Shkelën kodin zgjedhor/ Kallëzohen në KQZ pesë kandidatë të PS-së
Qëndresa qytetare ka kallëzuar pranë Komisionit Qëndror të ...
Bindja Demokratike në Shkodër sjell një listë me 12 kandidatë, duke ofruar alternativën dhe mundësinë më të mirë për zgjedhësit e këtij qarku.
?eetimes? publikon profilet e 12 kandidatëve të Bindjes Demokratike në Shkodër si një alternativë ndryshimi për Shkodrën. Ja cila është aferta e secilit prej tyre për zgjedhësit shkodranë:
1 – Jam Tonin Uldedaj, lindur e rritur në Velipojë, por origjina e trungut tonë familjar është Bajza e Kastratit. Lidhjet tona më të forta farefisnore e miqësore i kemi kryesisht me Shkodrën dhe trevat e tjera të këtij qarku. Me profesion jam ekonomist i lartë dhe kam një përvojë të gjatë në menaxhimin e bizneseve tona private, por edhe në administratën publike dhe lokale.
Aktivitetet dhe investimet tona 30 vjeçare janë në fushën e hotelerisë, në ndërtim, karburante, në shërbime dhe edukim universitar, të cilat janë të shtrira kryesisht në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë. Eksperienca ime e gjatë në menaxhim biznesi privat dhe në administratë publike e pushtet lokal, si drejtues njësie administrative, por edhe angazhimi për një kohë të gjatë në jetën shoqërore e politike, si në nivele drejtimi në pozicionin e nënkryetarit të Këshillit bashkiak, por edhe atë politike si anëtar kryesie dhe nënkryetar dege i Partisë Demokratike, me jep sot një avantazh në këtë angazhim të ri politik.
2 – Jam Fatma Maka, nënë e dy vajzave të vogla. Rrjedh nga një familje e persekutuar nga komunizmi, dhe jam lindur e rritur në Shkodër. Në politikë futem pas disa vitesh në gazetari. E kam nisur si gazetare dhe moderatore në median audiovizive të qytetit të Shkodrës. Për një periudhë disa vjeçare kam jetuar jashtë vendit dhe jam kthyer në qytetin tim për t?iu përkushtuar, jo vetëm familjes, por edhe komunitetit. Kjo vetëdije më çoi te vendimi për t?iu bashkuar listës së kandidatëve për deputet të Bindjes Demokratike për qarkun Shkodër.
3 – Jam Gjovalin Dushaj lindur në Pukë. Kam punuar si regjisor, skenograf, dhe krijues i mbi 400 teksteve dhe këngëve, shumë të dashura në veriun e Shqipërisë. Mbas viteve ?90 i jam kushtuar sipërmarrjes, duke hapur një studio reklamash në Lezhë. Jam dekoruar me tituj të ndryshëm si ?Qytetar Nderi i Pukës?, ?Nderi i Unionit Artistik Mbarëkombëtar?, ?Mirënjohje? nga Bashkia Fushë Arrëz , ?Mirënjohje? nga Bashkia Lezhë etj. I pa përfshirë më parë politikisht, vendosa ti bashkohem grupit të kandidatëve për deputet të Bindjes Demokratike për qarkun e Shkodrës.
4 – Jam Bahri Shabani, lindur në Koplik të Malësisë së Madhe. Studimet e larta i kam kryer në Universitetin Bujqësor të Tiranës për Ekonomi Agrare. Kam përvojë të gjerë menaxheriale në institucionet publike. Kam ushtruar disa detyra në role drejtuese dhe në vitin 2000-2003 kam qenë kryetar i Bashkisë së Koplikut. Përvoja dhe përkushtimi më bënë t?i bashkohem projektit të Bindjes Demokratike, një forcë e re dhe premtuese politike.
5 – Jam Esin Lekiq, 29 vjeç i lindur në Vrakë dhe rritur në Shkodër. Diplomuar në Universitetin e Beogradit për ?Albanologji? dhe mbaj titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Jam njohës i mirë i gjuhës Serbe-Kroate dhe Anglishtes. Aktualisht shumë aktivitete të mia përfshijnë angazhimin në shoqatat minoritare dhe përfaqësimin e tyre në shumë projekte evropiane. Më pëlqejnë eksplorimet dhe udhëtimet.
6 – Jam Suelë Daka, mësuese. Rrjedh nga një familje e njohur intelektuale shkodrane (Uci). Si e prekur direkt nga persekutimi komunist, u ngjiza me vlerat e lirisë, të drejtës dhe arsimit, ç?ka më shtyu t?ia kushtoj jetën time mësimdhënies, për të edukuar brezat e rinj. Shpresoj të mund të jap të njëjtin kontribut në ndryshimin e politikës së qytetit tim, i cili më dha shumë vlera. Më pëlqen dija dhe jam e gatshme të sfidoj të kundërtën e saj.
