web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krijimi i Qeverisë së re të Kosovës/ Reagon Vuçiç

23 Mars 2021, 14:26, Aktualitet CNA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  tha se fakti që serbët nuk kanë marrë dy pozita ministrore në qeverinë e re të Kosovës është një ?mesazh i keq?.

Sipas tij kjo përbën ?shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës?.

Më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Në përbërjen e qeverisë së re  për Listën Serbe është ndarë udhëheqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Kushtetuta e Kosovës parashikon një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë. Nëse qeveria ka më shumë se 12 ministri, siç është rasti me kabinetin e ri, Kushtetuta e Kosovës thotë se ajo duhet të ketë një ministër të tretë për të përfaqësuar komunitetet jo-shumicë në Kosovë./CNA.al





Lajmet e fundit nga