Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve dhe premtimeve që ka bërë kryeminstri Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi shkruan se kryeministri para çdo fushate elektorale bën ndonjë premtim bosh dhe kundërshton çdo kënd që del sipër tij.
Sipas kreut të FRPD që në ditën e parë që Rama mori detyrën si kryeministër detyroi administratët që të hiqnin fotografinë e presidentit.
?Peshk, lavazh, gëlqere!
Rrugës nga Përrenjasi në Qafë Thanë të goditej syri nga disa pika auto-larje, që për t’u vetëreklamuar e hidhnin ujin përpjetë, si për të treguar se “aty ku ka, derdhet”. Do të mjaftonin pak metra rrugë që biseda e zjarrtë shumëzërëshe e bashkëudhëtarëve të mi, të zvenitej nga një tjetër moment absurdi. Përpara kishim një tabelë llamarine me mbishkrimin ndjellës “Peshk, lavazh, gëlqere”. Kishte material të bollshëm si për dramë dhe për komedi.
E kemi komentuar aq gjatë këtë moment, edhe në rrjete sociale, sa dashur pa dashur u bë pjesë e përditshmërisë sonë shoqërore. U kthye në etalon të absurdit. Kudo ku shihnim çudira, natyrshëm do përmendej batuta “peshk, lavazh, gëlqere”, si për të thënë se mbi këtë absurd nuk ka tjetër.
Ja që ka. Nuk është prej llamarine po prej mishi e kockash. Në vitin 2009 gjatë fushatës elektorale thoshte “nuk jam politikan” por ishte kryetar i PS dhe njëherazi kryebashkiak i Tiranës.
Erdhi fushata e radhës dhe të tjera absurditete zunë vend. Shëndetësia falas ishte një ndër to.
21 janari u harrua dhe krushqia u gatua. Ilir Meta u bë për socialistët burrë i mirë, kryeparlamentar dhe President i Republikës. Pastaj u bë sërish burrë i keq, president sabotator e më the të thashë.
Në ditën e parë të punës, kryeministri urdhëroi të punësuarit e tij në administratë, të hiqnin portretin e Presidentit të Republikës. Kjo u quajt punë, pasi nuk mund të pranohej një autoritet mbi kryeministrin, pavarësisht së Kushtetuta e sheh si karriken e tretë për nga rëndësia?, shkruan Këlliçi.
Kreu i FRPD shtoi më tej se Rama gjatë këtyre viteve i ka ndërruar shpesh herë kostumet, ku një herë vesh atë të gjykatësit dhe herë tjetër liderit të Ballkanit.
?Kryeministri i ri nisi t’i ndërronte shpesh kostumet. Si gjykatës suprem i gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dizenjator i fanellave të Kombëtares, si lider i Ballkanit Perëndimor, kritik i ashpër me mjekët dhe infermierët që sot i quan heronj, si inagurues aeroportesh imagjinare, si babagjysh bamirës, e plot kostume të tjera që i ndërron si mbreti gratë.
Me kostumin e kryeministrit dhe buxhetin e kryeministrisë shpërtheu dhe delli artistik. Piktori që ende nuk kishte peneluar ndonjë një tablo të njohur, ia nisi të çelte ekspozita figurative në galeritë e Neë York-ut. Askush s’mori vesh se si udhëheqësi i një vendi të varfër, në orar pune, e në një zyrë shteti të shndërruar në atelier, gjente kohën për të magjepsur publikun amerikan.
Porsi politikanët që nuk bindin me fjalë, kryeministrit tonë i duhej të shkonte në takime me homologët, i veshur me çitjane e me atlete sportive. Thyerje absurde kjo e protokollit serioz të takimeve të niveleve të larta. Kështu vepronte edhe presidenti famëkeq i Bolivisë Ivo Morales, ai libian Gedafi, e ndonjë tjetër i sërës së tyre që donte të bëhej protagonist me veshje allasoj.
Punët e Shqipërisë shkojnë vaj dhe Rama ka kohë të bollshme të punojë si negociator i paqes midis Turqisë dhe Greqisë. Por Ballkani është një territor i vogël për liderë botërorë si Rama. Bjellorusia dhe Ukraina kishin nevojë për këshillat e tij. Mbretëria e Bashkuar dhe procesi Brexit kishin po ashtu nevojë për urtësinë e tij politike?, tha Këlliçi.
Për kreun e FRPD ka absurditete të tjera të kryeministrit, duke shtuar se i kanë ngelur edhe 87 ditë për këto lloj absurditetesh,pas çdo gjë do të ndryshojë në 25 prill.
?Doni absurditete të tjera? Se ka plot.
Si atëherë kur shqyen sytë investitorët italianë kur një kryeministër socialist mburrej se vendit të tij nuk i duheshin sindikatat, apo kur nxorri autoblindat për të luftuar virusin.
Po vaksinimi që bëhet në një stadium futbolli edhe pse vendi ka një rrjet poliklinash e spitalesh.
Ka të tjera.
Kryeministri skanon çdo student protestues, që nga celulari e deri ku i punojnë prindërit, por nuk ka dijeni se deputetët e tij janë me 5 emra.
Ku i gjeni paratë për internet, ironizon Rama shqiptarët që i ankohen për varfërinë. A thua se të përdorësh internetin është luks! Interneti sot është nevojë bazike si buka dhe uji. Me internet prindërit flasin me fëmijët në emigracion.
Me internet zhvillohet procesi mësimor në distancë.
Absurdi kulmoi kur Kuvendi me 94 vota pro votoi pa diskutuar, një akt-normativ për hyrjen e vaksinave anti-Covid, pa ditur nga vijnë, kush i prodhon e ku, ç’efekte anësore kanë, kush i çertifikon dhe sa kushtojnë!
Rama ka edhe 87 ditë kohë të pjellë absurditete alla peshk, lavazh, gëlqere. Deri më 25 prill?, shkruan Këlliçi./CNA.al
Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha, prezantoi programin...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka treguar shkakun e mosardhj...
Koordinatori i Bindjes Demorkatike, Astrit Patozi ka treguar...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh e...
Zëvendësambasadorja e OSBE-së, Clarisse Pasztory thotë se zg...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi k amar...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku k...
Lulzim Basha po përdor analistin Agron Gjekmarkaj për prezan...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikua rnjë foto të kr...
Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike, n...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në konferencën m...
Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin lidhur me raport...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka komentu...
Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlam...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me deklarimin e p...
Gazetarja Arianita Brahaj ka folur lidhur me kontrollin e pa...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, foli për kapjen e “p...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një intervistë në emisioni...
Prokurori i antimafias italiane,Nicola Gratteri ka nxjerrë v...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është pyetur mbrëm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...