Pse gënjeshtarët bëhen më të aftë sa më shumë që gënjejnë?
Ne të gjithë i shmangemi të vërtetës me një farë rregullsie....
Gazetat britanike nisën të shkruajnë për Betin Louin kur ajo ishte 96-vjeçe. Pavarësisht se e kishte kaluar moshën e pensionit, ajo ishte ende vullnetare në një kafene në Spitalin Salford Royal në Mançester të Britanisë së Madhe, duke shërbyer kafe, duke larë enët dhe duke biseduar me pacientët.
Pastaj Loiu mbushi 100-vjeçe. ?Vazhdon të punojë vullnetare në spital?, shkruhej në titujt e mediave. Pastaj ajo arriti 102-vjeç, pastaj 104. Edhe kur ishte 106-vjeçe, Loui do të punonte në kafene një herë në javë, megjithëse shikimin e kishte të dobët. Beti u tha gazetarëve që e intervistuan, se arsyeja pse vazhdoi të punonte në kafenë e spitalit edhe shumë kohë pasi shumica e njerëzve do të kishin zgjedhur të largoheshin, ishte sepse besonte se vullnetarizmi e mbante atë të shëndetshme. Dhe ndoshta kishte të drejtë.
Shkenca zbulon se sjelljet altruiste, nga vullnetarizmi zyrtar tek dhurimi i parave, apo aktet e rastësishme të mirësisë së përditshme, nxisin mirëqenien dhe jetëgjatësinë e njeriut. Për shembull, studimet tregojnë se vullnetarizmi lidhet me një rrezik 24 për qind më të ulët të vdekjes së hershme -gati e njëjtë me ngrënien e 6 ose më shumë racioneve me fruta dhe perime çdo ditë. Për më tepër, vullnetarët kanë një rrezik më të ulët të glukozës në gjak, dhe një rrezik më të ulët të niveleve të inflamacionit të lidhura me sëmundjen e zemrës. Ata gjithashtu kalojnë 38 për qind më pak net në spitale, sesa njerëzit që i shmangen përfshirjes në akte bamirëse.
Dhe këto ndikime të vullnetarizmit mbi shëndetin e njerëzve, duket se gjenden në të gjitha cepat e botës, nga Spanja dhe Egjipti, në Ugandë dhe Xhamajkë.
Sigurisht, mund të ndodhë që njerëzit që nuk janë mirë me shëndet, nuk kanë gjasa që të merren me punë vullnetare. Për shembull nëse vuani nga një formë e rëndë e artritit, ka pak shanse që të doni të regjistroheni për të punuar në një kuzhinë ku gatuhet supë.
Disa eksperimente të rastësishme laboratorike, hedhin dritë mbi mekanizmat biologjikë përmes të cilave ndihma ndaj të tjerëve, mund të forcojë shëndetin tonë. Në një nga eksperimentet, nxënësit e një shkolle të mesme në Kanada u caktuan për 2 muaj si kujdestarë të fëmijëve të shkollës fillore, ose u vendosën në një listë pritje.
Katër muaj më vonë, ndryshimet midis 2 grupeve të adoleshentëve, ishin qartazi të dukshme në gjakun e tyre. Krahasuar me ata që ishin në listën e pritjes, gjimnazistët që po merreshin në mënyrë aktive me mësimin e fëmijët më të vegjël, kishin nivele më të ulëta të kolesterolit, si dhe shënjues më të ulët inflamatorë siç është Interleukina 6 në gjak, që përveçse është një tregues i fuqishëm i shëndetit kardiovaskular, luan një rol të rëndësishëm gjatë infeksioneve virale.
Por ndryshime në gjak nuk sjell vetëm angazhimi i vazhdueshëm në vullnetarizëm, por edhe gjeste të rastësishme të mirësisë. Në një studim në Kaliforni, pjesëmarrësve që iu caktua të kryenin akte të thjeshta mirësie, si blerja e kafesë për një të huaj, kishin një aktivitet më të ulët të gjeneve të leukociteve që lidhen me inflamacionin.
Dhe kjo është një gjë e mirë, pasi inflamacioni kronik ka qenë i lidhur me gjendje të tilla si artriti reumatoid, kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Edhe nëse i bëni njerëzve në një skaner funksional të rezonancës magnetike (fMRI), dhe u thoni atyre të veprojnë në mënyrë altruiste, mund të shihni ndryshime në mënyrën se si truri i tyre reagon ndaj dhimbjes. Ekzistojnë shembuj të panumërt të efekteve pozitive shëndetësore të dashamirësisë, ashtu edhe të dhurimit të parave.
Për shembull, gjyshërit që kujdesen rregullisht për nipërit dhe mbesat e tyre kanë një rrezik vdekshmërie deri në 37 për qind më të ulët, ndryshe nga ata që nuk e ofrojnë një kujdes të tillë për fëmijët. Ky është një efekt më i madh, sesa ai që mund të arrihet nga ushtrimet e rregullta fizike.
Nga ana tjetër, shpenzimi i parave për të tjerët dhe jo për kënaqësinë tuaj, mund të çojë në dëgjim më të mirë, gjumë të përmirësuar, dhe presion më të ulët të gjakut, me efekte po aq të mëdha, si ato të fillimit të pirjes së ilaçeve të reja kundër hipertensionit./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.bbc.com/future/article/20201215-why-being-kind-to-others-is-good-for-your-health
Ne të gjithë i shmangemi të vërtetës me një farë rregullsie....
Vijojnë hyrjet e emigrantëve shqiptarë në vendin tonë për fe...
Pacientët shkojnë tek Mona Gohara, dermatologe dhe profesore...
Ky nuk ka qenë një vit shumë i mirë për gjumin. Me pandeminë...
Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb thotë se viti 2021 do ...
Kjo javë parshikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të p...
Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompanisë “Rozafa” më ...
Festat e fundvitit, kanë sjelljë një dyndje automjetesh në p...
Moti i keq që ka përfshirë gjatë 24 orëve të fundit territor...
Është rritur sërish numri i të infektuarve në vend. Ministri...
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 27-30 dh...
Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine...
Ditën e Diel moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje ...
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ishte e ftuar pas...
Toka nuk ka gjetur qetësi nga lëkundjet e tërmetit.Mësohet s...
Tenderi për identifikimin biometrik të votuesve në zgjedhjet...
Ky fundvit do të jetë ndryshe për shkak të pandemisë së koro...
Teksa ndodhemi në fund të këtij viti, shumëkush do të dijë s...
Pandemia e koronavirusit nuk i ndal shqiptarët që të kthehen...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fron...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...