web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjoba 50 milionë lekë/ Ankohet Edmond Spaho: Më kanë vënë nga pas kudo që shkoj policinë

18 Shkurt 2021, 18:31, Politikë CNA

Pas shkrimit të CNA.al , drejtuesi politik i PD në Qarkun e Korçës Edmond Spaho është gjobitur me 50 milionë lekë për takimet që ai zhvillon me qytetarët në kundërshtim me masat anti Covid.

Spaho shprehet se gjoba është politike, dhe e  vendosur me urdhër të Niko Peleshit.

Ai shton se nuk frikësohet nga asnjë manovër dhe makinacion i Peleshit dhe se Rama është e shkuara e vendit, pasi më 25 prill fiton Shqipëria.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Edmond Spaho:

Sot nga mediat u informova per gjoben qe me ka vene policia e Devollit, per organizim tubimi ne kundershtim me aktin normativ,  per mbrojtjen nga Covid 19.

Partia Demokratike dhe une ne te gjitha aktivitetet, kemi ne radhe te pare ne qender te vemendjes,mbrojtjen e shendetit te qytetareve,respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskes.

Me nje akt te paprecedent,ne  shkelje flagrante te aktit normativ,pa me kontaktuar,pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara,me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku une pija kafe,sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, qe asnje manover dhe makinacion,nuk me frikeson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill.

I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinant Mara , te me heqe menjehere survejimin me policine politike,  qe me ka vene ngado ku shkoj.

Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident,qe do te krijoje me PD.

Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi,qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim.

Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton!

CNA.al ?zgjon? policinë/ Gjobitet Edmond Spaho

Policia e Korçës ?qorre?/ Spaho rrezikon jetën e njerëzve, askush nuk e gjobit





Lajmet e fundit nga