web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirimi i zyrave të FRD/ Gjykata Administrative shtyn me pesë ditë shqyrtimin

23 Mars 2021, 10:06, Aktualitet CNA

Gjykata Administrative ka shtyrë me pesë ditë shqyrtimin për çështjen e lirimit të zyrave të FRD.

Kryetari i FRD Sali Shehu ka bërë me dije se kanë dorëzuar padinë për shqyrtimin e kësaj çështje. Ai bëri me dije se kërkojnë ndalimin e akteve të paligjshme të bashkisë.

“Që në ditët e para, FRD-ja ka në statut paqen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve, është në përputhje të plotë me filozofinë e një partie në një fushatë zgjedhore. BE ka hartuar një rezolutë që u bën thirrje organeve shtetërore dhe partive politike për qetësi, për një klimë që i duhet t’i shërbejë fushatës zgjedhore, kësaj rezolute FRD i përgjigjet me sjelljen e saj dhe këmbënguljen për t’i dhënë zgjidhje. Ne kishim depozituar një kërkesë në Gjykatën administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve. Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon. Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit“, u shpreh Shehu./CNA.a





Lajmet e fundit nga