Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në vitin 2010, Presidenti i Republikës, në atë kohë, Bamir Topi ka dekretuar shkarkimin nga detyra te prokurorit Dritan Gripshi, cili aktualisht punon në Berat.
Shkarkimi i tij u bë me motivacionin ?për shkelje që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit?. Dekretimi erdhi pas propozimit të kryeprokurores Ina Rama.
Në media u raportua se deri në këtë pikë u arrit, pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Elbasanit në ngarkim te Gripshit.
Ky i fundit, në vitin 2012, ka bërë ankim kundër Presidentit Bamir Topi dhe Prokurores së Përgjithshme në atë kohë, Ina Rama. Në padi thuhej, se kërkon shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr.6630, datë 29 qershor 2010, kthimin e paditësit në detyrën e prokurorit të Prokurorisë Berat dhe pagimin e pagës deri në ekzekutimin e vendimit. Dhe Gjykata e Lartë, në vitin 2014, ka vendosur pushimin e çështjes.
Emri i prokurorit Dritan Gripshi, i cili që nga Dhjetori i 2020-ës, po hetohet nga Vettingu, është lakuar edhe në vitin 2006, në lidhje me deklarimin e pasurisë, ku kishte fshehur një llogari bankare në vlerën e 3.1 milione lekëve si dhe një apartament në Elbasan.
Siç shkruan Balkan Web, pas verifikimeve të kryera, inspektorët e ILDKPKI-së, kanë marrë në pyetje prokurorin, shpjegimet e të cilit nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë e fshehur.
CNA.al, ka zbardhur pasurinë e prokurorit Dritan Gripshi dhe sipas asaj që ka deklaruar rezulton të ketë në pronësi, një shtëpi banimi 248 m2, garazh 30 m2, ndërtuar me një sipërfaqe toke 450 m2. Sipas tij sipërfaqja e tokës ka kushtuar 1 950 000 lekë, ndërsa shtëpia 5 000 000 lekë. Gjithashtu ai deklaron edhe një njësi me sipërfaqe 48.7 m2 me vlerë 2 650 000 lekë.
Ndër të tjera ai deklaron se në vitin 2007, kushëriri i ka dhuruar 3 000 euro, ndërkohë që deklaron dhe dy shitje banesash, që njërën të cilën e ka shitur, në vitin 2006, me vlerë 700 000 lekë, nuk e ka deklaruar më herët.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Dritan Gripshi.
Viti 2003
Ap 65 m2, me vlerë 0,5 milion lekë.
Makinë, Volsvagen 0,2 milion lekë.
Depozitë bankare nga kursimet, shifra është sekretuar.
Të ardhura të subjektit deklarues si procuror në Elbasan, 0,82 milion lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, 0, 265 milion lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 838 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si ekonomiste tek sigurimet shoqërore, 276 000 lekë.
Të ardhurat nga interest bankare, 180 000 lekë.
Viti 2005
Tokë, arë 450 m2, në Tiranë me vlerë 1 950 000 lekë.
Shtesë në depozitat bankare, 131 983 lekë dhe 451 854 lekë.
Likuiditete, kursime 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si procuror në Elbasan, 1 017 582 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si inspektore tek sigurimet shoqërore, 279 960 lekë.
Marrë hua për blerjen e tokës 1 200 000 lekë.
Viti 2006
Shtëpi banimi, karabina 248 m2 dhe garazh 30 m2 me vlerë 295 000 lekë.
Llogari bankare në emër te subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 5 000 lekë.
Shitur ap 1+1, me vlerë 700 000 lekë.
Shitur makina Volsvagen, 400 000 lekë.
Tërhequr depozita bankare me vlerë 3 540 700 lekë.
Tërhequr depozita bankare 682 000 lekë dhe 250 000 lekë.
582 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si procuror në Elbasan, 1 001 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si ekonomiste tek sigurimet shoqërore, 225 900 lekë.
Marrë hua për blerjen e tokës 1 200 000 lekë. Shlyer.
Dhuratë nga djali i xhaxhait 3 000 euro.
Viti 2007
Shitur ap 68 m2, me vlerë 5 900 000 lekë.
Blerë objekt me sipërfaqe 48.7 m2 me vlerë 2 650 000 lekë.
Shpenzime për vazhdimin e ndërtimit të objektit të banimit në Sauk, 800 000 lekë.
Gjendje kesh e krijuar nga shitja e ap, 2 450 000 lekë.
Gjendje, kesh, kursime nga paga, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si procuror në Durrë , 804 900 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si ekonomiste tek sigurimet shoqërore, 307 411 lekë.
Viti 2008
Pakësuar depozita bankare ? 277 000 lekë.
Shpenzime për vazhdimin e ndërtimit të objektit të banimit në Sauk, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si procuror në Berat , 933 960 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, tek sigurimet shoqërore, 409 740 lekë.
Viti 2009
Gjendja kesh nga paga 650 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si procuror në Berat , 1 003 354 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, tek sigurimet shoqërore, 451 488 lekë.
Viti 2010
Gjendja kesh nga paga 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si procuror në Berat , 506 640 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, tek sigurimet shoqërore, 240 000 lekë.
Autoveturë Volsvagen, dhuratë gruas.
Viti 2015 (Deklarata fillestare)
Shtëpi banimi 248 m2, garazh 30 m2, ndërtuar me një sip toke 450 m2,. Blerë në fillim toka e ndërtuar më pas shtëpia në vitet 2005-2006. Toka ka kushtuar 1 950 000 lekë, ndërsa shtëpia 5 000 000 lekë.
Njësi me aip 48.7 m2 me vlerë 2 650 000 lekë.
Depozitë ?Kaltra?, në emër të dy fëmijëve, 102 800 lekë dhe 31 061 lekë.
Autoveturë Volsvagen, dhuratë gruas.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 46 800 lekë.
Viti 2015 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklaruar si prokuror në Berat, 117 941 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga një vendim gjyqësor, 4 771 332 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 548 100 lekë.
Viti 2016
Kursime, 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar si prokuror në Berat, 1 299 801 lekë.
Shtesa në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 1 257 lekë.
Viti 2017
Kursime, 15 243 lekë.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues, 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga investimi në obligacionin qeveritar, 3 000 000 lekë, me vlerë 117 045 lekë.
Dhënë vajzës për studime në Gjermani, shuma 1 200 000 lekë.
Kursime kesh 750 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar si prokuror në Berat, 1 433 910 lekë.
Bashkëshortja ka shitur automjetin Volsvagen Polo, 100 000 lekë.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 495 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Isntituti i Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, 822 220 lekë.
Viti 2018
Dhënë vajzës për studime në Gjermani, shuma 6 100 euro.
Gjendje në llogarinë e pagës të subjektit deklarues, 4 077 248 70 lekë.
Kursime nga paga kesh, 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar si prokuror në Berat, 1 472 241 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 18 202 lekë.
Shtuar llogaria e vajzës me 459 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Isntituti i Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, 834 760 lekë./CNA.al
Në prill të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka e...
Në vitin 2018, pas një marrëveshje mes Prokurores së Përgjit...
Në kuadrin e nismës së Qeverisë “Rama”, në vitin 2013 me mot...
Prokurori i cili para rreth 5 vitesh është akuzuar për korru...
Ervisa Hyka, është nga prokurorët e Task Forcës, “Forca e Li...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përgjatë vitit 2020, ka ...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka dorëzuar Komision...
Prokurorja Aida Cakaj, e cila tashmë i është nënshtruar proc...
Gjyqtarja Olkeda Liço (Manellari) e ka nisur karrierën në Ti...
Erind Rehovica, prokuror në Prokurorinë e Fierit, prej më sh...
Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur Kualifikimit, ...
Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me...
Gjyqtarja e Fierit, Marsela Dervishi, ndryshe njihet si “gjy...
Gjyqtari i Fierit, Engert Pëllumbi, prej më shumë se gjashtë...
Gjyqtarja e Gjykatës së Faktit Fier, ka depërtuar në sistemi...
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar t...
Gjyqtarja e Gjirokastrës Mirela Iliopullo Kore, e cila në Qe...
Gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku (Marku), është vënë...
Arben Dosti, i cili prej më shumë se një viti, ndodhet nën h...
Gjyqtari i Gjirokastrës Pëllumb Vehbi, njihet si gjyqtari i ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...