SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam ka deklaruar se të gjitha shkollat publike në këtë shtet duhet të ofrojnë mësimin në objektet shkollore duke filluar nga data 15 mars. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets vizitoi një shkollë në qytetin e Aleksandrisë për të parë se si po bëhen përgatitet për rihapjen e shkollave pas një mbylljeje të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Shkollat publike të Virxhinias kanë qenë të mbyllura për gati një vit, por duke filluar nga 15 marsi, ato do të rihapin dyert për nxënësit.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë e ngjashme me një përvojë normale arsimore.
Studentët do të duhet të respektojnë distancimin fizik nga shokët e klasës, do të duhet të mbajnë maskën gjatë gjithë ditës dhe do t?i nënshtrohen kontrollit të temperaturës para hyrjes në ndërtesat e shkollës.
Miranda Turner, nënë e tre fëmijëve, thotë se është e kënaqur me këto rregulla të reja.
Miranda Turner, Organizata Prindërit e Arlingtonit për Arsimin-Skype
?Djali im është në kopsht, ku përveç shkrim-leximit nxënësit duhet të mësojnë edhe si të shoqërohen me njëri-tjetrin, si të ndjekin rregullat, si të sillen në një klasë me një grup fëmijësh të tjerë. Kjo pjesë e mësimin nuk mund të bëhet përmes iPadit?, thotë ajo.
Për gati një vit, Turner, së bashku me prindërit e tjerë, ka bërë presion për rihapjen e shkollave. Më në fund, në shkurt, guvernatori i Virxhinias Ralph Northam tha se kishte ardhur koha për rikthimin e nxënësve në objektet shkollore.
Charles Pyle, Drejtor i Marrëdhënieve me Median, Departamenti i Arsimit i Virxhinias-Skype
?Guvernatori e bëri të qartë se ai dëshironte të shihte distriktet shkollore të fillonin rikthimin e nxënësve në objektet shkollore. Guvernatori e kupton se kjo situatë e jashtëzakonshme po dëmton fëmijët në aspektin akademik, atë shoqëror dhe emocional“, tha Charles Pyle, Drejtor i Marrëdhënieve me Median në Departamentin e Arsimit në Virxhinia.
Prindërit ende kanë një zgjedhje: fëmijët e tyre mund të vazhdojnë mësimin në internet ose mund të kombinojnë mësimin nga distanca me atë në objektet shkollore.
?Në një klasë tradicionalisht mund të keni banka dhe karrige të mjaftueshme për njëzet e pesë deri në njëzet e tetë nxënës. Tani, bazuar në madhësinë e klasave tona dhe masat e distancimit fizik, ne mund të kemi vetëm rreth 12 deri në 13 nxënës në një klasë normale në të njëjtën kohë“, thotë Michael Magliola, drejtor i Shkollës fillore Luther Jackson.
Ka gjithashtu rregulla të reja të rrepta se si të trajtohen fëmijët që mund të tregojnë shenja të koronavirusit.
?Ne kemi dhoma izolimi për personelin tonë, ku mund të vendosen edhe nxënësit që mund të shfaqin simptoma në kohën kur janë në shkollë. Ne gjithashtu kemi një protokoll komunikimi, nëse kemi një rast pozitiv për të ndarë informacionet me departamentin tonë të shëndetit dhe për të filluar procedurat e gjurmimit të kontaktit“, thotë Gregory Hutchings, administrator i Shkollave Publike të Aleksandrisë.
Masat e tjera përfshijnë, rregullin që mësuesit nuk duhet t’u afrohen fëmijëve nëse nuk është e nevojshme, dhe çdo seancë mësimi do të transmetohet për ata studentë që ndodhen në shtëpi.
“Nxënësit tanë do të kenë një mësues të çertifikuar para tyre ose një monitor të klasës që do të mbështesë nxënësit nëse ata kanë një mësues virtual“, thotë Michael Magliola, drejtor i Shkollës fillore Luther Jackson.
Mësuesi virtual është një domosdoshmëri, sepse shumë mësues kanë frikë të kthehen në klasë për shkak të shqetësimit se mund të infektohen me Covid-19.
Anëtarët e Shoqatës së Arsimit në Virxhinia besojnë se shkollat duhet të hapen vetëm pasi të gjithë mësuesit të vaksinohen. Organizata nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment. Por Departamenti i Arsimit i Virxhinias thotë se sipas udhëzimeve nga zyrtarët shëndetësorë, kthimi në shkollë është i sigurt.
Charles Pyle, Drejtor i Marrëdhënieve me Median, Departamenti i Arsimit i Virxhinias-Skype.
“Gjithçka që kemi parë dhe kemi dëgjuar nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe ekspertë të tjerë është se vaksinimi i të gjithë personelit nuk është një parakusht që duhet të plotësohet para rihapjes së shkollave“, thotë Charles Pyle, drejtor i Marrëdhënieve me Median në Departamentin e Arsimit të Virxhinias.
Dega në Virxhinia e Akademisë Amerikane të Pediatrisë gjithashtu mbështet rihapjen e shkollave. Deri më tani, rreth gjysma e familjeve të nxënësve në qytetin e Aleksandrisë kanë rënë dakord për sistemin hibrid të mësimit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një normaliteti të ri pas pandemisë./ VOA
Disa shtete amerikane janë duke lehtësuar ose hequr kufizime...
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se admi...
Qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës janë acaruar ndjeshëm tre...
Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat ...
Rastet e infektimeve me koronavirus në Evropë u rritën 9% gj...
Pas takimit maratonë në Berlin mes federatës dhe landeve u v...
Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë ...
Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj k...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur zyrtari...
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Kriza...
Media gjermane njoftoi të mërkurën se agjencia e zbulimit të...
Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gji...
Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i shprehu besimin Qeverisë së...
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme Greqinë,...
Ndërkohë që shumë druajnë për mutacionet dhe një valë të tre...
Me miliona doza të vaksinave AstraZeneca janë grumbulluar në...
Administrata e Presidentit Biden dhe zyrtarët evropianë vazh...
Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...