nuk i ndahet shpirti nga tepsia e pushtetit.

Sa i përket pasurisë, të paktën nga vitet 2016 dhe 2018, sipas të dhënave të Open Spending Albania rezulton se Braimllari, ka të paktën tetë burime të ardhurash.

Në vitin 2016, ai ka deklaruar se posedon tre makina. Një veture tip Ford Focus, blerë më 29.08.2009 që kushton 6 500 euro, një Audi A6, blerë më 06.06.2017 që kushton  720 000 lekë dhe një  veture tip Range Rover, blerë më 02.10.2017 me të ardhura nga paga ndër vite, 10 000 euro.

Ndërsa në vitin 2018 ai deklaron se ka shitur autoveturën të tipit Range Rover, vit prodhimi 2006, për 12 000 Euro dhe autoveturën Audi A6, për  500 000 Lekë si dhe ka blerë një autoveture të tipit Mercedes Benz ML 350, për1 320 000 Lekë. Burimi i të ardhurave, nga shitja e autovetures Range Rover.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së Endrit Braimllarit.

Viti 2016

Gjendje llogari bankare më 09.09.2017, 3 038 lekë.

Gjendje llogari bankare më 09.09.2017, 100 062 lekë.

Gjendje llogari bankare më 09.09.2017, 8 294 lekë.

Gjendje para cash më 09.09.2017, 800 000 lekë.

Pronar me 100% i një veture tip Ford Focus, blerë më 29.08.2009 me të ardhura familjare, 6 500 euro.

Pronar me 100% i një veture tip Audi A6, blerë më 06.06.2017 me të ardhura nga shitje veturës tip Benz, 720 000 lekë.

Pronar me 100% i një veture tip Range Rover, blerë më 02.10.2017 me të ardhura nga paga ndër vite, 10 000 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si Drejtor Kabineti i Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë, 365 133 lekë.

Të ardhura nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, 288 612 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore neto që nga marrja e detyrës, 436 557 lekë.

Të ardhura për rimbursim karburanti, 82 044 lekë.

Të ardhura për rimbursim shpenzimesh telefoni, 46 467 lekë.

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e komisioneve parlamentare, 17 000 lekë neto.

Të ardhura nga dieta brenda vendit, 112 875 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, 115 600 lekë.

Të ardhura nga shitja e autoveturës tip ?Ford Focus?, shitur më 0.10.2017, vlera 1 000 euro.

Gjendja e llogarisë së pagës në Credins Bank, pakësim  , 43 324 lekë, gjendja më 31.12.2017 është 56 738 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Credins Bank, të ardhura nga paga e deputetit dhe gjendja cash e deklarimit fillestar, 350 295 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në BKT, paga ndër vite, 3 693 lekë.

Gjendja cash, te ardhura nga paga ndër vite dhe shitja e autoveturës, pakësim 300 000 lekë.

Kartë krediti në Credins Bank, vlera 50 000 lekë overdraft.

Viti 2018

Të ardhura neto nga paga vjetore si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, 1 207 758 Lekë.

Të ardhura si rimbursime të shpenzimeve të karburantit, 330 176 Lekë.

Të ardhura si rimbursime të shpenzimeve të telefonisë, 204 000 Lekë.

Të ardhura si honorare nga mbledhjet e komisionit parlamentar, 17 000 Lekë.

Të ardhura si dieta ditore, 413 875 Lekë.

Të ardhura nga shitja e autoveturës të tipit Range Rover, vit prodhimi 2006, në bazë të kontratës datë 13.02.2018, shuma 12 000 Euro.

Të ardhura nga shitja e autoveturës të tipit Audi A6, vit prodhimi 2007, në bazë të kontratës datë 07.05.2018, shuma 500 000 Lekë

Pronar 100% i një autoveture të tipit Mercedes Benz ML 350, vit prodhimi 2010 të blerë në datën 16.03.2018 në bazë të faturës tatimore, shuma 1 320 000 Lekë. Burimi i të ardhurave, nga shitja e autovetures Range Rover.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, me burim të ardhurat nga funksioni i deputetit, – 2 188 Lekë, pakësuar me 58 926 Lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me të ardhura nga paga dhe nga gjendja monetare cash deklaruar në deklarimin fillestar, shuma 922.14 Lekë, pakësuar me 349 373 Lekë.

Gjendja monetare cash, shtesë 500 000 Lekë nga të ardhurat e shitjes së autoveturës Audi A6.

Gjendja monetare cash, shtuar me 1 700 Euro nga të ardhurat e shitjes së autoveturës së tipit Range Rover

Kartë kreditit në një bankë të nivelit të dytë, overdraft me normë interesi 16%, shuma 200 000 Lekë. Gjendja e detyrimit të mbetur në 31 Dhjetor është -198 018 Lekë, ku interesat janë shlyer nga llogaria rrjedhëse e pagës.

Shpenzuar për vitin 2018 shuma 1 320 000 Lekë për blerjen e autoveturës Mercedes Benz ML 350, vit prodhimi 2010, të blerë në 16.03.2018./CNA.al





Lajmet e fundit nga