Zgjedhjet në Kosovë/ Qendrat e votimit drejt mbylljes
Kosova voton sot për parlamentin e ri. Qendrat e votimit jan...
Pas shpalljes të pafajshëm të ish-presidentit Donald Trump të shtunën në Senat, e ardhmja e tij në politikë mbetet e pasigurt. 57 senatorë votuan për ta dënuar atë, duke përfshirë shtatë nga partia e tij republikane – duke mos arritur, megjithatë, 67 votat e nevojshme për ta dënuar.
Zoti Trump u shpall i pafajshëm për nxitjen e dhunës kundër qeverisë amerikane pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin më 6 janar, të zemëruar nga akuzat e rreme të ish presidenti se demokrati Joe Biden vodhi zgjedhjet.
Demokratët thanë se përgjegjësia e Trumpit ishte e qartë. Shtatë republikanë ranë dakord, por të tjerët thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme.
Një sondazh i agjencisë Reuters / Ipsos tregon se 71% e të rriturve amerikanë, dhe gjysma e republikanëve, besojnë se Trumpi është pjesërisht përgjegjës për trazirat.
Një banor me emrin Zach tha se ai mbështeste gjykimin e Trumpit. “Gjithçka që ai po bën është një përpjekje për të prishur sistemin shumë të brishtë të votimit që kemi tashmë dhe që është përfolur shumë,” tha ai. Shell Reinish, mbështetëse e Trumpit, megjithatë thotë se Kongresi po humbiste kohë. ?Gjyqi është për të shkarkuar një president nga detyra. Ai nuk është më në detyrë?, tha zonja Reinish.
Sondazhet tregojnë se shumica e republikanëve ende përkrahin Trumpin.
“Në fakt, 70% e republikanëve besojnë se Joe Biden u zgjodh ilegalisht president”, thotë Barbara Perry, një analiste në Universitetin e Virxhinias. Kjo është diçka që udhëheqësit republikanë e pranojnë se nuk është e vërtetë.
Por analistja thotë se mbështetësit e Trumpit morën prej tij politikat që dëshironin.
“Ata siguruan taksa më të ulëta, më pak rregullore, zgjedhjen e konservatorëve në gjykatat federale, konservatorëve në Gjykatën e Lartë,” tha ajo. Ata gjithashtu patën një politikë të jashtme agresive dhe një qëndrim të ashpër për çështjet e kufirit?.
Ndërkohë, Presidenti Joe Biden dhe demokratët në Kongres përballen me sfida.
“Demokratët duhet të na nxjerrin nga kriza e COVID-it dhe ta rikthejnë ekonominë në rrugën e duhur”, tha Elaine Kamarck, një analiste me Institutin Brookings. “Ata kanë një detyrë mjaft të qartë përpara, dhe çfarëdo ndarje ideologjike që ekziston në parti, është e heshtur në krahasim me partinë republikane”.
Trumpi është i dashur për bazën e tij, por shahet nga disa republikanë dhe vetëm tolerohet nga të tjerë.
Zonja Kamarck dhe kolegët e saj në Institutin Brookings parashikojnë një varg mundësish për Trumpin në të ardhmen. “Variojnë që nga udhëheqja e Partisë Republikane dhe rizgjedhja si president në vitin 2024 e deri në burgosje ose detyrimin për të mërguar në Rusi ose Arabinë Saudite apo diku tjetër,” thotë ajo.
I shfajësuar në Kongres, Trump mbetet në shënjestër nga shumë prokurorë që po shohin marrëdhëniet e tij të biznesit./ VOA
Kosova voton sot për parlamentin e ri. Qendrat e votimit jan...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar zgjedhjet e parakohshme pa...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...
Sot mbahen zgjedhjet në Kosovë, ndërsa krerët e politikës ka...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka njoftuar s...
Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshë...
Në Kosovë është sot heshtje elektorale për zgjedhjet e parak...
Kryeministri i ri i Italisë, Mario Dragi, ka zbuluar mbrëmje...
Rusia thotë se duhet të jetë e gatshme të përgjigjet nëse Ba...
Në emisionin e fundit para zgjedhjeve në Kosovë Balkan Talks...
Senatorët mbeten të ndarë në pikëpamjet e tyre rreth gjykimi...
Qeveria gjermane vendosi t’i zgjasë sërish masat kufizuese t...
Të paktën nëntë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksid...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 6 humbje jet...
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thanë se u duhet vet...
Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të enjten në Bundesta...
Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit k...
Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare këng...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...