web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e kupton pas 8 vitesh

30 Janar 2021, 14:30, Politikë CNA

Korça ka humbur shumë këto 8 vite, përkundër asaj që thotë kryeministri në një vizitë fundjavore në juglindje të vendit.

Ka humbur shumë jo vetëm Korça, por Pogradeci, Devolli dhe Kolonja të cilat këto tetë vite nuk kanë përfitur investimet madhore dhe strategjike nga qeveria shqiptare.  Të gjitha pa përjashtim janë ato investime të filluara jo tetë, por ndoshta edhe 12 vite më parë. Investimet dhe strategjitë filluan në vitin 2009 për ta kthyer Korçën në një rajon turistik. Shumë prej tyre të mbyllura dhe të lëna rrugësh dhe këto janë me fakte. Qarku i Korçës humbi shumë në këto 8 vite ashtu si Pogradeci, Kolonja dhe Devolli.

Le t?i kthehemi fakteve dhe t?i lexojmë një nga një, jo ato që na tregon Rama sot si sukseset e tij, por ato që janë të vërtetat dhe historia e zhvillimit.

Shkon Rama fle në një hotel që është investim privat dhe na tregon se sa e bukur është Katedralja apo sheshi përballe, por duhet të kujtohet se investimet kanë filluar të gjitha gjatë qeverisë së Partisë Demokratike dhe ka qenë vizioni i dikujt tjetër për ta kthyer Korçën në këtë rajon që është sot. Nuk ka diskutim që edhe Niko Peleshi vetë është një pjesë thelbësore e këtij vizioni.

Gjithçka ka filluar përpara vitit 2009 por, gjatë fushatës elektorale të atij viti u përgatit edhe strategjia rajonale për turizmin e Korçës si një ide dhe projekt konkret i ish ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe gjithçka filloi me një strategji të qartë. Menjëherë u mbyllën kalldrëmet e qytetit, një investim i siguruar nga qeveria shqiptare, u përfundua kredia e plotë për kanalizimet e ujrave të zeza dhe mbylljen e investimit për ujrat e bardha të qytetit.

Më pas nga Korça drejt Pogradecit, rruga nacionale, nga Korça rruga nacionale drejt Prespës, nga Korça rruga nacionale drejt Vithkuqit, rruga nacionale drejt Voskopojës, rruga nacionale drejt Dardhës. Në fund do të fillonte edhe rruga nacionale Korçë-Ersekë.  Të gjitha këto me një qëllim të vetëm, nga Korça për 30 minuta të aksesoheshin të gjitha pjesët turistike. Pra të shkojë në liqen, të shkoje në mal apo edhe zona historike të rajonit të Korçës.

Me ardhjen e socialistëve të vitin 2013, edhe investimi më madhor që do u jepte zhvillim këtyre resurseve u la pas dore, për më tëper donin ta anullonin, investimin rreth 200 milionë dollarë i rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Filluan nga qeveria shqiptare me kredi të firmosura, me projekt të përfunduar e cila as sot pas tetë vitesh nuk ka përfunduar, pa folur me tej.

Strategjia e qeverisë të Partië Demokratike zhvilloi të gjithë fushën e Korçës me investime konkrete të cilat kishin të bënin me kanalizimet e fushës, pra thellimet e kanalizimeve për të shmangur përmbytjet. Me investime dhe subvencione konkrete që kishin të bënin me ato që sot i shohim me mbjelljen e pemëve pafund, me mollë, dardha, frutikultura të ndryshme, me suvencion ndaj fshatarëve për vaditjen, me zhvillimin e infrastukturës në fshat, shtrimin e rrugëve, por edhe të atyre të fushës së Korçës.

Një projekt tjetër që u gris nga qeveria e Edi Ramës ishte elektrifikimi i plotë i fushës së Korçës dhe fushës së Devollit.

Këto prioritete të djeshme, Edi Rama na i tregon si barasleta dhe investime që po i bën ai. Në fakt Korça ka humbur 8 vite me Edi Ramën, ka humbur tetë vite, pasi përjashto pazarin apo një kullë të shëmtuar, pjesa tjetër e investimeve strategjike kanë qenë pjesë e qeverisë së mëparshme dhe është meritë e qytetarëve të Korçës, të cilët me kulturën dhe traditën e tyre kanë investuar dhe e kanë kthyer në një atraksion të madh turistik jo vetëm për familjarët, por, edhe për të rinjtë. Tashmë po investohet edhe për hotele të mëdha, por ato nuk janë investimet e Edi Ramës.

Rama ka pasur për të investuar rrugën nacionale Qukës-Qafë Plloçë të cilën nuk e përfundoi. Ka pasur për të investuar rrugën Lin-Pogradec të cilën e filloi sërish qeveria e PD dhe e mbaroi pas pesë vitesh. Pa folur këtu për investime të tjera të lëna rrugës dhe duke punuar me ç?të dalë përpara. Ndërprit investime e fillo investime të tjera pa pasur një vizion të qartë, pa pasur një strategji të qartë. Ajo Korçë që është sot, është meritë e një vizioni të djeshëm dhe kryesisht, meritë edhe e qytetarëve që shfrytëzuan resurset që ka zona dhe investuan dhe traditën dhe kulturën e tyre në zhvillimin e Korçës. Kaq mjaftojnë por janë 10 fishi i kësaj që kemi shkruar po të bësh krahasimet, qarku Korçë ka qenë i 3 në rang kombëtar në nivelin e investimeve sot është i 7 apo i 8.

Kjo është e vërteta e asaj që duhet thënë për Edi Ramën. Korça humbi jo pak, por gati 8 vite me Edi Ramën. Tani që e kuptoi, ndoshta është vonë, por më mirë vonë se kuurë, të paktën këto dy ditë e ka kthyer kokën nga Korça. /CNA.al





Lajmet e fundit nga