web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Me kë tallet ky”?/ Basha i përgjigjet Ramës për oligarkët

30 Janar 2021, 10:53, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se me uljen e taksës së sheshtë në 9%, oligarkët përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Basha thotë se për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve.

?Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb?, shkruan Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga