Mësim në kohë pandemie/ Virxhinia rikthen nxënësit në shkolla
Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam ka deklaruar se të gj...
Gjatë 53 viteve, Eleni Tzima dhe bashkëshorti i saj Nasos Tzimas i kanë ndërtuar kullotat e tyre ndërmjet një distance prej 150 kilometrash, midis kullotave verore e të izoluara në male e deri tek ultësira e shtëpisë ku dimërojnë.
Familja Tzimas është pjesë e një tradite mijëvjeçare të lëvizjes sezonale të bagëtisë. Por kjo traditë po vdes dhe ata janë disa nga të fundit që e praktikojnë ende.
Gjatë muajve të verës, çifti, të dy rreth të 80-ave, jetojnë në një kasolle të improvizuar, duke përdorur energjinë diellore për radion, celularët dhe ndriçimin. Ata janë ndër barinjtë më të moçëm që marrin pjesë në një udhëtim të përvitshëm të njohur si “diava?, në Parkun Kombëtar malor Pindus, pranë kufirit greko-shqiptar.
Zonja Tzima, e cila thotë se shëndeti i lig i burrit të saj nënkupton se udhëtimi i vitit 2020 me shumë gjasa ka qenë i fundit, e përshkruan jetesën e tyre si të vështirë por shpërblyese. “Ne rropatemi çdo ditë, nga mëngjesi e deri sa bie muzgu. Nuk kam bërë kurrë as edhe një ditë pushim, sepse bagëtia nuk pushon? thotë ajo. “Unë jam mësuar me klimën e ftohtë malore dhe qetësinë e verës në mal. Nuk e kam zgjedhur këtë jetë por nëse do të duhet ta bëja, do të ishte pikërisht kështu.?
Një trashëgimi e gjelbër, në zhdukje
Tradita mijëvjeçare e lëvizjes sezonale të bagëtisë praktikohet kryesisht nga grupet autoktone greke si dhe nga emigrantët nga Shqipëria e Rumania. Dikur shumë e përhapur, tradita e humbi popullaritetin e saj në vitet 60-?70, kur nisi të jetësohet teknologjia e re bujqësore.
Në 2019-ën, UNESCO e quajti këtë traditë një “trashëgimi kulturore jomateriale” dhe e përshkroi atë si një nga mënyrat më të qëndrueshme dhe më efikase për bagëtitë. Kullotat e lëvizshme krijojnë kohë për rikuperim dhe nuk krijojnë mbishfrytëzim, ndërsa barinjtë mund të shmangin thatësirat verore duke u drejtuar në malet ku shkrihet dëbora dhe rritet bari.
Migrimi përgjatë shtigjeve të shkelura mirë ka formuar gjithashtu peizazhe natyrore, duke krijuar habitate unike në hapësirë të hapur, që janë shtëpia e një numri bimësh dhe kafshësh, si dhe korridore për kafshët e egra. Disa studime tregojnë gjithashtu se bagëtia nomade kullotëse mund të ndihmojë në parandalimin e zjarreve në pyje.
Thomas Ziagkas i lyen delet e tij duke përdorur baltë të kuqe, në mënyrë që kafshët e tij të mos përzihen me kopetë e tjera. Në ditët e sotme ai rrallë takon barinj të tjerë nëpër shtigje. Megjithatë, 72-vjeçari vazhdon traditën familjare, sepse dëshiron të tregojë se delet e tij kanë lëvizur – ndryshe nga kopetë e palëvizshme që kullosin në fusha.
“Ndihem krenar që tufa ime zbriti nga malet, deri këtu poshtë,” tha ai. “Kjo u duhet treguar të tjerëve “.
Kafshë të lumtura ? prodhime cilësore
Në fillim të tetorit, vëllezërit Nikos dhe Giannis Saitis ulen rreth një zjarri bubulak, pas një dite rraskapitëse ecjeje në mal me bagëtitë e tyre. Ata thonë se udhëtimi nëpër kullota është i mirë për kafshët.
“Malet i bëjnë ato të fortë dhe të shëndetshëm ? gjithashtu edhe mua? ? thotë Nikos Saitis. “Nëse bagëtinë e transportojmë me kamionë, ato do të kalonin traumë, për shkak të ndryshimit të habitatit dhe lartësisë?.
Çdo vit, dy vëllezërit mezi presin nisjen e udhëtimit që shenjon nisjen e dimrit dhe punën e vështirë që përmbyllet me prodhimin e qumështit.
Barinjtë këtej pari e përdorin qumështin kryesisht për prodhimin e djathit. Është e vështirë për të transportuar çdo ditë qumësht të freskët në vendndodhje të ndryshme, veçanërisht lart në malësi. Ndonjëherë ata ia shesin djathin banorëve vendas ose tregtarë që vijnë t’i takojnë këtu.
Të ushqyerit e deleve me bar të freskët mali u jep atyre produkte të një cilësie të lartë siç është djathi, qumështi dhe kosi cilësor, me të cilët s’mund të konkurrojë asnjë produkt tjetër, thotë Nikos Saitis. Gjithsesi, barinjtë janë të detyruar t’i shesin produktet e tyre me çmime të ulëta, të cilat nuk pasqyrojnë cilësinë dhe punën e madhe që qëndron pas tyre./dw
Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam ka deklaruar se të gj...
Disa shtete amerikane janë duke lehtësuar ose hequr kufizime...
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se admi...
Qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës janë acaruar ndjeshëm tre...
Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat ...
Rastet e infektimeve me koronavirus në Evropë u rritën 9% gj...
Pas takimit maratonë në Berlin mes federatës dhe landeve u v...
Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë ...
Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj k...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur zyrtari...
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Kriza...
Media gjermane njoftoi të mërkurën se agjencia e zbulimit të...
Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gji...
Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i shprehu besimin Qeverisë së...
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme Greqinë,...
Ndërkohë që shumë druajnë për mutacionet dhe një valë të tre...
Me miliona doza të vaksinave AstraZeneca janë grumbulluar në...
Administrata e Presidentit Biden dhe zyrtarët evropianë vazh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...