web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetimet për skandalin seksual në institucion e Drejtësisë/ Pasuria e gjyqtares që “rrëzoi” Prokurorinë

27 Janar 2021, 09:41, Vetingu CNA

Gjyqtarja Olkeda Liço (Manellari) e ka nisur karrierën në Tiranë për tu emëruar më pas në Fier, ku vijon edhe aktualisht. Gjyqtarja Manellari, prej me shumë se gjashtë muajsh është nën hetim nga Vettingu, i cili do ta filtrojë atë në të tria kriteret.

Në aspektin profesional, gjyqtarja nuk rezulton të jetë lakuar negativisht. Madje në lidhje me skandalin e gjyqtarit të Gjirokastrës Guxim Boçi që u denoncua nga emisioni investigative Stop, ishte e vetmja gjyqtare që duket se e mori më seriozisht situatën. Bëhet fjalë, për skandalin kur gjyqtari Guxim Boçi, i kërkonte favore seksule një qytetareje, e cila ishte palë në një çështje dhe që e kishte regjistruar gjyqtarin, gjatë bisedës me të.

Gjyqtarja Olkeda Manellari firmosi prishjen e vendimit të datës 25.05.2017 të prokurores Elida Hoxha, duke urdhëruar vazhdimin e hetimeve të mëtejshme në lidhje me detyrat e caktuara. Thënë më qartë gjyqtarja kërkoi hetime të thelluara për skandalin në fjalë. Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Olkeda Manellari burimet e të ardhurave i ka nga paga e saj dhe nga paga e bashkëshortit.

Manellari e cila ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues në Shkollën e Magjistraturës, nuk rezulton të ketë ndonjë lloja patundshmërie, sipas të dhënave që ajo ka deklaruar pranë ILDKPKI-së. Ndërsa bashkëshorti i saj rezulton që të ketë të ardhura edhe nga bastet sportive.

Për më shumë detaje po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Olkeda Manellari.

Viti 2011 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga bursa e studimit në Shkollën e Magjistraturës, 382 500 lekë.

Viti 2011 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 120 821 lekë.
Shpërblim si anëtare e Këshillit drejtues në Shkollën e Magjistraturës, 27 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 819 469 lekë.
Shpërblim si anëtare e Këshillit drejtues në Shkollën e Magjistraturës, 45 000 lekë.
Ap 63 m2, në Pogradec në emër të bashkëshortit, me vlerë 26 875 lekë.

Viti 2013
Automjet Peugeot me vlerë 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 807 290 lekë.

Viti 2014
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 129 967 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 977 001 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 357 578 lekë.
Gjendja kesh e bashkëshortit, 150 000 lekë.
Bashkëshorti deklaron banesë 72 m2 në Tiranë.

Viti 2015
Shitur Peugeot, 3 700 euro.
Gjendje likuiditeti, 193 219 lekë.
Gjendje kesh 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 079 340 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 1 288 457 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga bastet sportive, 410 000 lekë.
Gjendje likuiditeti e bashkëshortit, 524 597 lekë.
Kartë krediti për blerje online e bashkëshortit 100 000 lekë.
Gjendje kesh e bashkëshortit 500 000 lekë.
Blerë automjeti Ford nga bashkëshorti, 3 000 euro.

Viti 2016
Depozitë bankare me vlerë, 1 818 000 lekë.
Gjendje kesh, 16 093 70 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 167 841 lekë dhe raport lindje, 514 478 lekë.
Kesh në sistemin bankar të bashkëshortit, 454 749 55 lekë.
Kartë krediti për blerje online e bashkëshortit 75 780 61 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 1 028 173 lekë.
Bashkëshorti ka dhënë me qira ap 128 m2, në Fier me vlerë 180 000 lekë.

Viti 2017
Gjendje kesh 700 000 lekë.
Gjendje në sistemin bankar, 49 587 lekë.
Gjendje kesh jashtë sistemit bankar, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 030 438 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 951 346 lekë.

Viti 2018
Blerë Mercedez Benz 370 000 lekë.
Gjendje kesh në sistemin bankar, 5 910 70 lekë.
Gjendje kesh jashtë sistemit bankar, 140 000 lekë.
Pakësuar gjendja kesh e kursimeve, 530 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 044 832 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga