Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha ka prezanuar librin ?Misioni im?.
Në librin e tij të cilin ai e quan letër të hapur drejtuar qytetarëve, nuk mund të mungonin edhe ?perlat? e Bashës. Në pjesën e parë të botuar, Lulzim Basha thotë se kur ishte veç 10 vjeç, në vitin 1984, ai dëgjonte fshehurazi ?Zërin e Amerikës? me dajën.
Pjesa nga libri: Basha rrëfen episode nga viti 1984, kur ishte 10 vjeç dhe daja e ftoi të dëgjonin fshehurazi ?Zërin e Amerikës?.
Kur kthehem pas në kohë për të gjetur ngjarjen apo momentin kur kam folur apo kam menduar për herë të parë për politikën, ndal në një mbrëmje të vitit 1984, kur daja im më ftoi të dëgjonim fshehur ?Zërin e Amerikës?. Ishin lajmet e orës 18:00. ?Qeveria e Tiranës??, u dëgjua zëri kumbues i Elez Biberajt, dhe pastaj vijoi një edicion i plotë lajmesh në një botë që as e njihja dhe as e përfytyroja, e cila më dilte plotësisht jashtë kornizave të ditës sime. Isha 10 vjeç.
Këtë emision e pasuan biseda zëulta me dajën tim dhe rrethin familjar në kushte të besueshme, biseda të cilat formësuan tek unë një adoleshent në fund të viteve 80-të, idetë e para për politikën. Megjithëse isha fare i vogël, dy gjëra i mbaj mend akoma edhe sot. E para, atmosfera familjare e cila ishte tejet e kujdesshme që këto biseda të ishin sekrete dhe mos të dilnin jashtë mureve të familjes, a thua se ajo që po flisnin ishte krim. Dhe e dyta, kuptova se sa e rëndësishme ishte politika për familjen tonë dhe për jetën e njerëzve në përgjithësi.
Është e qartë se formimi im politik, koncepti që kam për vlerat në të cilat besoj, janë ato të së djathtës. Ishte një formim pothuajse i përcaktuar. Në kushtet e një familje me gjyshërit të ardhur nga Kosova, ku gjithnjë kishte një simpati për Perëndimin, edhe qasja ime politike do të ndikohej nga kultura dhe vlerat e trashëguara nga familja.
Kulturë, e cila çmonte dhe besonte te liria, fjala e lirë, dashuria për atdheun dhe besimi në Zot. Jo vetëm që i besonte, por, edhe pse në kushte shtrëngimi, mundej që t?i ruante të gjalla çdo ditë dhe t?i kultivonte ndër breza. Si sot më kujtohet gjyshja që agjëronte dhe falej fshehurazi. Fryt i kësaj tradite janë vlerat që më kanë shoqëruar gjithë jetën dhe kanë formuar personin tim.
Më tej Basha përshkruan shprehjen e pakënaqësive dhe ?heroizmat? e para të tij kundër regjimit komunist që kur ishte 15 vjeç, duke pretenduar madje se nisi ndiqej nga ish-Sigurimi i Shtetit, për shkak të ?luftës? së tij kundër regjimit.
?Në të vërtetë, po të bëj një kthim të shkurtër të fillim të viteve ?90, më kujtohet që mjedisi në të cilin gjallonte Shqipëria në atë kohë ? kur isha jo më shumë se 15-16 vjeç ? mbartte një atmosferë ngjarjesh për të cilat nuk mund të mos shpreheshe, ndaj të cilave nuk mund të qëndroje indiferent. Ditën pas rënies së Murit të Berlinit, mbaj mend që në orën e mësimit mësuesja kujdestare na pyeti se çfarë mendonim për ato ngjarje. Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën. Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës. Unë isha rritur në atë frymë në familjen time, e cila nuk e pranoi atë regjim asnjë ditë. Mbaj mend që një shok tjetër më tha ?hej?kujdes se erdhi Aro?. Arot ishin tipat e makinave famëkeqe të regjistrimit që shoqëronin çdokënd që fliste kundër tij. Bëhej fjalë për Sigurimin. ?Vajtja jonë si nxënës gjimnazi në mitingjet në Qytetin Studenti është ndoshta kujtimi im më i pashlyer i asaj kohe. Ndjeja se diçka e bukur po vinte për shqiptarët??.
Perla e radhës në librin e Lulzim Bashës, tregohet për rastin kur ai ka lobuar që e shoqja Aurela, të takonte Sali Berishën.
E shoqja, e cila vjen nga një familje komuniste, e kishte ëndërr të takonte Sali Berishën, gjë që e arriti falë të shoqit.
?Në ndërtesën e parë të PD-së në rrugën Fortuzi kam shkalur për një arsye të çuditshme, por edhe të thjeshtë për kohën. Sapo kishte dalë numri i parë i gazetës ?Rilindja Demokratike?, gazeta e parë opozitare. I gjithë qyteti i kërkonte. Gazeta e parë ishte prodhuar në dhjetëra mijëra kopje dhe ishte përpirë që në minutat e para në treg. Njerëzit ishin të uritur për fjalën e lirë. Shkova në zyrat e PD-së për të kërkuar një numër të saj dhe me vështirësi arrita të siguroj dy copë, nga të cilat njëra kopje nuk e kishte fletën e mesit. Një kopje të numrit të parë të kësaj gazeta e ruan sot e kësaj dite babai im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do të behje një ditë kryetar i Partisë Demokratike?
Në ato fillim, në godinën e PD-së, të cilën unë e vizitoja shpesh, hynin dhe dilnin shumë njerëz. Më vonë ajo u zhvendos në selinë tjetër në Rrugën e Kavajës. Më kujtohet se si një herë ia plotësova Aurelës, shoqes time të klasës, dëshirën e madhe që kishte për të takuar personalisht Sali Berishën. Si aktivist i partisë dhe veprimtar i shoqërisë civile, unë kisha kontakte të herëpashershme me liderin e opozitës. Një ditë arrita të ?loboj? që Aurela të takonte doktorin për disa minuta në zyrën e tij. Që të dy ne, atëherë vetëm shokë gjimnazi, krijuan kështu një lidhje shpirtërore me Partinë Demokratike??./CNA.al
Gazetari Mero Baze me anë të nje video në rrjete sociale ka ...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi fondin paraprak për ...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas acarim...
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LRE për Qa...
Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj bën me dije se PD ...
Sekretari i PD për zgjedhjet, Ivi Kaso ka reaguar pa vendimi...
Takimi i Kreut te PD , Lulzim Basha me eurokomisionerët ka p...
Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reformës në Drejtësi, ku 10...
Një incident raportohet pasditen e sotme në Cërrik.Mësohet s...
Ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit është diskutuar...
Deputeti Myslym Murrizi ka folur sot me tone të ashpra nga K...
Sot në kuvend u diskutua paketa me 10 projketligje për refor...
Aktori dhe humoristi i njohur Gentian Zenelaj ka reaguar lid...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën ank...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë seancës së sotme ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me takimin online të...
Ditën e sotme Gjykata Administrative ka pushuar çështjen e a...
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli në një po...
Sot Gjykata Administrative ka pushuar anikimin e kryetarit t...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë procesin për përplasjen mes kr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...