web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Alarm për institucionet shtetërore”/ Meta: Kërkoni ndihmë te vendet partnere!

26 Mars 2021, 07:10, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë, ku pas rënies së një zjarri të madh, ende nuk dihet fati i një të riu.

Meta i ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me shpejtësi, të lënë aktivitetin politik dhe të bëjnë detyrën. Sipas tij, qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm

?Alarm për institucionet shtetërore!
Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar.
Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta.
Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre.

T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm. U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze?, shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga