web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mega-operacioni antidrogë/ Arrestohet në Durrës, Teki Dusho

8 Janar 2021, 13:21, Kronika CNA

Vijon megaoperacioni ?Gjergjova?.

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.

Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi Teki Dusho.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?, kryer në bashkëpunim./CNA.al





Lajmet e fundit nga