AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Kandidatja për deputete, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat denoncoi zaptimin e trojeve publike nga klientët e qeverisë.
Tabaku tha se Partia Demokratike do të rikthejë në ligj më në fund konceptin e pronës, konceptin e pronarit dhe do të rikthejmë në ligj konceptin e njohjes së pronës.
?Sot zyrat e Kadastrës, fatkeqësisht janë kthyer në zyra grabitqare të pronave. Sot, fatkeqësisht po kryhet një luftë bandash me pronat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë. Sot, fatkeqësisht çështja e pronave po përdoret si plaçkë lufte për çështjet elektorale. Partia Demokratike është e angazhuar së bashku me 8 shoqata pronarësh, që më në fund të rikthejë të drejtën e pronarit, të rikthejë të drejtën e pronës tek i zoti?- u shpreh Tabaku.
DEKLARATA E JORIDA TABAKUT
Sot nga ana e qeverisë patëm një deklaratë për çështjen e pronave dhe legalizimeve. Dhe më lejoni t?i sqaroj qytetarët për këto dy elemente shumë të rëndësishme.
Në këto 8 vite ka patur shumë mashtrime, shumë gënjeshtra, shumë premtime të pambajtura, por pronat dhe legalizimet janë thjesht vetëm dy prej tyre.
Sot qeveria foli për ligjin e pronave i cili mund të njihet si ligji më famëkeq në këto 30 vite dhe i ka kthyer pronarët në të njëjtat nivele dhe i ka bërë një dëm pronarëve të njëjtë me atë që i bëri regjimi komunist.
Në programin e PD, e thënë prerë dhe qartë nga kryetari i Partisë Demokratike dhe nga të gjithë ekspertët, thuhet që ?Ligji i Pronave aktual do të anulohet?. Jo vetëm me një ligj, por edhe një korpus ligjor prej 10 ligjesh që cenojnë të drejtën e pronës, si Ligji i Investimeve Strategjike, një prej tyre, i cili është duke zaptuar pronat e pronarëve pa të drejtë dhe është duke i konsideruar ato prona publike, do të anulohet bashkë me ligjet e tjerë.
Ne do të rikthejmë në ligj më në fund konceptin e pronës, konceptin e pronarit dhe do të rikthejmë në ligj konceptin e njohjes së pronës.
Sot zyrat e Kadastrës, fatkeqësisht janë kthyer në zyra grabitqare të pronave.
Sot, fatkeqësisht po kryhet një luftë bandash me pronat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë.
Sot, fatkeqësisht çështja e pronave po përdoret si plaçkë lufte për çështjet elektorale.
Partia Demokratike është e angazhuar së bashku me 8 shoqata pronarësh, që më në fund të rikthejë të drejtën e pronarit, të rikthejë të drejtën e pronës tek i zoti.
Ne jemi angazhuar për këtë proces që në momentin që çuam ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ne nuk ka hapa pas dhe nuk ka kthim pas.
Ne do të bëjmë tre elementë kryesore që sot ligji ia mohon pronarëve të drejtë dhe pronarëve të tokës.
I pari do të jetë kthimi i pronave dhe njohja e pronave aty ku ato janë borxh.
I dyti do të jetë kompensimi fizik i cili do të ndodhë. Sepse më të vërtetë, qeveria tha se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe kaq është sipërfaqja. Por sot truajt publikë janë dhënë me 1 euro dhe janë zaptuar nga klientët e qeverisë. Të gjitha këto do të vendosen në funksion të kompensimit fizik të pronarëve dhe së treti, kompensimi financiar i cili është në proces që ka dështuar nga ana e qeverisë, do të rikthehet me një fond dy herë më të lartë në vitin e parë dhe tre herë më të lartë në vijim dhe më në fund do t?i japim fund një procesi i cili ndoshta në kohën e PD-së pati problematikat e veta, por kurrë nuk i shkaktoi kaq dëm pronës dhe pronarëve sa ç?ka ndodhur në tetë vitet e fundit.
Përsa i përket çështjes së legalizimeve.
Premtuan tetë vite më parë se do të bëjnë legalizimin falas, si është situata sot?
Sot situata në terren është që pasi qytetarët shqiptarë i kanë paguar buxhetit të shtetit mbi 60 milionë euro për procesin e legalizimit ky është një nga dështimet më të mëdha të qeverisë.
Unë sapo vij nga terreni ku qytetarët më informojnë se për të përfunduar një legalizim sot, i kërkojnë rreth 4 mijë euro për një kat shëpie për t?u paguar si taksë korrupsioni.
Unë e kuptoj që qeveria është në panik pasi janë duke ikur, por këtij procesi që po e trajtojnë si plaçkë lufte, ne do ta përfundojmë brenda dy viteve të para të mandatit qeverisës.
Procesi i lëgalizimeve është një proces i pakthyeshëm që ka nisur me Partinë Demokratike dhe do të përfundojë me Partinë Demokratike.
Ne nuk kishim asnjë dyshim që asnjë nga dy proceset nuk do të përfundonte me qeverisjen e PS-së dhe e kuptoj, ndoshta qindra shqiptarë që mund të jenë gënjyer por sot faktet janë kokëforta dhe tregojnë që në të dy proceset dështuan, i trajtuan pronarët duke i larguar nga pronat dhe trojet e tyre, nga njëra anë, dhe në anën tjetër në procesin e legalizimit realizuan dështimin më të madh.
Këto zgjedhje të dashur qytetarë, nuk janë zgjedhje as për Bashën, as për Ramën, këto zgjedhje janë për familjen dhe për qytetarët. Janë zgjedhje për prcesin e integrimit europian, janë zgjedhje për t?i dhënë përfundimisht një zgjidhje korrekte procesit të kthimit të pronës, por edhe njëkohësisht të legalizimeve. Këto janë zgjedhje për të gjithë shqiptarët. Ne angazhohemi për të gjitha proceset për përfundimin e vënies së të drejtës së të zotit për procesin e pronës dhe nga ana tjetër edhe për procesin e legalizimit. Do t?i shohim me prioritet. Do të jenë pjesë e planit të punës për 100 ditët e para dhe do të fillojëm menjëherë angazhimin dhe të zbatohet që nga janari i vitit së 2022. Ky është një proces që për ne është prioritet, ky është një proces për integrimin europian dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për ta realizuar dhe përfunduar atë./ CNA.al
Disa ditë më parë u shemb materniteti “Mbretëresha Geraldin...
Strategjia e kufizimeve në pandeminë e Coronas shkakton gjit...
Në aeroportin e Rinasit kanë mbërrritur 10 mijë vaksina rus...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot nga “Don Bosko”.Një 6 vje...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka çuar në Gjykatën Kushtetues...
Pala greke ka shtyrë afatin për mbylljen e doganës së Kapsht...
Një mësuese 41 vjeçare nga Mirdita ka ndërruar jetë nga Covi...
Nisur nga moti i keq në të gjithë vendin, me reshje shiu dhe...
Pneumologu Arian Mezini ka folur rreth situatës të Covid-19 ...
Projekt-ligji që parashikon penalitet me 500 mijë lekë gjobë...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar festën e Su...
Autoriteti Rrugor Shqiptar duke u bazuar në motin e acartë q...
Kriza nga Covid-19 ka shkaktuar vështirësi te sektori i tran...
Strategjia e kufizimeve në pandeminë e Coronas shkakton gjit...
Rajoni verior e jugor i vendit, janë përfshirë gjatë kësaj t...
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nga drejtuesit e mjeteve q...
Kandidatja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo ka reaguar për...
Presidenti, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta për shkak të Covid gjener...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...