web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mister fati i rojes/ Mbërrin ushtria në magazinën e djegur në qendrën tregtare

25 Mars 2021, 16:01, Aktualitet CNA

Që nga mesdita e djeshme ka ngelur i bllokuar pas zjarrit të rënë, në qëndrën tregtare ?Casa Italia?, roja i magazinës. I identifikuari Arjan Sala 33 vjeç, nuk ka asnjë shenjë jete që prej ditës së djeshme, në magazinën ku nisi zjarri.

Ende nuk dihet fati i tij, por sot forcat e ushtrisë kanë ardhur në ndihmë të zjarrfiksëve dhe policisë.

Familjarët e tij kanë bërë apel ditën e sotme për ndërhyrje në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e Salës, ndërkohë që mësohet se një kushëri i tij ka thënë se Arjani shpëtoi 25 veta dhe u sakrifikua për vete.
Ishte zjarrfiskja ajo që ka kërkuar ndihmën e ushtrisë, që ka dërguar dy grupe për të bërë të një kërkim më të specializuar për gjetjen e punonjësit të sigurisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga