Dy tërmete të frikshme goditën vendin/ Trump: SHBA-ja është gati të ndihmojë Venezuelën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Zyrtarë të Departamentit të Shëndetësisë në varësi të Guvernatorit Andrew Cuomo konfirmuan njoftimet e së enjten në mbrëmje se anëtarët e një grupi pune mbi COVID-19-n, kishin ndryshuar një raport të shtetit të Nju Jorkut mbi shtëpitë e të moshurave, duke mos pasqyruar numrin e plotë të banorëve që kishin humbur jetën nga koronavirusi. Por zyrtarët këmbëngulën që ndryshimet ishin bërë për shkak të shqetësimeve në lidhje me saktësinë e të dhënave.
Duke cituar dokumente dhe persona në dijeni të diskutimeve brenda administratës, gazetat ?Wall Street Journal? dhe ?New York Times?, shkruanin se ndihmësit, përfshirë sekretaren e guvernatorit, Melissa DeRosa kishin shtyrë zyrtarët e shëndetësisë së shtetit të Nju Jorkut të ndryshonin raportin e muajit korrik, duke përfshirë vetëm ata banorë që kishin vdekur brenda objekteve të kujdesit afatgjatë shëndetësor dhe jo ata që ishin sëmurë aty, por që kishin vdekur më pas nëpër spitale.
Kjo është goditja më e fundit ndaj Guvernatorit Cuomo, i cili është rrethuar nga dy skandale, një që përfshin trajtimin nga ana e tij të vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve dhe akuzat për ngacmimë seksuale nga dy ish-ndihmëse të tij dhe një grua, të cilën ai e kishte takuar gjatë një ceremonie martesore.
Zoti Cuomo kërkoi falje të mërkurën që kishte vepruar siç tha “në një mënyrë që i kishte bërë të tjerët të viheshin në siklet”, por refuzoi thirrjet për dorëheqje. Ai tha se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin e nisur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit mbi akuzat për ngacmim seksual. Ndërkohë hetuesit federalë po shqyrtojnë me kujdes mënyrën se si administrata e tij ka trajtuar të dhënat mbi shtëpitë e të moshuarve.
Disa nga demokratët kryesorë të këtij shteti kanë thënë se po presin përfundimin e hetimeve përpara se të dalin në një përfundim në lidhje me sjelljen e zotit Cuomo. Por pas artikujve të së enjtes në mbrëmje, disa ligjvënës të shtetit ripërsëriten thirrjet që guvernatori të dorëhiqet ose të shkarkohet.
?Cuomo fshehu shifrat. Të nisin procedurat për shkarkimin e tij?, shkruante anëtari i Asamblesë së lagjes Kuins të Nju Jorkut, Ron Kim.
Raporti i muajit korrik mbi shtëpitë e pleqve u lëshua për të hedhur poshtë kritikat ndaj zotit Cuomo mbi një direktivë të 25 marsit që ndalonte shtëpitë e pleqve të refuzonin pacientët me koronavirus, të cilët kishin dalë nga spitalet. Disa shtëpi pleqsh u ankuan në atë kohë se politika mund të ndihmonte në përhapjen e virusit.
Raporti arriti në përfundimin se politika nuk luajti asnjë rol në përhapjen e infeksionit.
Analiza e shtetit bazohej pjesërisht në atë që zyrtarët thanë në atë kohë se ishte një statistikë e pasaktë. Në raport thuhej se 6,432 persona kishin vdekur në shtëpitë e pleqve të shtetit.
Zyrtarët shtetërorë pranuan edhe atëherë që numri i vërtetë i vdekjeve ishte më i lartë për shkak të përjashtimit të pacientëve që kishin vdekur në spitale, por ata nuk pranuan në atë kohë të jepnin ndonjë vlerësim mbi numrin edhe më të madh të vdekjeve, duke thënë se shifrat ishin ende duke u verifikuar.
Gazetat ?Times? dhe ?Journal? raportuan se në fakt projekt-raporti e përfshinte shifrën, më shumë se 9,200 vdekje, për të cilën më pas ndihmësit e zoti Cuomo thanë se duhej të ndryshohej.
Zyrtarët shtetërorë insistuan të enjten se korrigjimi u bë për shkak të shqetësimeve në lidhje me saktësinë dhe jo për të mbrojtur emrin e zotit Cuomo.
“Ndërsa variantet e hershme të raportit përfshinin vdekjet jashtë institucioneve (azileve), grupi i punës mbi COVID-in nuk ishte e kënaqur që të dhënat ishin verifikuar në kundërshtim me të dhënat e spitaleve dhe kështu raporti përfundimtar përdori vetëm të dhënat mbi vdekjet brenda institucioneve, të cilat u shfaqën në raport”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë Gary Holmes.
Shkencëtarët, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarë të zgjedhur e patën sulmuar raportin në atë kohë lidhur me metodologjinë e gabuar dhe statistikat selektive.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të premten se pretendimet se ndihmësit e zotit Cuomo kishin manipuluar raportimin publik mbi numrin e vdekjeve në shtëpitë e pleqve ishin “shqetësuese”. Ajo tha se Shtëpia e Bardhë “do të mbështeste çdo hetim të pavarur” mbi këtë çështje./VOA
Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj COVID-it tha të...
Senati amerikan ka nisur debatin lidhur me planin për ndihmë...
Sipas një njoftimi të Departamenti amerikan të Shëndetësisë,...
Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të B...
Gjatë 53 viteve, Eleni Tzima dhe bashkëshorti i saj Nasos Tz...
Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam ka deklaruar se të gj...
Disa shtete amerikane janë duke lehtësuar ose hequr kufizime...
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se admi...
Qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës janë acaruar ndjeshëm tre...
Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat ...
Rastet e infektimeve me koronavirus në Evropë u rritën 9% gj...
Pas takimit maratonë në Berlin mes federatës dhe landeve u v...
Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë ...
Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj k...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur zyrtari...
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Kriza...
Media gjermane njoftoi të mërkurën se agjencia e zbulimit të...
Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gji...
Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...