“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Presidenti Ilir Meta pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka pranuar propozimet e këtij organi, duke vendosur që katër gjyqtarë të emërohen përfundimisht.
Ata janë: Sokol Binaj; Albana Boksi; Sandër Simoni; Klodian Kurushi.
Së bashku me këto katër emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me shtatë anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datën 17 mars 2021, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 4 (katër) anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.
Presidenti Meta, pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura për konkurrim në datë 09.07.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11, të ligjit nr. 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, përfundimisht ka pranuar propozimet e KLGJ-së, duke vendosur që:
Së bashku me këto 4 (katër) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 (shtatë) anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.
Ka kaluar plot 1 (një vit) nga momenti i propozimit nga KLGJ, të emërimit të 3 anëtarëve të parë në Gjykatën e Lartë. Nëse KLGJ do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024!
Kjo gjendje është e papranueshme për Presidentin e Republikës dhe duhet t?i shqetësojë të gjithë.
KLGJ duhet të angazhohet me seriozitet, për të vijuar me ritme më të shpejta procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë, duke vepruar me pavarësi, integritet, dhe transparencë, për plotësimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore dhe për t?i ofruar njëkohësisht kësaj Gjykate të gjithë mbështetjen e nevojshme.
Gjykata e Lartë përballet me një sfidë shumë të madhe, për të përmbushur detyrimin për të shqyrtuar një numër të lartë çështjesh të mbartura. (rreth 35 mijë çështje gjyqësore që presin shqyrtimin).
Presidenti i Republikës, vlerëson të risjellë edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin, dhe lidhet direkt me integrimin Europian dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Plotësimi me të gjithë trupën e nevojshme gjyësore të Gjykatës së Lartë duhet të jetë prioriteti kryesor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut, dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomiko-financiar të shtetit Shqiptar, por nga ana tjetër përbën një çështje jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë./CNA.al
Kreu i PD-së vazhdon të mos ndalet me gafat e tij nëpër taki...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili...
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në një posti...
Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për median ka folur pë...
Kreu i PD Lulzim Basha nuk heq nga gafat. Përveç se me numra...
Pas incidentit të dhunshëm disa ditë më parë në zyrat e FRD-...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka folur lidhur me raportin e f...
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer kërkesës së tij “të v...
Kryeministri Edi Rama ka folur për programin e Partisë Socia...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka renditur sipas tij, një nga dësh...
Publikohet historia e panjohur e Kadri Hoxhës me origjinë ng...
Sipas “Bild”, sherri mes trajnerit te Bayernit, Hansi Flik d...
Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit Petro Koçi...
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka ftuar mbrëmjen e sotme ...
Analisti Fatos Lubonja, ka analizuar sjelljen agresive të Pr...
Televizioni i Vjollca Hoxhës me drejtor Ben Blushin ka bërë ...
Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim...
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme shumicën...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka folur për sondazhet e dala në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...