Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në Shqipëri, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së (ODIHR) bëri sot të ditur se sapo ka nisur një mision vëzhgimi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.
Gjatë fushatës në terren do të jenë 50 vëzhgues, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë ditën e zgjedhjeve. Numrat janë ulur për shkak të pandemisë, tha drejtuesja e Misionit, ambasadorja Ursula Gacek, por vëzhgimi do të jetë i plotë në gjithë territorin.
Ekipi i ODHIR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka 13 ekspertë, të cilët janë vendosur tashmë në Shqipëri.
Pas pak ditësh do të vijnë edhe 24 vëzhgues afatgjatë të cilët do të shpërndahen në të 12 qarqet nga data 26 mars.
Ambasadoria Urszula Gacek, e cila drejton misionin vëzhgues, tha se vendet anëtare janë shumë të interesuara që standartet zgjedhore ndërkombëtare të zbatohen plotësisht sa i takon barazisë, ndershmërisë dhe fshehtësisë së procesit, po ashtu edhe në përuthje me Kodin Zgjedhor, ku është bërë një reformë e thellë sa u takon rregullave të garës.
?Kemi shumë të dhëna se si janë zhvilluar zgjedhjet në të kaluarën, por sivjet do të jenë zgjedhje të vecanta për dy arsye: së pari ka shumë ndryshime në legjislacion, së dyti edhe vëzhguesit edhe votuesit do të lëvizin nëpër një process zgjedhor në kohën e pandemisë së COVID, dhe këto të dyja do të ndikojnë në zgjedhje? – tha ambasadorja Gacek.
Për shkak të karantinës, kufizimeve në udhëtim, situatës së pandemisë, që shtrihet kudo dhe jo vetëm në Shqipëri, numri tyre mund të jetë më i ulët.
?Pjesa tjetër do të na bashkohen ditën e zgjedhjeve, por misioni ka njerëz të mjaftueshëm për të qenë të pranishëm kudo, në kryeqytet dhe kudo tjetër në terren, edhe në zonat që mendohen si të nxehta. Misioni do të vëzhgojë ecurinë e fushatës, gjendjen e mediave, ditën e zgjedhjeve dhe do të ketë 3 raporte. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet si të paanshëm dhe nuk jemi policia e zgjedhjeve?, – tha ambasadorja e Gacek.
Po sot edhe KQZ u bëri thirrje partive politike të tregojnë maturi dhe vetëpërmbjatje, sepse zgjedhjet janë për qytetarët.
Dy incidente të motivuara politikisht ndodhën në Elbasan, njëra ditën e verës, kur militant të dy partive u konfrontuan mes tyre, edhe të enjten ish deputeti i opozitës Luçiano Boçi me një biznesmen të zonës. Në të dy rastet shkaset fillestare nuk janë zbardhur nga hetime profesionale, por dihet motivimi politik i nxitur nga ethet e fushatës së parakohshme elektorale.
KQZ theksoi në një deklaratë publike se sjellja dhe fjalimet e përfaqësuesve politik ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek mbështetësit e tyre dhe në cënimin e standardeve të zgjedhjeve.
?Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, kusht për integrimin europian të vendit? – thuhet në deklaratë.
KQZ kërkoi që partitë të respektojnë njëra tjetrën dhe që të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të krijuar opinionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, si dhe të drejtën e tyre për të pasur zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike.
Përfaqësues të KQZ janë takuar me misionin vëzhgues ndërkombatër, ODIHR, i cili ka zhvilluar deri 50 misione vëzhgimi të zgjedhjeve në Shqipëri qysh nga viti 1996.
Misioni do të vlerësojë nëse zgjedhjet do të mbahen sipas angazhimeve të OSBE-së dhe sipas detyrimeve dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike si dhe me legjislacionin kombëtar./ VOA
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Presiden...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka prezantu...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i pranishë...
Presidenti Ilir Meta pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit...
Kreu i PD-së vazhdon të mos ndalet me gafat e tij nëpër taki...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili...
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në një posti...
Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për median ka folur pë...
Kreu i PD Lulzim Basha nuk heq nga gafat. Përveç se me numra...
Pas incidentit të dhunshëm disa ditë më parë në zyrat e FRD-...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka folur lidhur me raportin e f...
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer kërkesës së tij “të v...
Kryeministri Edi Rama ka folur për programin e Partisë Socia...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka renditur sipas tij, një nga dësh...
Publikohet historia e panjohur e Kadri Hoxhës me origjinë ng...
Sipas “Bild”, sherri mes trajnerit te Bayernit, Hansi Flik d...
Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit Petro Koçi...
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka ftuar mbrëmjen e sotme ...
Analisti Fatos Lubonja, ka analizuar sjelljen agresive të Pr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...