7 – Jam Nikolin Gjeloshi, lindur në Shkodër, ku kam mbaruar edhe studimet e larta në Universitetin ?Luigj Gurakuqi? Jam diplomuar për Histori dhe vazhdoj Masterin për Administratë Publike pranë të njëjtit Universitet. Kam punuar në Arkivën e Shtetit si Specialist Arkivist për një periudhë tre vjeçare. Njohës i mirë i gjuhëve të huaja dhe Historisë që është edhe hobi im. Aktualisht drejtoj një biznes privat.
8 – Jam Gledis Lloshi, lindur e rritur në Shkodër, lojtar i ekipit kampion të Vllaznisë. Jam volejbollist i ekipit të qytetit tonë prej 8 vitesh, gjatë të cilëve ia kemi dalë, bashkë me shokët, ta nxjerrim kampion Vllazninë, për herë të parë në historinë e saj në këtë sport. Kam marrë pjesë më kompeticione ndërkombëtare (Kupat e Europës) me ekipin e Erzenit. Prej vitesh jam angazhuar në nivel menaxherial në biznes privat. Nuk kam qenë më parë i angazhuar politikisht, por më ka bindur programi dhe idetë e Bindjes Demokratike.
9 – Jam Amversa Bardhaj, e lindur në qytetin e Rrëshenit. Studimet e larta i kam mbaruar për Mësuesi. Jam nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm, më pëlqejnë leximet, dhe pjesëmarrja në aktivitete kulturore. Asgjë nuk më përmbush sa marrëdhëniet njerëzore. Vendimin për t?u bërë kandidate me Bindjen e mora në pajtim me karakterin tim të fortë, jo impulsiv, por të aftë për të paraprirë, së bashku me rininë shqiptare drejt ndryshimit të Shqipërisë tonë.
10 – Jam Redi Hebovija, 25 vjeç, lindur dhe rritur në Shkodër. Studimet e larta i kreva në Universitetin ?Luigj Gurakuqi ? dega Financë dhe Master në ?Kontabilitet dhe Raportim Financiar? në Universitetin Europian të Tiranës. Pas studimeve jam angazhuar si ekonomist në sektorin privat në qytetin e Shkodrës. Angazhohem në debate dhe forume mbi projektet evropiane me fokus trajnimin dhe punësimin, aftësimin dhe edukimin e brezit të ri. Mendoj se duhet ritheksuar ndikimi që kanë bashkëmoshatarët e mi si burim i pashtershëm i Shqipërisë.
11 – Jam Irena Hoxha. E lindur në Shkodër dhe rritur në një familje shkodrane, që më ka ushqyer me ndjenja kulturore dhe arsimdashëse, të ec përpara me krenari e nder, t?i dua e t?i respektoj njerëzit. Në fëmijëri kam studiuar 8 vite piano në shkollën e muzikës ?Preng Jakova?. Kam mbaruar studimet e larta për Mësuesi në Universitetin ?Luigj Gurakuqi? Punoj në institucionet arsimore të qytetit dhe fshatit prej 14 vitesh. Më pëlqen të punoj me fëmijët dhe e konsideroj përgjegjësi dhe privilegj edukimin e brezave, dhe kënaqësi kur ata ecin përpara në jetë.
12 – Jam Renato Coku apo siç më thërrasin miqtë ?marinsi?, për shkak të pjesëmarrjes, në krah të forcave amerikane dhe të NATO-s, në misionet ushtatarke në Afganistan. Për këtë kontribut jam dekoruar nga ushtri të ndryshme të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Jam lindur dhe jetoj në Shkodër. I përkas familjes Coku, një derë e madhe patriotike, e njohur, dhe e persekutuar nga komunizmi, me origjinë nga Bregu i Matës në Shënkoll të Lezhës. Kontributet e Cokajve përjetësohen në dy monumente në qendër të Lezhës, atë të Dedë Cokut dhe të Gjeto Cokut. CNA.al
Qëndresa qytetare ka kallëzuar pranë Komisionit Qëndror të ...
Banorët e 9 pallateve pranë ish Fabrikës së Qelqit në “Kombi...
Një kandidat për deputet i Nismës Thurrje është larguar nga ...
Situata pandemike solli ndryshime në biznes, shpesh duke nxj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është detyruar mbrëmjen e sot...
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, aktualisht ...
Kandidatja për deputet e ‘Nismës Thurje’, Rudina Hajdari ka ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar s...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Milva Konomi k...
Dy kandidatet për deputete, Milva Ekonomi nga Partia Sociali...
Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar s...
Sot politika shqiptare ka arritur kulmin e fasadës së saj. D...
Për drejtuesin e Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (I...
Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka kritikuar publikisht k...
Dy përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike , Ivi Kaso ...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka...
Kreu i Komitetit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ...
Ben Blushi i inceneratorëve, i cili la partinë e tij Libra q...
Ish-politikani dhe drejtori aktual i televizionit të Vjollca...
Në Shqipëri, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...