web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina humb kontrollin, përplas dy këmbësore

30 Janar 2021, 17:41, Politikë CNA

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në Unazën e Re.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën dhe më pas ka aksidentuar dhe dy këmbësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2021, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga