web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditja e elementëve kriminalë/ Policia dhe Renea intensifikojnë kontrollet në Elbasan

23 Mars 2021, 18:32, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit dhe Renea kanë zhvilluar disa kontrolle në disa lagje të Elbasanit.

Mësohet se kontrollet janë zhvilluar edhe në disa lokale në bulevardin  ?Aqif Pasha”.

Qëllimi i kontrollit është evidentimi  dhe goditja e elementëve kriminal. Blutë kanë rrethuar një banesë, në të cilën dyshohet se ka armë dhe lëndë narkotike.

Deri më tani raportohet se janë shoqëruar në komisariat 2 persona, por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur./CNA.al





Lajmet e fundit nga