Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Ilir Meta lakohet se është hajduti më i madh i votave, i cili me dhunë dhe gjak erdhi në krye të qeverisë në zgjedhjet e vitit 2001.
Ndërsa sot del e shpreh shqetësimin për lirinë e zgjedhjeve dhe kërcënon me prerje kokash kush prek kutitë e votimit, duket se është duke përgatitur skenarin e radhës, por këtë herë jo për të sjellë PS në pushtet por për të mbajtur në jetë LSI.
CNA.al tre ditë më parë tregoi me fakte të gjitha taktikat që përdori Meta për të marrë frenat e qeverisë, e ndërsa sot, do tregojmë të tjera detaje nga përgjakja e rrugëve të Shqipërisë.
Në fushatën elektorale të qershorit Ilir Meta dhunonte dhe rrihte qytetarët ndërsa sot del dhe flet si njeriu që do të mbrojë votën e lirë, por është hajduti më i madh i votave. Aq shumë vota vodhi në 2001 sa u detyrua më një vit më pas të dorëzonte pushtetin.
Ndërkohë që sot po sjellim pasqyrimin e Rilindjes Demokratike, e cila në datën 19 qershor 2001 në faqet 8 dhe 9 shkruante për veprimet e Metës dhe urdhrin që ky i fundit u kishte dhënë Gardës dhe Policëve për të masakruar këdo që ishte demokrat dhe kundër tij.
Ka qenë vetë PD ajo që ka publikuar dëshmitë e qytetarëve që tregojnë se si Meta ka dhënë urdhër për t?i dhunuar barbarisht kundërshtarët e tij politikë.
PD bënte thirrje që Meta të ndalte dhunën shtazarake mbi qytetarët e pafajshëm që u masakruan dhe u rrahën me shkopinj gome dhe qyta armësh, vetëm dhe vetëm që Meta të vinte në krye të qeverisë.
Në vitin 2001 ishte kërcënuar çdo militant, çdo demokrat, shumë prej tyre qenë dhunuar, por kërcënimet dhe terrori shkojnë në KQZ dhe më pas përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, ku demokratëve u hiqeshin mandate, ripërsëriteshin votat me falsifikime, blerje votash, terror dhe dhunë.
Në datën 19 qershor 2001, në botimin e Rilindjes Demokratike theksohet se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, me urdhër të posaçëm nga Meta kanë dhunuar qytetarët e Kavajës, të cilët nuk i ofruan mbështetjen e tyre në këtë proces zgjedhor.
Në artikull thuhet: ?Partia Socialiste e përfshirë në ankth dhe panik për dështimin më takimet e elektoratit, të diel angazhoi Policinë e Kavajës për të përgjakur fushatën elektorale. Qindra banorë të Kavajës u masakruan barbarisht nga policia, forcat speciale dhe ushtarët e Gardës që kishin ardhur posaçërisht me urdhër të Ilir Metës për të shtypur Kavajën antikomuniste?.
Por dhuna që ushtronte Like Floriri në atë kohë mori edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Këshilli Europian, nisi hetime për dhunën që u ushtrua në Kavajë, por jo vetëm, duke fajësuar drejtpërdrejt kryeministrin e asaj kohe, sot kryetarin e LSI dhe presidentin e vendit, për veprime të papërgjegjshme dhe jo të pranueshme për një shtet demokratike.
Në atë kohë dëshmitë ishin nga më të ndryshmet. Një qytetar i Kavajës, i dhunuar nga Policia e qytetit dhe maskat deklaronte në atë kohë se nuk e pëlqente Liken dhe për këtë gjë u rrah në mënyrë barbare. Në botimin e të njëjtës datë të RD-së, pra 19 qershor 2001, Ibrahim Çanaku deklaronte: ?Ata nuk janë policë, por kriminelë. Shiko si më kanë bërë vetëm pse unë ndodhesha para selisë së PD. Mua nuk më pëlqen kjo qeveri dhe as Ilir Meta e Fatos Nano. Këta janë njerëzim më të urryer për popullin shqiptar?.
Por ndonëse me urdhër të Metës u rrahën dhe gjakosën me dhjetëra qytetarë, Policia nuk e ndali aty zbatimin e ultimatumit.
Një tjetër dëshmitar, Skënder Plaku, tregonte në atë kohë se fajtori i vetëm ishte Ilir Meta, i cili lëshoi njerëzit me maska për të dhunuar qytetarët e thjeshtë, vetëm pse ishin në mbështetje të liderit historik të PD Sali Berisha, për të cilin sot me pafytyrësi thotë se doktorin e ka pikë të dobët.
Por kjo është shumë pak në krahasim me bëmat dhe gjëmat që Meta ka bërë në mënyrë të turpshme dhe të fëlliqur për të marrë pushtetin.
Iliri i famshëm i grabitjes së floririt dhe skandalet e tij, sipas denoncimeve të bëra nga PD në vitin 2001, do të vijnë në CNA.al ditë pas dite për të treguar fytyrën e vërtetë të Ilir Metës, jo atë që mban sot me maskë, por atë me një maskë të grisur për të parë se kush është surrati i presidentit tonë, njeriut më të korruptuar, më të dhunshëm dhe më skandaloz në historinë e Shqipërisë.
Ditën e nesërme do të tregojmë të tjera detaje dhe denoncime nga PD ndaj Metës, i cili me skenarët e tij të dhunshëm arriti të marrë karrigen e Kryeministrit. /CNA.al
Ilir Meta hajduti më i madh i votave/ I dhunshëm dhe gjakatar
Kreu i PD, Lulzim Basha, për të “famshmin” analist që bridht...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shfrenuar gjuhën ...
Zbardhet porosia e kreut të PD, Lulzim Basha gjatë mbledhjes...
Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti është shfaqur sot në një n...
Mbrëmjen e djeshme, kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një...
Analisti “i famshëm”, Agron Gjekmarkaj është një nga kandida...
Kërkuesja shkencore pranë Institutit “Kyri” në Paris, Livia ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka vijuar me pub...
Fabrikat e reja të prodhimit të vaksinave në Gjermani dhe Ho...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e so...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja mbi arrestimi...
Belind Këllici, kryetar i forumit rinor të Partisë Demokrati...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zbuluar skenaret e ...
Ish zëvendës ministëri i Ndërtimit në vitet 1998-2000, Kujti...
Eljo Hysko, kryetar i forumit rinor në Partinë Socialiste, n...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli duket se...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mble...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ngritur akuza të fo...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla...
Mjeku Artan Koni ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim të fu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...