Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Gjyqtarja Rudina Palloj, ushtron detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat që prej datës. 23.01.2014, pasi me dekretin nr. 8464, datë 23.01.2014 të Presidentit të Republikës, është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.
Ajo ka një eksperiencë profesionale në punë mbi 5 vjet. Fillimisht ka nisur në Gjykatën e Korçës, ku bënte edhe një punë të dytë si pedagoge në një universitet privat dhe më vonë është transferuar në Berat.
Aktualisht gjyqtarja Palloj është rehabilituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përzgjedhur nga ky i fundit. Ky transferim ka ardhur pasi me datë 15.07.2019 pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor është protokolluar kërkesa e gjyqtares Rudina Palloj, e cila ka shfaqur vullnetin për t’u komanduar në një nga pozicionet e shpallura për “këshilltar ligjor” ose për “nëpunës përgjegjës për vlerësimin”;
Komisioni për Zhvillimin e Karrierës vlerësoi se komandimi i gjyqtares Rudina Palloj në strukturat e KLGJ-së, përballë ngarkesës së çështjeve që ka Gjykata e Beratit, nuk sjell cënim të interesave të larta të kësaj gjykate për sa kohë nuk cënohet funksionaliteti i saj.
Ndërkohë hetimet-Vetting për gjyqtaren Rudina Palloj kanë nisur në Qershor të vitit 2020, për të tria kriteret.
Ndaj saj nuk rezulton të ketë ndonjë denoncim apo masë disiplinore.
Sa i përket pasurisë, të ardhurat e saj burojnë nga paga. Patundshmëri ajo deklaron pronat ku zotëron 20 % si tokë bujqësore 30 054 m2, truall+shtëpi banimi me sipërfaqe 300 m2 si dhe pemëtore me sipërfaqe 560 m2.
Të gjitha këto prona ndodhen Pemëtore me sip 560 m2.
Pasurinë gjyqtarja Palloj e ka shtuar në vitin 2016 kur ka blerë automjet Mercedez Benz me vlerë 3 500 euro dhe në vitin 2017 kur ka blerë një apartament në Dajt.
Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 68.3 m2 në Dajt, me vlerë 27 320 euro. 14 000 euro, sipas saj janë paguar me anë të transfertës bankare dhe ka mbetur borxh, shuma 13 320 euro.
Ajo deklaron se pagesa e këstit të parë është bërë me kursimet e saj, me 4 500 euro të dhëa hua nga vëllai dhe 2 500 euro dhënë dhuratë nga prindërit .
Për një vit ajo ka rritur të paguajë 4 000 euro të vëllait që ia kishte marrë borxh, ndërkohë që rezulton të ketë marrë, overdraft apo kredi kosnumatore.
Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Rudina Palloj.
Viti 2011 (Deklarata fillestare)
Tokë bujqësore 30 054 m2, në fshatin Poloskë, Devoll. Pjesa që zotëron 20%.
Truall+shtëpi banimi me sip 300 m2 Pemëtore me sip 560 m2. Pjesa që zotëron 20%.
Pemëtore me sip 560 m2, në fshatin Poloskë, Devoll. Pjesa që zotëron 20%.
Kursime si jurist nga puna në Bashkinë Korçë, 800 000 lekë.
Bursë e përfituar nga statusi i kandidates për magistrate me vlerë, 383 400 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 45 000 lekë.
Viti 2011 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 110 977 lekë.
Viti 2012
Kursime nga paga , depozituar në bono thesari me vlerë 230 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 071 719 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat në Korçë, 91 800 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 050 856 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat në Korçë, 205 350 lekë.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 015 720 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga interesat e fondit të investimit, 51 355 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 381 900 lekë.
Kredi konsumatore 100 000 lekë.
Viti 2016
Blerë automjet Mercedez Benz me vlerë 3 500 euro.
Llogari kursimi me vlerë, 60 761 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 079 901 lekë.
Kredi konsumatore 100 000 lekë. Pa shlyer 8 890 lekë.
Viti 2017
Kontratë porosie për blerje ap me sip 68.3 m2 në Dajt, me vlerë 27 320 euro. 14 000 euro paguar me anë të transfertës bankare dhe ka mbetur pa u paguar shuma 13 320 euro. Pagesa e këstit të parë është bërë me kursimet e subjektit deklarues, dhënë hua nga vëllai 4 500 euro dhe dhuratë nga prindërit 2 500 euro.
Llogari në fondin e investimit shtuar me 465 000 lekë. E gjithë shuma 535 243 81 lekë është tërhequr për të paguar ap.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 093 658 lekë.
Detyrim për blerjen e ap 13 320 euro.
Hua marrë vëllait, 4 500 euro.
Kredi konsumatore 100 000 lekë. Pa shlyer 36 613 85 lekë.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 4 140 68 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 082 202 lekë.
Detyrim për blerjen e ap 13 320 euro.
Hua marrë vëllait, 4 500 euro. Pa shlyer 500 euro.
Kredi konsumatore 100 000 lekë. Pa shlyer 49 498 35 lekë.
Overdraft 160 000 lekë
Kredi bankare 1 000 000 lekë.
Shpenzime për qiranë, 450 000 lekë./CNA.al
Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Me argumentin se plotëson të gjitha kriteret, Granit Shahu t...
Prej më shumë se gjashtë muajsh gjyqtarja e Beratit Lutfije ...
Gjyqtarja Matilda Llangozi e ka nisur karrierën në Tiranë, n...
Gjyqtari i Beratit Durim Hasa, që prej Nëntorit të vitit 201...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Në vitin 2010, Presidenti i Republikës, në atë kohë, Bamir T...
Në prill të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka e...
Në vitin 2018, pas një marrëveshje mes Prokurores së Përgjit...
Në kuadrin e nismës së Qeverisë “Rama”, në vitin 2013 me mot...
Prokurori i cili para rreth 5 vitesh është akuzuar për korru...
Ervisa Hyka, është nga prokurorët e Task Forcës, “Forca e Li...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përgjatë vitit 2020, ka ...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka dorëzuar Komision...
Prokurorja Aida Cakaj, e cila tashmë i është nënshtruar proc...
Gjyqtarja Olkeda Liço (Manellari) e ka nisur karrierën në Ti...
Erind Rehovica, prokuror në Prokurorinë e Fierit, prej më sh...
Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur Kualifikimit, ...
Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me...
Gjyqtarja e Fierit, Marsela Dervishi, ndryshe njihet si “gjy...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan Donald Tr...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...