Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për unitetin e bllokut dhe shëndetin publik
Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të B...
Sipas një njoftimi të Departamenti amerikan të Shëndetësisë, qeveria e SHBA po shikon mundësinë për të strehuar në një bazë ushtarake të Virxhinias fëmijët migrantë të pashoqëruar nga prindërit, ndërkohë që është shtuar ndjeshëm numri i migrantëve që mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë.
Një zëdhënës i Pentagonit konfirmoi për agjencinë Reuters se në shqyrtim është baza Fort Lee, rreth 48 km në jug të qytetit Riçmond.
Numri i fëmijëve migrantë që mbërrijnë në kufirin jugperëndimor është rritur muajt e fundit, duke shtuar trysninë ndaj objekteve rë administruara nga departamenti, që strehojnë fëmijët përpara se ata të bashkohen me prindërit ose persona të tjerë në Shtetet e Bashkuara.
Në njoftim, Departamenti tha se i duhet urgjentisht të gjejë më shumë hapësirë strehimi për të miturit e pashoqëruar.
Departamenti tha gjithashtu se i duhet që “në mënyrë agresive” të gjejë zgjidhje për numrin në rritje të fëmijëve që hyjnë në vend mes pandemisë COVID-19.
Numri i migrantëve të kapur duke kaluar kufirin dhe që po lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara është rritur javët e fundit, tani që Presidenti demokrat Joe Biden është zotuar të prapësojë shumë nga politikat e vijës së ashpër të ish-Presidentit republikan Donald Trump.
Zyrtarët amerikanë po nguten të gjejnë strehë dhe të shpejtojnë bashkimin me prindërit për një numër në rritje të fëmijëve të pashoqëruar që mbërrijnë në kufi, pasi zoti Biden i ka përjashtuar ata nga politika e Presidentit Trump të njohur si Neni 42. Kjo politikë, e miratuar me arsyetimin e rrezikut të infektimit nga COVID-19, lejonte autoritetet amerikane të dëbonin me shpejtësi migrantët e kapur në kufi.
Sipas ligjit amerikan, fëmijët nën moshën 18 vjeç të kapur duke kaluar kufirin pa një prind ose kujdestar ligjor, cilësohen “të pashoqëruar” dhe duhet të transferohen nga objektet e Patrullës Kufitare për në objektet e Departamentit të Shëndetësisë brenda 72 orëve.
Ligji parashikon procedura të veçanta për fëmijët nga Meksika dhe Kanadaja, duke lejuar që ata të nxirren më lehtë nga vendi.
Shumica e fëmijëve që vijnë në SHBA pa prindër ose kujdestarë ligjorë janë nga Meksika dhe nga Amerika Qendrore.
Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bazat ushtarake për të strehuar fëmijë të pashoqëruar edhe më parë, kur ka patur rritje të tyre. Një rast ka qenë në vitin 2014 në kohën e ish-Presidentit Barack Obama, kur pati një shtim të ndjeshëm të të miturve të pashoqëruar./ VOA
Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të B...
Gjatë 53 viteve, Eleni Tzima dhe bashkëshorti i saj Nasos Tz...
Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam ka deklaruar se të gj...
Disa shtete amerikane janë duke lehtësuar ose hequr kufizime...
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se admi...
Qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës janë acaruar ndjeshëm tre...
Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat ...
Rastet e infektimeve me koronavirus në Evropë u rritën 9% gj...
Pas takimit maratonë në Berlin mes federatës dhe landeve u v...
Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë ...
Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj k...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur zyrtari...
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Kriza...
Media gjermane njoftoi të mërkurën se agjencia e zbulimit të...
Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gji...
Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i shprehu besimin Qeverisë së...
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme Greqinë,...
Ndërkohë që shumë druajnë për mutacionet dhe një valë të tre...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...