Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i paraqiti të premten Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë konkluzionet përfundimtare për çështjen penale në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë.
Sipas SPAK, Llalla akuzohet se e ka kryer këtë vepër penale tre herë. Një investigim i mëparshëm, BIRN tregoi se si Llalla transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë mbi 1 milionë euro përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen-fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.
Prokurori i çështjes, Klodian Braho i kërkoi gjykatës në seancën e të premtes deklarimin fajtor të Llallës për veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie. Nëse gjendet fajtorë Llalla do të përfitojë nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit, duke mbetur si dënim përfundimtar në masën 1 vit e 4 muaj burgim.
Akuza e ngritur sipas nenit 257/a, paragrafi i dytë parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg. Gjithashtu ndaj Llallës u kërkua si dënim plotësues përjashtimi nga Shërbimi Publik për 5 vite. Më herët për shkak të dorëheqjes, ndaj Llallës është sanksionuar prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndalimi 15 vjet për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Përfaqësuesi ligjor i Llallës, avokati Sokol Hazizaj kërkoi që të paraqesë konkluzionet e tij përfundimtare në seancën pasardhëse, që u caktua të zhvillohet më datë 2 prill.
Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të ?mosdeklarimit të shumave monetare në kufi?.
Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Në një njoftim për shtyp të atëhershëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.
Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale ?refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, të kryer tri herë./BIRN
Ndonëse në kohë të vështirë për shkak të pandemisë, pushteti...
Nesër do të vaksinohen në Shqipëri 250 mjekë nga Kosova.Lajm...
Juljan Mehaj është larguar nga posti i kryetarit të Degës Do...
Manifestimi i mbajtur këtë të premte përpara Kryeministrisë ...
Pas dekretimit të 4 anëtarëve të rinj nga ana e presidentit ...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të...
Publikohet video e sherrit të ish deputetit demokrat Luçiano...
Kreu i FRPD dhe kandidati për Deputet Belind Këlliçi në një ...
Ambasadorja Ursula Gacek, për zgjedhjet e 25 prillit, në një...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë...
Kush do të pajiset me certifikatë?Të gjithë personat që jeto...
Punësimi në administratën shtetërore ka përparuar dukshëm në...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho dhe Pëllumb Pipero j...
Komunitetet Fetare u kanë bërë thirrje partive politike që t...
Situata e vështirë që është krijuar në vendin tonë si pasojë...
Ben Blushi është një nga drejtuesit e mediave më të akuzuar ...
Agjencia Europiane e Barnave ka konfirmuar se vaksina AstraZ...
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar di...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit pasditen...
Kryeministri Edi Rama është duke bërë prezantimin e kandidat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...