Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dy javët e fundit, mediat janë mbushur me sondazhe të vazhdueshme nga kompani të cilat kanë bërë edhe më parë në Shqipëri të tilla përllogaritje elektorale, por edhe kompani të reja.
Disa televizione si Report Tv, Ora News, Syri Tv dhe së fundi Euronews Albania kanë publikuar sondazhet e tyre. Sondazhe të cilat në finale tregojnë pritshmëritë e opinionit publik dhe ngjallin shpresat e partive politike të asaj në pushtet për të zgjatur qeverisjen apo të opozitës për të rrëzuar socialistët dhe për të marrë drejtimin e qeverisë.
Pa i kontestuar, të gjithë sondazhet kanë disa të përbashkëta në thelbin e tyre, pavarësisht se përgatiten nga televizone që tashmë në Shqipëri kanë marrë krah politik. Report Tv njihet si një televizon i qeverisë drejtuar nga Carlo Bolino apo Ora News i cili njëherë ka qenë me PD, pastaj afër Ramës, në fakt në të vërtetë ka lëvizur sipas lëvizjes që ka bërë LSI, pra presidenti Ilir Meta, apo Syri Tv i Çlirimi Pekës, i cili është një televizion opozitar në krahun e ish kryeministrit Berisha, por edhe me një dashuri për Ilir Metën.
Nga ana tjetër ai që duket televizion më racionl është Euronews Albania, një tjetër brand ndërkombëtar në Shqipëri i cili dje ka nxjerrë një sondazh më të balancuar ndoshta nga të dhënat që kanë publikuar mediat e tjera. Gjithësesi le të shohim faktet! Të gjitha sondazhet kanë një të përbashkët, pakënaqësinë e madhe popullore në lidhje me ekonominë dhe zhvillimin e vendit.
Pra, shqiptarët nuk mund të reagonin ndryshe pas një pandemie, pas një tërmeti shkatërrimtar apo edhe një ekonomie, PPP-të e të cilave po shtrëngohen fort në rripin e qeverisë i cili më tej shtrëngon rripin e tij në qafën e shqiptarëve. Nuk ka një ?boom? ekonomik, nuk ka një zhvillim të sektorit të punësimit, pa folur këtu për emigracionin. Këto janë të përbashkëtat që jep çdo sondazh,pakënaqësia popullore duket se është e madhe.
Së dyti, sondazhet tregojnë një fakt tjetër. Partia Socialiste në të gjitha del e para, edhe në sondazhet e përgatitura nga Syri Tv i Çlirim Pekës, edhe nga mediat më opozitare, por edhe sondazhet që bëjnë kompanitë e kontraktuara nga vetë PD, del se PS është gati 45% mesatarisht në të gjithë sondazhet. Pra, udhëheq e sigurt nga 48% që ka qenë në vitin 2017 shkon në rreth 45%, një 3% rënie që ndoshta duhet të ishte më i madh llogaritur me pakënaqësinë popullore.
Një fakt i tretë është se opozita nuk ka përkthyer dot pakënaqësitë popullore në vota për të. Pra, pakënaqësia popullore është e madhe ndërsa PD dhe LSI janë shumë poshtë në shifra, qoftë kjo e krahasuar me Partinë Socialiste. Në të gjitha sondazhet Partinë Demokratike përpiqen ta nxjerrin maksimalisht, diku tek 33-35%, kjo me të shtyrë. Në fakt shtrati elektoral i PD, gjithmonë ka qenë diku te 28-30% e më pas ka qenë ?mjeshtëria? e Sali Berishës, mbledhja e aleatëve dhe veprimet e tij politike që e kanë sjellë atë në pushtet duke bërë një makismalizim të votave.
PD del shumë poshtë, gati gjysmë për gjysmë me pakënaqësinë popullore. Kjo tregon jo pak, qoftë edhe më skeptikët dhe të dashuruarit pas Lulzim Bashës tashmë kanë filluar të kuptojnë se kreu i PD nuk ngjit për opinionin publik. Pra, nuk ka një marrëdhënie shpirtërore të opinionit publik me të, për ta parë si shpresë dhe të ardhmen për vendin.
Nga ana tjetër është LSI e cila po pëson rrudhje dhe kjo edhe me sondazhet e miqve të afërt të Ilir Metës, siç është është rasti i Ora News, televizioni i sekuestruar të trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu i njohur në opinion publik si Ylli Ndroqi. LSI del shumë poshtë në sondazhe, edhe në sondazhet që përgatiten prej saj, edhe në ato që i përgatit PD, edhe në ato që përgatitin palët e tjera politke në Shqipëri, edhe në sondazhe të pavarura del se ka një përgjysmim të ndjekësve që ka pasur, qofshin këto të pavërteta, të gjitha sondazhet thonë sërish të njëjtën gjë.
Pra, faktet e përbashkëta dhe të vërtetat që na thonë të gjitha sondazhet janë katër: Së pari pakënaqësia popullore, së dyti udhëheqja e së majtës, së treti mosbesimi dhe mungesa e mbështetjes ndaj Lulzim Bashës dhe së katërti rënai e lirë e LSI.
Këto katër të dhëna të marra në të gjitha sondazhet e bëra deri tani, janë katër të vërteta, katër fakte të cilat tregojnë atë që opinioni publik apo opinionistët apo dhe vetë qytetarët tashmë i shikojnë dhe prekin çdo ditë.
Pakënaqësitë ndaj qeverisë , fakti se socialistët janë më të shumtë në numër në Shqipëri, fakti se Lulzim Basha është nje kryetar partie i zgjedhur me zor që nuk mund të bëhet lider dhe se Monika Kryemadhi e ka dobësuar më shumë se kurrë partinë e Ilir Metës.
Këto janë ato që japin shifrat e të gjitha sondazheve, megjithëse ende ka gati tre muaj për të parë se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve që duket se tashmë ka një problem. Të gjitha të dhënat statistikore që mblidhen problem ka një emër, ai quhet Lulzim Basha i cili mesa duket është i vetmi problem që pengon rritjen e mbështetjes popullore ndaj opozitës për të çuar në përmbysjen e Edi Ramës./CNA.al
Sondazhi/ Cila parti do t?i fitonte zgjedhjet nëse mbaheshin sot
Sondazhi/Shqiptarët të pakënaqur por nuk votojnë Bashën dhe Monën
Sondazhi/ Televizioni i Xhemail Pasmaçiut ?shton? votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI
Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë ?rrobaqepësin?
Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Dedja th...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Majnani ka reaguar lidhur me...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga kant...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është i mendimit se...
Analisti Andi Bushati ka ngritur akuza të forta sonte në “Op...
Ish kryeministri Sali Berisha shprehu bindjen se ngjarja e 2...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe analisti...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin e heti...
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se katër personat e vrarë ...
Pak ditë në parë emisioni investigativ “Stop” denoncoi se si...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për n...
Sot u bënë plot 10 vite nga ngjarja që ka lënë shenjë në his...
Presidenti Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Avokaten e ...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori i B...
Qeveria Shqiptare ka shpallur non grata diplomatin rus, Alex...
Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste pë...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një video të shpërn...
Shpëtim Idrizi i PDIU ende nuk e ka përmbyllur marrëveshjen ...
Shprehja “ikën nga fryn era” iu shkon shumë për shtat aktorë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...