web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesë e spotit të PS-së/ Tinka Kurti: Shqipërisë i duhet Edi Rama

31 Mars 2021, 07:14, Politikë CNA

Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti  është shfaqur sot në një nga spotet e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në videon e Kryeministrit Edi Rama ajo jep një mesazh për vet kryeministrin teksa thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama pasi, vetëm ai lufton për qytetarët dhe për vendin.

?Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë . Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër?, shprehet Tinka Kurti.

Tinka Kurti është një tjetër figurë e rëndësishme e artit që i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Kujtojmë që disa ditë më parë edhe aktori i njohur Robert Ndrenika u pa në një spot të nxjerrë nga Kryeministri Edi Rama mirëpo për këtë pati reagime të shumta kryesisht negative./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga