Peleshi me qytetarët e Korçës/ Këtë 4-vjeçar do të fokusohemi tek ekonomia
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka zhvilluar një bashkëbi...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët e Korçës ka folur edhe për oligarkët në Shqipëri.
Rama tha se qeveria nuk merr hapa për të plotësuar kërkesat e të ashtuquajturve oligarkë, në dëm të interest të publikut.
Ai u shpreh se këta, që sipas tij, opozita i quan ?oligarkë?, janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me taksa.
“Çështja është e thjeshtë, këta njerëz shumë të pasur, e para, a e krijojnë, a e zhvillojnë pasurinë e tyre në rrugë të ligjshme, e dyta, këta njerëz shumë të pasur a i kthejnë shoqërisë në formë kontributesh atë që i detyrohen, dhe e treta këta njerëz shumë të pasur a janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë, në sensin e influencës mbi qeverinë. Përdoret fjala oligark, por kjo fjalë nuk lidhet thjesht me sa para ke. Por sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, që do të thotë pushtet okult, jo legjitim, pushtet i ushtruar përmes influencës tënde si aktor në treg, jo përmes mandateve të përfaqësimit. Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri, sepse nuk ka në Shqipëri njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë. Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij dhe në dëm të interesit publik. Në Shqipëri para se ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa dhe fitonin më shumë. Ky është fakt. Ata kishin një taksë të sheshtë njësoj si furrat e bukës në Korçës 10% dhe sot ata taksohen 15%.
Tjetër fakt, në këto 7 vjet hapësira e kompanive për të pasur akses në punët publike është shu8mëfishuar. Nëse para 7 viteve numri i atyre që kishin akses në fonde publike për të bërë punë, por që kalonin nga kanali i konkurrencës përmes tenderave ishte X, sot është Y, shumë më i madh se X. Ka shumë aktorë sot në treg, sesa kishte dje. Duhen marrë këta ?oligarkët? dhe duhet parë çfarë kanë dhënë dhe çfarë kanë marrë, se flitet për ta dhe duket sikur flitet për ca njerëz që janë si ata personazhet e filmave të realizimit socialist. Në fakt, këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, pra mbajnë në punë dhjetëra mijëra njerëz. Këta janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me taksa. Financohen edhe shkollat, edhe shtëpitë e rindërtimit. Dhe e fundit, këta janë aktorë, të cilët në kushtet e Shqipërisë që qeverisim ne, thjesht dhe vetëm kanë kontribuar kur është fjala për projektet e partneritetit publik privat, disa prej tyre, dhe përfituesi është publiku në radhë të parë, sepse këtu është bërë një propagandë e shfrenuar kundër fjalës PPP dhe koncesion.
Po çfarë është në fakt e gjitha? Është marrja nga sektori privat i një investimi që shteti nuk ka mundësi ta bëjë në një hark të shkurtër kohe dhe kthimi i këtij investimi në vite. Pra, është njësoj si të shkosh në bankë të marrësh para dhe t?i kthesh ato në vite, duke pasur edhe ofrimin e shërbimit. Marrim Check-up, kontrollin mjekësor bazë, që ka luajtur një rol shumë të madh në verifikimin e gjendjes shëndetësore pa asnjë pagesë për njerëzit. Një kompani private ka investuar gjithë sistemin, laboratorët dhe sistemin e nxjerrjes së rezultateve, plus dhe gjithë sistemin e distribuimit të pajisjeve dhe elementeve që duhen për të realizuar Check-up. Nga kjo qindra mijëra njerëz kanë bërë kontrollin bazë falas dhe shteti paguan mbrapsht në mënyrë të përvitshme. Kjo është një marrëdhënie krejt e natyrshme interesash, ku shteti ka interesin publik dhe privati ka interesin e fitimit.
Por, ama këtu nuk rëndohet xhepi i qytetarit, sepse për të paguan shteti. Rruga e Arbrit, që është një nga rrugët më të premtuara në vendin tonë. Po bëhet, po investon një kompani private. Kjo do bëjë të mundur se deri në fund të vitit, shpresojmë, rruga do të jetë e përfunduar plotësisht. Shumë shpejt rruga do të hapet. Brenda një kohe të shkurtër ne do të kemi rrugën. Për 13 vjet ne do të paguajmë mbrapsht investimin. Ky është sistemi që kemi zgjedhur“, tha Rama.
Gjithashtu ai ka folur edhe për programin ekonomik të PD, dhe për premtimin e kreut të PD, Lulzim Bashës për taksë të sheshtë. Rama theksoi se taksa e sheshtë ndihmon të pasurit, pasi sipas tij marrin nga buxheti 50 milionë euro në vit
“Pala tjetër thotë që do ta bëjmë taksën e sheshtë 9%, por kjo është një taksë për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë ?oligarkët? do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 59 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është. Problemi i madh që kemi këtu është hendeku mes fakteve, shifrave, dhe perceptimeve që krijohen nga propaganda, dezinformomi, padituria, por dhe te predispozimi i njeriut për të besuar më shumë te gënjeshtra. Unë nuk besoj që qeveria e Shqipërisë është në një kërcënim të tillë, sa i përket sovranitetit të vendimmarrjes”, tha Rama./CNA.al
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka zhvilluar një bashkëbi...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha t...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ...
Shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti dhe zëvend...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Ish-ministri i Jashtëm, pjesë e Komisionit të Përzgjedhjes s...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e sotme...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka ngritur alarmi...
Shqiptarët në muajin prill do t’u drejtohen kutive të votimi...
Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, ka reaguar ashp...
Ndërkohë që vendi po përballet me vështirësi të mëdha ekonom...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shpalosi mbrëmjen e so...
Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, ka pë...
Presidenti Ilir Meta përshëndet deklaratën e Koordinatorit p...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi ditën e dj...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligj...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve...
Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha, prezantoi programin...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka treguar shkakun e mosardhj...
Koordinatori i Bindjes Demorkatike, Astrit Patozi ka treguar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...